Isen Saliu, gazetar me përvojë shumëvjeçare, njohës i rrethanave dhe zhvillimeve politike në Maqedoni, ka bërë prognozimin për rezultatet zgjedhore në zgjedhjet komunale 2017 në Maqedoni. Nga portali Sakte.net nga publicisti Saliu kemi kërkuar prognozimin e rezultateve pas zgjedhore për tre komuna që i ka përzgjedhur kryeredaktori i gazetës Lajm. Sipas tij, këto janë zgjedhjet më të vështirat për t’i parashikuar, që janë zhvilluar deri tani në Maqedoni, ngaqë nuk ka pasur deri tani aq shumë faktorë dhe nënfaktorë që mund të jenë përcaktues për fituesin. “Në Çair mendoj se Visar Ganiu la përshtypje të mirë dhe tregoi se posedon…
Author: almakos
Në këto momente ka filluar tubimi i Lëvizjes BESA në Çair. Ky është tubimi përmbyllës një ditë para heshtjes zgjedhore në kuadër të zgjedhjeve lokale të 15 tetorit. Në tubim marrin pjesë thuajse të gjithë anëtarët e kryesisë qendrore të partisë, si dhe kandidatët e nominuar për kryetar të komunave.
Në këto momente ka filluar tubimi i Lëvizjes BESA në Çair. Ky është tubimi përmbyllës një ditë para heshtjes zgjedhore në kuadër të zgjedhjeve lokale të 15 tetorit. Në tubim marrin pjesë thuajse të gjithë anëtarët e kryesisë qendrore të partisë, si dhe kandidatët e nominuar për kryetar të komunave.
13 October Banorët e komunës së Debarcës të dielën përveç se do të votojnë për kryetarë komune do të kenë edhe referendum. Do të duhet të deklarohen nëse janë “Për” ose “Kundër” ndërtimit të një deponie rajonale për mbetjet e ngurta në territorin e tyre. Të drejtë vote kanë 4621 qytetar. Kjo vjen pasi Këshilli i komunës kohët e fundit vendosi të mbahet referendum, pas vendimit të Ministrisë së Mjedisit që deponia rajonale të ndërtohet në komunën e tyre. Banorët pakënaqësinë e tyre disa herë e shprehën përmes protestave. “Është vendi më i mirë ekologjik në Maqedoni dhe nëse e…
Kandidatët e Lëvizjes BESA, Aleancës për Shqiptarët dhe PDSH-së në Komunën e Çairit janë zotuar se do të mbështesin cilindo prej tyre që do të kalonte në rreth të dytë kundër kandidatit të BDI-së. Në emisionin “Studio e hapur” që u transmetua mbrëmë në Televizionin SHENJA, ata thanë se edhe kërkesa e votuesve është që mos t’i lejohet BDI-së të fitojë edhe një herë Komunën e Çairit. Idriz Orana, PDSH“Pyetja është konkrete. Unë jam për të shkuar BDI-ja në histori”. Zeqirja Ibrahimi, Lëvizja BESA“Megjithëse kam shumë konsideratë edhe për doktorin edhe për Farukun, jam shumë I bindur se do të…
Sonte në mesnatë përfundon fushata zgjedhore për rrethin e parë dhe nis heshtja zgjedhore. Një ditë para zgjedhjeve të caktuara për të dielën do të votojnë personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, të burgosurit, të paraburgosurit dhe personat e zhvendosur. Institucionet kompetente për zbatim të zgjedhjeve i përfundojnë përgatitjet për të dielën. Mbi 5000 vëzhgues vendorë dhe 373 të huaj do ta ndjekin procesin zgjedhor. Për dallim prej zgjedhjeve parlamentare tani ka më pak vëzhgues të akredituar dhe më pak akreditime për gazetarë të huaj. Lista zgjedhore, listat e votimit, kutitë e votimit dhe vulat janë dorëzuar nga Komisioni Shtetëror…
Fushata parazgjedhore për zgjedhjet lokale, sipas ekspertëve, ishte më e qetë për dallim prej viteve të kaluara, me disa incidente të vogla të cilat u lokalizuan shpejtë. Eksperti Naser Zyberi vlerëson se kjo fushatë nuk ka ndonjë specifikë të veçantë nga zgjedhjet e mëhershme, por duket pak më e shtensionuar nga ajo që jemi mësuar të kemi fushata parazgjedhore në Maqedoni. Naser Zyberi, ekspert “Së paku për shkak të ndryshimit të pushtetit dhe për shkak se këto zgjedhje vijnë menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare në të cilat energjia ndoshta negative dhe i gjithë tensioni u shfry në ato zgjedhje. Kuptohet se…
