Më 20.09.2026 në orën 14:37 në SPB Tetovë, një grup alpinistësh kanë raportuar se në një shteg këmbësorësh në një lartësi mbidetare prej rreth 2500 metrash, në vendin e quajtur Maja e Zezë, kanë vërejtur trupin e një personi të moshuar pa shenja jete. Sipas raportimit, bëhet fjalë për A.S.(74) nga fshati Xhepçisht, identiteti i të cilit është konfirmuar nga M.J., i cili më parë kishte ecur me të. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik kujdestar nga PTHP Tetovë. Për shkak të terrenit të papërshtatshëm, për nxjerrjen e trupit me helikopter janë angazhuar ekipe nga Njësia Speciale Antiteroriste Tigri dhe Njësia për Detyra Policore pranë Departamentit të Njësive Avio të MPB-së, të cilët kanë nxjerrë trupin e të ndjerit dhe e kanë transferuar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore pranë Spitalit Klinik të Tetovës. Pas ekzaminimeve të kryera është konstatuar se bëhet fjalë për vdekje natyrore dhe trupi i të ndjerit me urdhër të prokurorit publik u është dorëzuar familjarëve për varrim.
Data 21.09.2026
Aktuale
- Për shkak të ndryshimit të Këshillit Gjyqësor, gjykimi kundër 13 oficerëve të policisë të lidhur me “Puls” fillon nga fillimi
- Policia zbardh detaje për vdekjen e alpinistit nga fshati Xhepçisht
- Arrestohen 2 persona nga Pallçishti dhe 2 nga Likova për vjedhje të rënda, ju konfiskohen armë dhe automjetet
- Banori i fshatit Gradec denoncon se është sulmuar nga një bashkëfshatar në vendin e punës
- 15 vjeçari shkakton aksident me veturë në një fshat të Mavrovës, ndalohet i mituri dhe konfiskohet vetura
- Prishtina nën flamujt e UÇK-së: Një pamje e re e kryeqytetit
- Si e arriti dhe e kaloi Shqipëria mesataren e BE-së… me çmimet e ushqimeve
- SHBA-Kinë flasin për inteligjencën artificiale, pala amerikane propozon një mekanizëm të ri mbi sigurinë e AI



