Austria voton sot për rinovimine e Parlamentit. Qendrat e para të votimit u hapën sot në orën 7:00, që mund të shndërrojnë konservatorin Sebastian Kurz, 31 vjeç, në drejtuesin më të ri në Evropë dhe t’i hapë rrugën rikthimit të ekstremit të djathtë në qeveri. Rreth 6,4 milionë persona do të kenë mundësinë të votojnë deri në orën 17:00 me orë lokale (15:00 GMT) për të zgjedhur deputetët e tyre sipas një modeli proporcional. Në përfundim të votimeve sondazhet do të japin një të dhëna mbi raportet e forcave në Parlamentin e ardhshëm austriak.
Author: almakos
Ka përfunduar votimi i të burgosurve dhe personave tjerë me nevoja të veçanta. Ndërkohë, zyrtarët e KSHZ-së kanë komentuar lajmin se më shumë se gjysma e të burgosurve në burgun e Idrizovës sot nuk kanë arritur të realizojnë të drejtën e votës. Ata kanë deklaruar se nuk mund për momentin të konfirmojnë këto raporte, por kanë thënë se nga përvoja e deritashme është e njohur se të burgosurit nuk kanë dokumente të identifikimit ose nuk janë në Listën zgjedhore sepse janë burgosur pas mbylljes së kësaj liste. Në burgun e Idrizovës ka 1.810 të burgosur, ndërsa në listën zgjedhore janë…
Tre persona janë lënduar nga xhami i thyer dhe me thikë gjatë incidentit të sotëm që rreth orës 13 dyshohet se e ka shkaktuar N.Q.(57) në dhe jashtë objektit kryesor të Postave të Maqedonisë në qendrën e Tetovës, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski. Sipas informatave të tij fillestare, ai brenda në postë fillimisht e ka prishur rendin dhe qetësinë publike dhe e ka thyer xhamin e njëri sportel. Nga copëzat e xhamit lëndime ka marrë e punësuara në sportel F.A. (31) nga Reçica e Vogël, ndërsa kur kontrollori S.I.(53) nga Kamjani ka ardhur të shikojë se çka po…
Qytetarët e Shqipërisë jetojnë më gjatë se ato të Maqedonisë dhe të Kosovës, ndërsa këta të fundit janë më jetëshkurtër nga tre shtetet në fjalë. Në analizën që ka bërë Anadoly Agency duke u bazuar në statistikat zyrtare, në vitin e kaluar gjinia femërore në Maqedoni jetoi 4.4 vite më shumë se gjinia mashkullore. Sipas të dhënave të vitit të kaluar nga Enti Shtetëror i Statistikave, në vitin 2016 numri i vdekjeve në Maqedoni ishte 20.421, prej të cilëve numri më i madh që përbën 29.3 për qind është regjistruar në rajonin e Shkupit, ndërsa numri më i vogël që…
Asociacioni Qytetar MOST do t’i vëzhgojë zgjedhjet lokale me më shumë se 2.500 vëzhgues prej të cilëve 2.100 do të jenë statikë. Në konferencë për mediat, nga Asociacioni MOST thanë se vëzhguesit statikë do të mbulojnë rreth 50 për qind të vendvotimeve në vend, ndërsa gjatë gjithë ditës do ta ndjekin procesin e votimit në vendvotime. Drejtori Ekzekutiv, Darko Aleksov tha se Asociacioni MOST do të ketë edhe 120 ekipe mobile, të përbëra prej dy vëzhguesve, që do të shërbejnë për mbështetje logjistike për vëzhguesit statik dhe do t’i vëzhgojnë kohë pas kohe vendvotimet ku MOST nuk ka përcaktuar vëzhgues…
Gjithsej 1.814.624 qytetarë nesër do t’ju drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët dhe këshilltarët e 80 komunave në mbarë vendin dhe në qytetin e Shkupit. Në garë për këto poste janë 260 kandidatë për kryetarë komunash dhe 6627 kandidatë për këshilltarë komunal nga 372 lista të ndryshme. Përderisa sot po vazhdon heshtja zgjedhore, e cila merr fund nesër në ora 19:00, sot votojnë disa kategori të qytetarëve, si të burgosurit dhe personat të cilët ndodhen në paraburgim. ARJETA XHEMAILI, KSHZ “Në 13 vendvotimet nëpër entet ndëshkuese përmirësuese të drejtën e tyre të votimit do të mund ta realizojnë…