Qeveria në vend ka vazhduar me publikimin e keqpërdorimit të mjeteve nga buxheti të kryera nga pushteti i kaluar. Së fundmi, zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, në konferencën e sotme për shtyp, ka shpalosur tre raste të reja për të cilat ka dyshime se Qeveria e kaluar, ka keqpërdorur qindra mijëra euro për furnizime specifike, tendera si dhe marrëveshje me të cilat, sipas Boshnjakovski, ka indikacione se është dëmtuar buxheti shtetëror. Zëdhënësi Boshnjakovski tha se në lidhje me këto raste, Qeveria ka kërkuar hetim nga Ministria e Punëve të Brendshme si dhe për fillimin e procedurës pranë Avokatit të Shtetit.…
Asnjë institucion nuk pranon të komentojë dokumentin që në shkollën “Liria” “po shitet” si vendim pune. Edhe pse televizioni SHENJA dje trajtoi këtë temë duke ngritur shqetësimin për manipulimin e mundshëm të të punësuarve në këtë shkollë, as Ministria e Arsimit e Inspektorati Shtetëror i Punës në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale nuk pranuan kompetencë për të folur lidhur me këtë temë. Fillimisht iu drejtuam Ministrisë së Arsimit e cila pas dy ditësh pritje, na tha se ata nuk janë kompetent për interpretim juridik të konkluzës dhe na drejtuan tek Inspektorati Shtetëror i Arsimit dhe ai i…
Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi i ka bërë apel Ministrisë së Punëve të Brendshme që ta mbrojë nga përgjimi ilegal në rrjetet sociale dhe mjetet e tjera të komunikimit. Ibrahimi ka deklaruar sot në një konferencëp për gazetarë se heshtjen e deritashme të zyrtarëve të MPB-së, të Ministrit të Drejtësië dhe të Prokurorit do ta marrë si mungesë interesi për ta mbrojtur interesin e një funksionari. Ibrahimi tha se janë në pah të gjitha provat se kush qëndron pas përgjimit duke u bazuar në portalet që i publikojnë bisedat private. /SHENJA/
13 October Jovo Vangellovski nuk ka qëndruar në Gjevgjeli për të shpëtuar gjykatësin Vlladimir Pançevski. Kryetari i Supremes në shoqëri të një informaticienti dhe kryetarin e Këshillit gjyqësor, Zoran Karaxhovski, në gjykatën e Gjevegjelisë kanë kontrolluar sistemin AKMIS për shpërndarje elektronike të lëndëve. Kështu sot njoftuan nga Supremja pasi që në opinion dje u paraqit dyshim se dy të lartpërmendurit kanë shkuar në Gjevgjeli pasi që kjo gjykatë aprovoi bastisje te gjykatësi Vlladimir Pançevski i cili dyshohet për kurdisjen e lëndëve të PSP-së, te gjykatës të cilët kanë qenë të afërt me kreun e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruesvki. Pas marrjes së…
13 October Ngjarjet me bastisjen në shtëpinë e ish kryetarit të Penales, Vladimir Panëevski, janë pjesë e programit të sotëm të emisionit 360 Gradë. A ka dhënë Gjykata e Gjevgjelisë urdhër për bastisjen e Pançevskit dhe për disa çështje tjera rreth procedurave ligjore, përgjigjet kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publik, Kole Shteriev. Për mua kjo në shikim të parë është e diskutueshme. Pse? Sepse deri më tani nuk kishte praktikë të tillë. Ekziston një dispozitë në Ligjin për Procedurë Penale e cila thotë se: Gjykata jo- kompetente, të supozojmë se në këtë rast është Gjykata e Gjevgjelisë, obligohet t’i ndërmerr…

