Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë reshje të përkohshme lokale shiu që do të vazhdojnë gjatë gjithë natës drejt të martës. Lokalisht, proceset do të jenë në formën e stuhive afatshkurtra të shoqëruara me shi të rrëmbyeshëm, erëra të forta dhe bubullima. Do të fryjë erë e fortë nga veriu, e cila përgjatë Vardarit do të arrijë shpejtësi deri në 40 kilometra në orë.
Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri në 17 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 25 deri në 32 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ngrohtë me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga veriu. Pasdite, do të ketë reshje të përkohshme shiu dhe erë të fortë në disa pjesë të luginës. Temperatura minimale do të bie në 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 28 gradë.
Deri në fund të kësaj jave pune, do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe më i freskët me periudha me diell. Priten përsëri reshje shiu nga pasditja e së premtes. Deri të mërkurën, do të fryjë erë e fortë veriore, që herë pas here kalon shpejtësi prej 50 kilometra në orë.



