Asociacioni qytetar MOST do t’i vëzhgojë zgjedhjet lokale me më shumë se 2.500 vëzhgues. Në vendvotime do të vendosen 2.100 vëzhgues me çka do të mbulohen rreth 50% të vendvotimeve në Republikën e Maqedonisë. Vëzhguesit e MOST do të jenë statik, dhe gjatë tërë ditës do ta përcjellin procesin e votimit në vendvotime. Përveç kësaj, MOST do të ketë edhe 120 ekipe mobile, të përbërë prej 2 vëzhguesve, që do të shërbejnë për mbështetje logjistike për vëzhguesit statik dhe do t’i vëzhgojnë kohë pas kohe vendvotimet ku MOST nuk ka përcaktuar vëzhgues statik. Përveç kësaj, 81 vëzhgues do ta vëzhgojnë…
Author: almakos
Samet Limani, një emër i shumëpërfolur nga Sopoti, i akuzuar për vendosjen e minës nga e cila vdiqën tre shtetas të huaj. Sameti vdiq ende pa e parë rigjykimin i cili ngjall shpresë për drejtësi në këtë rast, por familja e tij insiston qoftë edhe për së vdekuri të dihet e vërteta për këtë rast që e quajnë të montuar nga politika. Motra e tij e cila ka refuzuar të martohet, në luftë për drejtësi të vëllaut, dhe babai 81 vjeçar thuajse nuk thonë asnjë fjalë pa nxjerrë lot dhe pa mallkuar ata që thonë se kanë marrë në qafë…
Zyrtarët e Kuvendit Komunal Zgjedhor në Gostivar njoftojnë se deri tash të drejtën e votës mund ta shfrytëzojnë 86 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm dhe një person, i cili po vuan masën e paraburgimit shtëpiak. Këtyre personave u janë pranuar kërkesat dhe atyre këshillat zgjedhore do t’u mundësojnë të votojnë për zgjedhjet lokale. Në listën zgjedhore për Komunën e Gostivarit ka gjithsej 79.569 persona të cilët të dielën do të votojnë në 121 vendvotime.
Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) Aleksandar Çiçakovski u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në zgjedhje të sigurojnë zgjedhje korrekte dhe demokratike dhe respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve në Republikën e Maqedonisë. Në një intervistë për MIA-n, ai theksoi se zgjedhjet e nesërme lokale janë kusht për përparimin e mëtejshëm të vendit dhe se KSHZ-ja do të bëjë gjithçka për të pasur ditë zgjedhore të suksesshme . Në emrin e të gjithë anëtarëve të KSHZ-së, u bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve në zgjedhje, administratën zgjedhore, partitë politike, qytetarët, të sigurojnë zgjedhje korrekte dhe demokratike me respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve në…
E gjithë administrata e MPB-së sot dhe nesër, do të punojë dhe do të japë letrnjoftime për qytetarët pa termine. Të gjitha kërkesat për lëshimin e letërnjoftimeve, do të miratohen në moment në të gjitha departmentet rajonale të MPB-së. Menjëherë pas pranimit të dokumenteve për aplikim për letërnjoftim, do të përpunohen dhe do të dorëzohen në sektorin përkatës për shpërndarje e tyre. Kështu, kërkesat për letërnjoftime urgjente do të pranohen sot deri në orën 16:30. Ndërsa nesër, në ditën e zgjedhjeve, do të punohet vetëm për shpërndarjen e tyre, prej orës 07:00 deri më 19:00.
Një ditë para datës zyrtare të mbajtjes së zgjedhjeve lokale, do të votojnë personat me nevoja të veçanta. Zyrtarët njoftojnë se sot kanë mundësi ta shfrytëzojnë të drejtën e votës 1.882 persona. Këtu përfshihen të burgosurit, të mbajturit në shtëpitë-ndëshkimore korrektuese, personat e zhvendosur, si dhe të pafuqishmit dhe të sëmurit të cilët kanë kërkuar atë nga komisionet zgjedhore komunale. Si zakonisht, votimi ka filluar në orën 07:00 të mëngjesit.
