15 October
Procesi i votimit pa probleme të theksuara ka vijuar edhe në Komunën e Ohrit. Votuesit që në orët e hershme të mëngjesit kanë vërshuar vendvotimet. Ata shprehen se presin një të ardhme më të mirë për komunën e tyre, posaçërisht për të rinjtë, hapjen e vendeve të reja të punës dhe parandalimin e ikjes së të rinjve jashtë vendit.

