Asociacioni qytetar MOST do t’i vëzhgojë zgjedhjet lokale me më shumë se 2.500 vëzhgues. Në vendvotime do të vendosen 2.100 vëzhgues me çka do të mbulohen rreth 50% të vendvotimeve në Republikën e Maqedonisë.
Vëzhguesit e MOST do të jenë statik, dhe gjatë tërë ditës do ta përcjellin procesin e votimit në vendvotime. Përveç kësaj, MOST do të ketë edhe 120 ekipe mobile, të përbërë prej 2 vëzhguesve, që do të shërbejnë për mbështetje logjistike për vëzhguesit statik dhe do t’i vëzhgojnë kohë pas kohe vendvotimet ku MOST nuk ka përcaktuar vëzhgues statik.
Përveç kësaj, 81 vëzhgues do ta vëzhgojnë punën e komisioneve komunale zgjedhore dhe komisionit zgjedhor të qytetit të Shkupit, ndërsa do të vëzhgohet edhe puna e Komisionit Shtetëror Zgjedhor.
Përveç, votimit në 15 tetor, MOST sot do t’a vëzhgojë edhe votimin e parakohshëm të personave të sëmurë dhe të paaftë, personave të shpërngulur brenda vendit dhe personat në burg ose në paraburgim.
Bluzat e verdha me krahë të shkurtëra, të cilat në pjesën e përparme në anën e majtë kanë logon e MOST dhe është shënuar “Monitoring 2017“, autorizimet nga MOST dhe akreditimet nga KSHZ-ja, të vendosura në vend të dukshëm, do të jenë shenjë njohëse për qytetarët të cilët si vëzhgues vendas janë pjesë e ekipit për vëzhgim i Asociacionit qytetar MOST. Shenjat dalluese të vëzhguesve këtë vit dallojnë nga ato të viteve të kaluara. MOST thekson që vëzhgues i kësaj organizate është vetëm ai qytetar i cili mban bluzë, autorizim dhe akreditim vetëm për këto zgjedhje.
Gjatë ditës, për qytetarët të cilët dëshirojnë të paraqesin parregullsi eventuale ose të japin informata lidhur me procesin zgjedhor, mund ta bëjnë këtë përmes linjës telefonike pa pagesë 080 080 080 ose përmes internet platformës interaktive neregularnosti.most.org.mk.
Të gjitha informacionet e verifikuara nga vëzhgimi në ditën e zgjedhjeve, MOST do t’i komunikojë në katër konferenca për media, që do të mbahen në ora 9:30, 13:30, 17:30 dhe 20:30. Asociacioni Qytetar bën apel për mbajtje të një procesi zgjedhor të drejtë, demokratik dhet të qetë. /SHENJA/

