Kandidatët e Lëvizjes BESA, Aleancës për Shqiptarët dhe PDSH-së në Komunën e Çairit janë zotuar se do të mbështesin cilindo prej tyre që do të kalonte në rreth të dytë kundër kandidatit të BDI-së. Në emisionin “Studio e hapur” që u transmetua mbrëmë në Televizionin SHENJA, ata thanë se edhe kërkesa e votuesve është që mos t’i lejohet BDI-së të fitojë edhe një herë Komunën e Çairit.
Idriz Orana, PDSH
“Pyetja është konkrete. Unë jam për të shkuar BDI-ja në histori”.
Zeqirja Ibrahimi, Lëvizja BESA
“Megjithëse kam shumë konsideratë edhe për doktorin edhe për Farukun, jam shumë I bindur se do të shkoj në rreth të dytë së paku edhe pse kemi shpresa se mund të bëj fitoren që në rrethin e parë. Por e lëmë një përqindje të vogël hipotetike që nuk shkoj unë në rreth të dytë dhe jam I gatshëm të mbë3shtes cilindo që shkon pos atij të BDI-së”.
Faruk Avdiu, Aleanca për Shqiptarët
“Kjo është hipotetike sepse edhe unë si Zeka jam I bindur se do t ëshkon në raundin e dytë. Edhe kërkesa e votuesve e shoh se është që me çdo kusht të mos lejohet që të fitojë edhe një herë BDI-ja. Në qoftëse shkon Zeka ose doktori Idrizi, unë do të përkrahi cilindo prej këtyre dyve dhe jo kandidatin e BDI-së”.
Kandidati i Lëvizjes BESA, Zeqirja Ibrahimi tha se prioritet i tij do të jetë depolitizimi i arsimit dhe premtoi revision për punën e deritanishme të Komunës së Çairit.
Zeqirja Ibrahimi, Lëvizja BESA
“Mendoj se çështja e arsimit është një dhimbje që le pasoja edhe në plan afatshkurtë dhe afatgjatë. Në plan afat shkurt e kemi shembullin e asaj që janë të uzurpuara oborret e shkollave a janë klasat të mbingarkuara. Ne do të bëjmë që oborret të çlirohen prej uzurpatoreve dhe të bëhen anekse të shkollave që të mund klasave të jenë me nxënës sa më pak, por kur flasim për arsimin aty e kemi edhe depolitizimin e arsimit dhe ngritjen e cilësisë”.
Kandidati i PDSH-së për Komunën e Çairit, Idriz Orana, vlerëson se projekti aktual për “Bitpazarin” është i dëmshëm dhe i mbulon pamjen Çarshisë së vjetër. Ai ka plan për ndërtimin e Bitpazarit nën tokë dhe mbi të planifikon një shesh me të gjitha kushtet e nevojshme.
Idriz Orana, PDSH
“Ai treg mendoj projekti pilot ose projekti përfundimtar është në dëm edhe të vetë punonjësve por edhe nëtë ardhmen. Të gjithë ne mburremi dhe krenohemi se e kemi amblemën, e kemi çarshinë, trashëgiminë kulturore më të madhe në Ballkan, e kështu me radhë. Ne ja mbyllim fytyrën Çarshisë. Tregu i gjelbërt mendoj se duhet të jetë nëntokësorë dhe ajo të jetë një shesh, tjetër në të cilin do të ketë parqe me fontarë sip i kanë në Aerodrom dhe në pjesët tjera. Ky projekt të them të drejtën kushton goxha bukur, mbi 25-30 milion. Është pronë private, por dua të jem shumë i sinqertë që këto gjëra janë edhe shumë profitabile”.
Nga ana tjetër, kandidati i Aleancës për Shqiptarët, Faruk Avdiu, premtoi se nën tokë do ta ndërtojë kalimin e këmbësorëve në lagjen Çairçankë.
Faruk Avdiu, Aleanca për Shqiptarët
“Mbikalimet nuk janë funksional që i ka vendosur administrata e mëparshme të tregu i gjelbërt dhe tek Çairçanka. Ideja ime është që të bëhen nënkalime, që kombësorët të kalojnë nën tokë. Është një projekt shumë i mirë për Komunën e Çairit për arsye se edhe ajo nëntoka në të cilën bëhen nënkalimet mund të shfrytëzohet për zonë e biznesit. Mund të hapen shitore dhe ajo do t’ua mundëson edhe konsumatorëve shkuarjen në bitpazar, aspektin e sigurimit të këmbësorëve dhe ka shumë aspekte të tjera”.
Në fund të emisionit u parashtruan edhe pesë pyetje për kandidatin e BDI-së, Visar Ganiu i cili nuk mori pjesë në debat. Duke qenë se krerët e BDI-së vazhdimisht thonë se janë “parti e luftës” si po ju duket vetja kur po i bashkëdyzoni forcat me LSDM-në kundër partive tjera shqiptare?, ishte njëra nga pesë pyetjet që ju parashtruan kandidatit të BDI-së.
Arben Zeqiri /SHENJA/

