Ramadan Ramadani
Më poshtë ju sjellim parametrat sipas të cilave e matëm se protesta e dytë e studentëve të juridikut për provimin e jurispudencës e që u bë protestë qytetare shqiptare për zbatimin e Kushtetutës dhe shtrirjen e gjuhës shqipe në shtet ishte e suksesshme:
1. Politika; ditën e protestës u dhanë premtime dhe u ndërmor masë konkrete nga Komiteti për marrëdhënie mes bashkësive i Kuvendit, për provimin e Jurispudencës dhe mëtej të provimeve profesionale e që ishte brumi fillestar për këtë protestë ndaj moszbatimit të dispozitave ligjore për gjuhën shqipe. Ndërsa fitorja politike më e madhe e që tani më hyri në histori ishte se takimi i parë zyrtar i dy bashkëkryetarëve të posazgjedhur të VLEN-it me kreun e qeverisë ishte vetëm atë ditë, mu para protestës!
2. Masoviteti dhe gjithëpërfishrja; me prezencën masovike dhe përkrahjen e studentëve nga gjitha shtresat e shqiptarëve në vend shqiptarët kolektivisht dëshmuan, në mes të kryeqytetit, se nuk janë njëra prej bashkësive të shumta nëkëtë shtet multietnik ose siç dëshirojnë ti quajnë tjerët “pakica”, por një numër që shkon shumë përtej numrave të njëpopulli konstituiv; historikisht, politikisht e edhe aktualisht!Bile nëse do matej me prezencën e popullit, mezi shumicë, 53 përqind, atij maqedonas, në të kaluarën e afërt, në protesta për çështje identitare si konteksti rreth emrit, mund të del se vetëm shqiptarët janë shumica e vetdijshme e këtij vendi?!Sigurisht që ndaj këtij konstatimi dhe kësaj matjeje mund tëpolemizohet me ate se maqedonasit e kanë shtetin, timonin e shtetit dhe insitucionet dhe nuk kanë pse të protestojnë në kaq numër të madh, por unë këtu sjell matje dhe krahasim për fjalëdhe çështje të mëdha si emri, gjuha, identiteti. Shqiptarët pra e quajnë të madhe gjuhën shqipe dhe ja në numër të madh e dëshmojnë këtë! Këto thoshin do na ndodhë bugarizim, nuk na e njohin gjuhën, na ndërruan emrin etj. Ndërsa protestonin me dhjetëra sosh!
3. Bartësit e organizimit dhe mbrotja nga devijimi; ndonëse organizimi kishte hendikepe të mëdha si prezenca e disa eksponentëve të BDI-së që kanë qenë direkt personalisht me vite tëra të kyqyr në masakrimin, vonimin, heqjen dhe zvarritjen e Kushtetutës për gjuhën shqipe, prapëseprapë ai u balansua kryesisht nga prezenca e deputetëve të shumtë tjerëshqiptarë të ri edhe nga BDI, por edhe nga partitë tjera bile edhe deputetit shqiptar nga partia opozitare maqedonase LSDM Fatmir Bytyqi! Ndërsa ata dinozaurët që kanë qenëdeputetë dhe funkcionarë prej vitit 2004 kur është dashur tëpërfundojë implementimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit me gjithë dispozitat për gjuhën shqipe, jo vetëm që nuk duhet tëpreken e tërbohen nga indinjimi prej prezencës së tyre nëprotestë të studentëve të lindur pas vitit 2004, por herën tjetër bëjnë mirë të mos duken afër ndonjë proteste gjithëpopullore se aty është i gjithë populli, e mund të devijojë në protestëndaj tyre! Pra ne dje i ruajtëm xhepat prej tyre sepse ishin afër nesh, por herën tjetër bëjnë mirë të ruhen vet ata nga ndonjësulm fizik! Dhe një parametër tjetër suksesi që ndodhi përskaj krejt çalimeve organizative si pritja koti një orëshe për nisjen e protestës, ishte se nga këto protesta përdëlloi një lider i ri Mevlan Ademi. Ndonëse VLEN me teknika, në këtë vend tënjohura si teknika të VMRO-së, të rrethojë dhe nënvizojënjerëz dhe protestat vetëm si të BDI-së, këtë nuk e arriti për kryesuesin e organizimit të protestës studentin e kthjellët shqiptar që u pa se e dinte atë që krejt shqiptarët e dëshmuan dje: gjuha shqipe këtu ka qenë dhe do mbetet!


