14 October
Në mes të qytetit dy stallë kafshësh dhe makinë e shkatërruar që shfrytëzohet për mbledhje mbeturinash. Kjo është fotografia e lagjes Shkup-Veri ku banorët ankohen se po ngulfaten nga kundërmimi I erës së qelbur nga mbeturinat brenda stallëve. Këta të fundit akuzojnë komunën e Butelit se fare nuk po përfill kërkesat e tyre të vazhdueshme për rrënimin e stallave dhe pastrimin e sipërfaqeve, siç thonë ata të uzurpuara.
Gjatë kohës së verës shumë na ka penguar, dimrit nuk vërehet shumë. Më herët ishte e një personi e tani mbajnë kuaj këtu”.
Tepër na pengon, nuk ka fund, erë e rëndë, fëmijët janë këtu. Kjo tepër, tepër është..në komunë dy-tre herë kemi qenë, nuk na kanë marr në dorë.. krejt I sjellin këtu, hekur dhe cdo llojë mbeturine tjetër..Kemi nënshkru të gjithë, ne këtu, pjesa tjetër atje dhe po presim tash”.
Sigurisht që na pengon. Me ligj nuk është e lejuar një gjë e tillë por në realitet po. Çdo ditë janë këtu, sigurisht në stallë është dikush. Përhapet erë shumë e rëndë. Deri tash nuk ka reaguar askush-ankohen banorët.
Vetëm pak metra më poshtë, një makinë e shkatërruar tash e sa vite është shndërruar në kontejner. Fatkeqësisht, rreth këtij kontejneri të improvizuar gjatë tërë ditës lozin me top fëmijët.
Kjo nuk duhet të përdoret si kontejnerë, duhet të pastrohet nga ndërmarrja komunale”.
Makina tash e 10 vjet është këtu, më vjen turp ta them po krejt me pampersa është, nuk e di përse nuk guxojnë ta largojnë. Komuna kurrë nuk vjen ta pastrojë- shprehen dy banorë të tjerë.
Banorët madje thonë se kanë dorëzuar edhe peticion në Komunën e Butelit por deri më sot nuk kanë marr asnjë përgjigje. Nga kjo e fundit ndonëse të kontaktuar nga Alsat nuk e panë ët udhës të përgjigjen rreth çështjes në fjalë.
/Melihate Rustemi

