Kandidati i Aleancës për Shqiptarët, Adnan Neziri ka dekalruar se për investimet kapitale në kulturëm arsim dhe sfera tjera, kompetent është niveli qendror. Sipas tij, kjo është një padrejtësi që u bëhet niveleve lokale.
“Të premtojmë nuk është e ndershme, sepse ne nuk kemi kompetenca t’i realizojmë. Mirëpo, ne premtojmë se do të bëjmë presion që të na transferohen këto kompetenca. Të kemi të drejtën e burimit të mjeteve fiananciare. Përvoja ka treguar me me këto mjete mund të bëjmë punë të mëdha. Më parë menaxhimin e të hyrave materiale e menaxhonte Ministria e Financave dhe niveli ishte shumë i ulët. Kur u bë në menaxhimt të komunave u rrit përgjegjësia dhe të arriturat janë shumë më të mëdha”, ka thënë Neziri.
Ai ka thënë se nëse kalojnë këto mjete në kompetencë komuanle do të ketë menaxhim më të përgjegjshëm dhe më të ndërgjegjshëm, duke menaxhuar në mënyrë më efikase.
Sipas tij, premtimi është se do të luftojnë do të punojnë që të ketë ndryshime ligjore dhe të ftojnë të drejtat që u takojnë.

