Më 19.09.2026 në orën 16:55 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminalistike-Sektori për Krim të Përgjithshëm dhe me Dhunë, kanë privuar nga liria personat S.U.(26) nga fshati Pallçisht i Poshtëm dhe A.E.(34) nga fshati Likovë, Komuna e Likovës, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale vjedhje dhe vjedhje e rëndë sipas nenit 235 dhe nenit 236 të Kodit Penal. Nga personi A.E. është konfiskuar një automjet udhëtarësh Audi me targa të Kumanovës, ndërsa në disa lokacione në zonën e fshatit Kamenjan dhe fshatit Pallçisht janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie dhe një karabinë gjuetie, si dhe një sasi e madhe municioni dhe patronash të kalibrave të ndryshëm dhe disa objekte që rrjedhin nga veprat penale.
Po atë ditë, në orën 18:50, në bazë të urdhëresës gjyqësore, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të B.U. (26) në fshatin Pallçisht i Poshtëm, pas çka edhe ai është privuar nga liria.
Në vazhdim të aktiviteve, më 20.09.2026 në orën 02:20 në Stacionin Policor Tetovë është ndaluar edhe A.A.(34) nga fshati Hotël, rajoni i Likovës, i privuar më parë nga liria nga zyrtarë policorë të SPB Kumanovë, me çrast nga ai është konfiskuar automjeti i udhëtarëve Volkswagen Polo me targa të Kumanovës.
Të gjithë personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të dorëzohen kallëzimet përkatëse.
Data 21.09.2026
Aktuale
- Policia zbardh detaje për vdekjen e alpinistit nga fshati Xhepçisht
- Arrestohen 2 persona nga Pallçishti dhe 2 nga Likova për vjedhje të rënda, ju konfiskohen armë dhe automjetet
- Banori i fshatit Gradec denoncon se është sulmuar nga një bashkëfshatar në vendin e punës
- 15 vjeçari shkakton aksident me veturë në një fshat të Mavrovës, ndalohet i mituri dhe konfiskohet vetura
- Prishtina nën flamujt e UÇK-së: Një pamje e re e kryeqytetit
- Si e arriti dhe e kaloi Shqipëria mesataren e BE-së… me çmimet e ushqimeve
- SHBA-Kinë flasin për inteligjencën artificiale, pala amerikane propozon një mekanizëm të ri mbi sigurinë e AI
- Aksion i madh policor në disa qytete! Gjashtë të arrestuar për kontrabandë me ilaçe



