Author: almakos

15 October Në Gazi Babë dhe në Hasanbeg të Shkupit procesi zgjedhor po zhvillohet I qetë dhe pa probleme të theksuara. Sipas Komisionit Komunal Zgjedhor deri në orën 15 të drejtën e votës në Hasanbeg e kanë shfrytëzuar 35 për qind e qyetatëreve. Ankesat e vetme të një pjese të qytetarëve kanë qenë në drejtim të asaj se nuk kanë mundur ta gjejne emrin e tyre në listën e votuesve. [embedded content]

Lexo më Shumë

Në Gjorçe Petrov të Shkupit vendvotimet ishin përplot me qytetarë. Dalja në votime deri ne orën 13 është 44 për qind, ndërsa deri më tani nuk janë shënuar incidente dhe procesi po zhvillohet normalisht. Një pjesë e votuesve kërkojnë ndryshime, një pjesë edhe pse kanë votuar thonë se nuk presin asgjë. [embedded content]

Lexo më Shumë

MPB në deklaratën e fundit njoftoi se se deri në orën 14:00 janë paraqitur 26 raste të parregullsve zgjedhore. Siç njoftuan nga Ministria, janë paraqitur raste të shit-blerjes së votës, fotografim të fletës së votimit, transportimi i votuesve në vendvotim si dhe votim për dikë tjetër. Angellovski theksoi se ka 7 kallëzime për dhënie ryshfeti ndërsa në 20 vendvotime porcesi është ndërprerë për shkak të disa problemeve teknike dhe pastaj ka vazhduar përsëri. “Nëse qytetarët vërejnë çfarëdo lloj parregullësie ose padrejtësie gjatë procesit zgjedhor ta paraqesin në MPB, ndërsa partitë të përmbahen nga çfarëdolloj prishje të rendit aktiv dhe qetësisë…

Lexo më Shumë

Disa denoncime për parregullsi janë dorëzuar në Prokuroritë themelore publike të Maqedonisë, kanë bërë të ditur nga Prokuroria Themelore Publike. “Në Prokuroritë Themelore ka të raportuara disa parregullsi, për të cilat kompetentët marrin aktivitete në drejtim të vërtetimit të fakteve për veprat penale eventuale nga Kodi Penal”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Komisioni për ndjekje të parregullsive eventuale pranë Prokurorisë Publike të Maqedonisë me vëmendje është duke ndjekur të gjitha zhvillimet gjatë procesit zgjedhor. Edhe sot gjatë votimit vazhdojmë të koordinojë punën e prokurorëve në lidhje me zbulimin dhe ndjekjen e kryerësve të veprave penale lidhur me zgjedhjet./Almakos

Lexo më Shumë

Lëvizja Qytetare “Most” ka vërejtur disa incidente në vende të ndryshme të Maqedonisë që nisin nga përleshjet fizike, agjitimi për orientimin e votës dhe tentimi për shitblerje të votës. Siç theksoi Darko Aleksov nga kjo organizatë, në Shuto Orizarë janë ndarë gjësende ushqimore nga parti të ndryshme politike në këmbim për votë. Në mënyrë shtesë, janë ngjitur edhe pllakate propagandistike në afërsi të vendeve të votimit. Në Çair, një qytetar është kapur duke fotografuar fletën e tij të votimit. Me të parë, komisionerët ia kanë marrë fletën dhe e kanë shpallur të pavlefshme. Në fshatin Greshnicë të Kërçovës , një…

Lexo më Shumë

15 October Procesi i votimit pa probleme të theksuara ka vijuar edhe në Komunën e Ohrit. Votuesit që në orët e hershme të mëngjesit kanë vërshuar vendvotimet. Ata shprehen se presin një të ardhme më të mirë për komunën e tyre, posaçërisht për të rinjtë, hapjen e vendeve të reja të punës dhe parandalimin e ikjes së të rinjve jashtë vendit. [embedded content]

Lexo më Shumë

15 October Procesi zgjedhor deri tani ka rrjedhur ça probleme dhe parregullsi të mëdha. Policia është në terren dhe nga afër po e vëzhgon procesin, bëri të ditur zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski. Angellovski theksoi se ka 7 kallëzime për dhënie ryshfeti ndërsa në 20 vendvotime porcesi është ndërprerë për shkak të disa problemeve teknike dhe pastaj ka vazhduar përsëri. “Nëse qytetarët vërejnë çfarëdo lloj parregullësie ose padrejtësie gjatë procesit zgjedhor ta paraqesin në MPB, ndërsa partitë të përmbahen nga çfarëdolloj prishje të rendit aktiv dhe qetësisë – porositi Angelovski. [embedded content]

Lexo më Shumë

15 October Votimi vijon edhe në Komunën e Haraçinës. Ekipi jonë qëndron në këtë komunë për të parë nga afër procesin e votimit. Gayetarja Vjollca Haliti është në lidhje të drejtëpërdrejtë për të na informuar për rrjedhën e votimit. numri është rritur dukshëm, rreth 17 për qind, por pritet edhe fluks më i madh. [embedded content]

Lexo më Shumë

Dalja në votime deri në orën 10:00 është 8.98 për qind, kanë bërë të ditur nga KSHZ. Ata kanë thënë se në të gjithë vendvotimi votimi ka filluar në kohën e duhur, në përjashtim të dia vendvotimeve, ku ka pasur vonesa për shkaqe teknike. Vonesë është vërejtur në gjashtë vendvotime, ndërsa në pesë vendvotime janë regjistruar parregullsi më të vogla. Vonesat kanë ardhur për shkak se janë vërejtur disa persona në afërsi të vendvotimeve duke shpërndarë materiale propagandistike./Almakos Likova me dalje është më e vogla me vetëm 3 për qind ndërsa më së shumti votues ka në Demir Kapijë, edhe…

Lexo më Shumë

Procesi zgjedhor po ecën mbarë edhe në Kumanovë. Në Shkollën Fillore “Naim Frashëri” ishin gjithsej shtatë vendvotime dhe këtu votojnë shumicë shqiptare, përfshirë edhe banorët e “Lagjes së Trimave”. Betim Hamziu, zëvendës kryetar i vendotimit 1042/2, njoftoi se parregullsi deri në këto momente nuk janë hasur dhe vendvotimi është hapur në kohën e duhur, por ajo që është paksa shqetësuese është numri i vogël i daljes së qytetarëve për të votuar edhe atë nga ky vendvotim prej 751 votuesëve janë vetëm 43 ata të cilët kanë dalur për të përmbushur të drejtën e tyre të votës. Hamziu shpreson që kjo…

Lexo më Shumë