Më 21.09.2026 në orën 02:00, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria një të mitur 15-vjeçar nga fshati Skudrinjë, Komuna e Mavrovës dhe Rostushës. Pas një aksidenti komunikacioni të ndodhur më parë në fshatin Skudrinjë dhe këqyrjes së vendngjarjes, është konstatuar se i mituri po drejtonte automjetin e udhëtarëve Seat Leon me targa të Gostivarit pa leje drejtimi, përcjell Pa Censurë. Automjeti është konfiskuar, ndërsa personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
Data 21.09.2026
Aktuale
- Banori i fshatit Gradec denoncon se është sulmuar nga një bashkëfshatar në vendin e punës
- 15 vjeçari shkakton aksident me veturë në një fshat të Mavrovës, ndalohet i mituri dhe konfiskohet vetura
- Prishtina nën flamujt e UÇK-së: Një pamje e re e kryeqytetit
- Si e arriti dhe e kaloi Shqipëria mesataren e BE-së… me çmimet e ushqimeve
- SHBA-Kinë flasin për inteligjencën artificiale, pala amerikane propozon një mekanizëm të ri mbi sigurinë e AI
- Aksion i madh policor në disa qytete! Gjashtë të arrestuar për kontrabandë me ilaçe
- Rama për vendimin e Speciales: Shqipëria do t’i qëndrojë në krah Kosovës
- Mickoski takohet me Rubion: Po forcojmë partneritetin strategjik me SHBA-në



