Elita Masha:
Efekti dielli në pasqyrë dhe reflektimi verbues !
Lajmi për largimin e shkëlqesisë së tij Ambasadorit Denion Meidani nga Maqedonia e Veriut më nxiti jo vetëm habi por dhe revoltë arsyet e së cilës tani më janë të njohura nga të gjithë.
Përtej miqësisë që kam me Denin edhe une si shumë nga ju njerëz të jetës shoqërore dhe jo vetëm, kemi dëshmuar bashkë punën diplomatike, shembullore të z.D. Meidani, të birit të president R.Meidani. Natyra e tij energjike, atdhe dashuria e manifestuar përmes angazhimit konkret në të gjitha çështjet kombtare duke mos u kursyer që personalisht të vizitoj edhe fshatrat më të vogla të banura me shqiptar. Duke mos kursyer mbështetjen për çdo njeri apo grup që ka trokitur tek dera e shtetit amë. Përpjekjet e tijë për bashkim të faktorit shqiptar dhe rol të denjë në qeverisje.
Formimi profesional, aftësitë e tijë komunikuese në disa gjuhë të huaja e bëjnë të jetë jo vetëm mbres lënës në” kortezinë e salloneve diplomatike dhe lobiste” por edhe palë e besuar e aleatëve perëndimor përshak të bindjeve dhe orientimeve qe ai ka e për të cilat pa rreshtur është detyrë.
Personalisht jam frymëzuar me botëkuptimin që Denioni ka për bashkëjetesën ne mes etnive të ndryshme në Maqedoninë e Veriut por gjithmonë në epiqendër rolin dhe vendin që shqiptarët meritojnë në ketë shtet. Vetëm barazi të plotë dhe demokraci funksionale. Asgje më pak.
Si do qoftë epilogu, Deni mund të largohet në detyrë të re por askush nuk mund të largoj, zbeh frymën që ai solli në Shkup e gjetiu e cila padyshim do të jetë triumfale !
“Farra u mbuall “
Përkulje dhe mirnjohje ambasador