Kandidati i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami është pyetur në ‘Studio e hapur’ a është mëkat që në vitin 2017 qytetarët e Tetovës të parashtrojnë kërkesa për nevojat elementare të jetesës. BILALL KASAMI, LËVIZJA BESA“Nuk ka koment për atë se si jetojnë tetovarët. Është për t’u respektuar që megjithatë tetovarët pas gjithë kësaj kanë shpresë. Ne si subjekte të reja politike, si Lëvizje BESA, garantojmë që për katër vjet do ta rikthejnë shpresën. Vërtetë, për 20 vjet të keqmenaxhimit me institucionin e Komunës së Tetovës, me pushtetin lokal u arrit kjo gjendje e cila është shumë e rëndë për qytetin e…
Në tubimin që Aleanca për Shqiptarët e mbajti sonte në Strugë, kryetari i kësaj partie dhe njëherësh kandidat për mandatin e dytë për këtë komunë, Ziadin Sela, u shpreh i bindur se edhe për katër vitet e ardhshme do të jetë në krye të Strugës. Ai me këtë tubim i përcolli mesazhin Ali Ahmetit se mejdanin në Strugë e ka fituar Sela e jo Merko. Ai akuzoi ish-kryetarin nga radhët e BDI-së se e ka vjedhur madje edhe nxemjen nëpër shkollat e Strugës. Sela tha se shpreson që në katër vitet e ardhshme komuna të mos ballafaqohet me, siç tha…
Kandidati për kryetar, Bardhyl Dauti ka deklaruar në “Studio e Hapur” se mbeturinat urbane janë gati gjithkund në Tetovë, mbeturinat spitalore bashkëjetojnë me Spitalin e Tetovës përgjatë lumit Shkumbin. “Nga mbeturinat urbane lirohet okside të sulfurit të cilat kur katalizohen me oksidet e azotit në atmosferë krijojnë shi acidik, i cili ndikon në botën bimore dhe shtazore. Jo rastësisht rendimentet e bujqëve të Pollogut nuk janë në nivelin që ka qenë para disa viteve kur nuk ka pasur mbeturina”, ka thënë Dauti. Ai ka thënë gjithashtu se “Jugohromi” ndikon për paraqitjen e substancave kancerogjene dhe kjo ndikon negativisht në shëndetin…
Kandidati i Aleancës për Shqiptarët, Adnan Neziri ka dekalruar se për investimet kapitale në kulturëm arsim dhe sfera tjera, kompetent është niveli qendror. Sipas tij, kjo është një padrejtësi që u bëhet niveleve lokale. “Të premtojmë nuk është e ndershme, sepse ne nuk kemi kompetenca t’i realizojmë. Mirëpo, ne premtojmë se do të bëjmë presion që të na transferohen këto kompetenca. Të kemi të drejtën e burimit të mjeteve fiananciare. Përvoja ka treguar me me këto mjete mund të bëjmë punë të mëdha. Më parë menaxhimin e të hyrave materiale e menaxhonte Ministria e Financave dhe niveli ishte shumë i…
13 October Pas dy ditësh heshtje pas ndërhyrjes së kryetarit të Supremes dhe atij të Këshillit gjyqësor në gjykatën në Gjevgjeli, me shkrim, në faqen e internetit të Këshillit u paraqit kryetari i këtij institucioni Zoran Karaxhovski. Pas përmendjes taksative të zhvillimeve, përmendi me sa vijon: “Me neveri hedh poshtë të gjitha përrallat magjike se kam ndërmarrë aktivitete të caktuara, se paskam qenë në Gjykatën e Gjevgjelisë për të shpëtuar Pançevskin nga PSP-ja dhe tekste të ngjashme nga disa personazhe që shkruajnë dhe flasin duke e quajtur veten gazetarë dhe duke i lënë në baltë të thellë gazetarët dhe profesionin…
Dy punëtorë – emigrant pakistanez janë sulmuar dhunshëm nga një grup ekstremistësh grek, duke shënuar kështu viktimat e radhës nga krimet e urrejtjes. Sulmuesit kishin përdorur shufra hekuri dhe thika për të goditur dy punëtorët emigrantë që po punonin në një fushë në Aspropyrgos, – zonë industriale pranë kryeqytetit grek. Viktimat e krimit racist janë identifikuar si Vakas Hussein dhe Ashfak Mahmoud, dhe pasi u gjetën të përgjakur në rrugë janë shtruar në spital. Viktimat kanë dëshmuar se janë dhunuar nga një bandë prej pesë personash, të cilët brohorisnin “do të ju djegim të gjallë”. Policia greke tha se incidenti…