Hedhja e ushqimit nga amvisëritë, marketet dhe restorantet në vend, përbën problem serioz. Kështu thonë nga sektori i biznesit dhe shoqatat humanitare sepse sipas tyre me ato ushqime mund të furnizohen numër i madh i njerëzve në nevojë. Ata kanë mirëpritur iniciativën për rregullimin ligjor të dhurimit e ushqimit. Është mirë sa më shpejtë të rregullohet ky segment me një ligj të posacëm, por ajo që është diskutabile se si do të rregullohet me ligj, është pjesa e trajtimit të ushqimit pasi të dhurohet si dhe përgjegjësit e donatorit. Për momentin mendoj se për trajtim institucional nuk ka gatishmëri në…
Kryetari i Supremes Jovo Vangellovski, nuk ka qenë në Gjykatën e Gjevgjelisë për ta kontrolluar sistemin AKMIS. Ish-kryetari i Gjykatës më të Lartë Dane Iliev, në vizitën e Vangellovskit njeh tentim që ai personalisht të bindet se gjykata e Gjevgjelisë nuk ka lëshuar urdhra të reja për bastisje, lidhur me shpërdorimin e sistemit elektronik të ndarjes së lëndëve. Sipas Ilievit, Vangellovski ka pasur qasje në sistemin AKMIS sepse ai është vendosur në ndërtesën e Supremes, që indirekt do të thotë se detyra e tij primare në Gjevgjeli ka qenë urdhri i lëshuar për bastisje te gjykatësi Vlladimir Pançevski, të cilin…
14 October Në mes të qytetit dy stallë kafshësh dhe makinë e shkatërruar që shfrytëzohet për mbledhje mbeturinash. Kjo është fotografia e lagjes Shkup-Veri ku banorët ankohen se po ngulfaten nga kundërmimi I erës së qelbur nga mbeturinat brenda stallëve. Këta të fundit akuzojnë komunën e Butelit se fare nuk po përfill kërkesat e tyre të vazhdueshme për rrënimin e stallave dhe pastrimin e sipërfaqeve, siç thonë ata të uzurpuara. Gjatë kohës së verës shumë na ka penguar, dimrit nuk vërehet shumë. Më herët ishte e një personi e tani mbajnë kuaj këtu”. Tepër na pengon, nuk ka fund, erë…
Komunat më të mëdha dhe që tërhoqën më shumë vëmendjen e opinionit gjatë fushatës zgjedhore, ka shumë mundësi të përjetojnë edhe rrethin e dytë të votimit, përshkak të numrit të madh të kandidatëve në garë. Kodi Zgjedhor parashikon përmbushjen e dy kritereve, me qëllim që votimi në një komunë të përmbyllet që në rrethin e parë. Nga votuesit të cilët janë të regjistruar në listën zgjedhor, duhet të dalin një e treta e tyre. Shembull, në qoftë se në një komunë ekzistojnë 30 mijë votues të regjistruar në listën zgjedhore dhe një e treta e tyre veçmë kanë shfrytëzuar të…
14 October Mbarëvatja e procesit zgjedhor është shumë e rëndësishme për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike. Ardita Imeri nga Instituti për Politikë Evropiane thotë se në këtë test të demokracisë, qytetarët por edhe partitë duhet të tregojnë pjekuri, në mënyrë që vendi të bëjë edhe një hap më afër drejt BE-së. Ne dy vite me radhë jemi të kushtëzuar nga Komisioni Evropian për të pasur zgjedhje kredibile dhe ajo nuk do të thotë vetëm që ne t’i mbajmë zgjedhjet, por do të thotë mos të ketë edhe parregullsi gjatë procesit zgjedhor. Ne si shtet duhet të tregojmë se jemi…
14 October Një person i therur me thikë dhe dy të lënduar është bilanci i një zënke në Tetovë. Sulmuesi në të pesëdhjetat fillimisht është zënë verbalisht me dy punonjës në postë pas çka edhe i ka sulmuar të njëjtit duke i thyer edhe xhamat e postës. Në tentim për të braktisur vendin ka tentuar që të ikë duke shfrytëzuar një taksist, i cili ka refuzuar që t’i bindet urdhrit, pas çka sulmuesi ka nxjerrë thikën dhe ka goditur taksistin me thikë. Taksisti është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa sulmuesi është kapur menjëherë nga policia. Ekipi i Sektorit të Punëve…

