Disa denoncime për parregullsi janë dorëzuar në Prokuroritë themelore publike të Maqedonisë, kanë bërë të ditur nga Prokuroria Themelore Publike.
“Në Prokuroritë Themelore ka të raportuara disa parregullsi, për të cilat kompetentët marrin aktivitete në drejtim të vërtetimit të fakteve për veprat penale eventuale nga Kodi Penal”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Komisioni për ndjekje të parregullsive eventuale pranë Prokurorisë Publike të Maqedonisë me vëmendje është duke ndjekur të gjitha zhvillimet gjatë procesit zgjedhor. Edhe sot gjatë votimit vazhdojmë të koordinojë punën e prokurorëve në lidhje me zbulimin dhe ndjekjen e kryerësve të veprave penale lidhur me zgjedhjet./Almakos

