Kryeministri Hristijan Mickoski ka njoftuar se gjatë qëndrimit në Nju Jork ka zhvilluar një takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.
Sipas Mickoskit, bisedimet kanë rëndësi të veçantë për marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara dhe paraqesin konfirmim të rëndësisë së partneritetit strategjik dhe dialogut të vazhdueshëm politik mes dy vendeve.
Ai theksoi se komunikimi i drejtpërdrejtë në nivel të lartë politik mundëson shkëmbimin e qëndrimeve për çështje me interes të përbashkët, thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe forcimin e bashkëpunimit.
“Në një periudhë me sfida serioze gjeopolitike, partneritetet e fuqishme dhe dialogu i hapur me aleatët tanë strategjikë kanë një rëndësi edhe më të madhe”, deklaroi Mickoski.
Kryeministri shtoi se Qeveria do të vazhdojë të punojë për avancimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim.
“Vazhdojmë ta forcojmë partneritetin strategjik maqedono-amerikan dhe të krijojmë mundësi të reja”, tha Mickoski. / Aktuale.mk



