Author: almakos

Flakron Rexhepi, zëdhënës i Aleancës për Shqiptarët ka deklaruar se procesi zgjedhor i ka përmbushur të gjitha pritshmëritë tona. Megjithatë, ai ka përmendur disa parregullsi të vogla. Por, sipas tij, këto nuk kanë ndikuar në të gjithë procesin zgjedhor. Ai ka falënderuar qytetarët që votuan qetëm sidomos mërgimtarët që erdhën për hedhur votën e tyre.

Lexo më Shumë

Në orën 19 janë mbyllur vendvotimet në të cilat qytetarët mundën të votojnë në zgjedhjet e sotme të gjashta lokale në Republikën e Maqedonisë. Pas mbylljes së vendvotimeve mund të votojnë vetëm personat të cilët në atë moment janë hasur ku votohet. Qytetarët zgjodhën kryetarë dhe këshilltarë në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit. U votua në 3.480 vendvotime, ndërsa të drejtë vote patën 1.814.644 zgjedhës të cilët kanë mundur të prononcohen për 260 kandidatë për kryetarë dhe 6.627 kandidatë në 372 fletëvotime për anëtarë në këshilla. Sipas të dhënave të fundit që i shpalli KSHZ, jehona deri në orën 17 ishte 49,14…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i Shtabit Zgjedhor të BDI-së, Arbër Ademi në një konferencë për media tha se sipas tyre zgjedhjet kanë kaluar në një atmosferë të qetë, korrekte dhe demokratike dhe të pranueshme për ata si parti politike.“Qytetarët e Maqedonisë në këto zgjedhje treguan se janë në vijë të përcaktimeve demokratike dhe evroperëndimore për të krijuar komuna të forta dhe të qëndrueshme ekonomikisht”, deklaroi Arbër Ademi.Ai tha se në bazë të vlerësimeve të tyre, BDI është partia favorite për fitore në komunat ku edhe garon.

Lexo më Shumë

Liderët e partive politike votuan sot në mëngjes në zgjedhjet lokale që kaluar përgjithësiht pa incidente serioze. Pas hedhjes së votës, ata folën për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për stabilitetin e vendit dhe integrimet euto-atlantike, shkruan Televizioni SHENJA. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi se është e rëndësihme që rezultati të pranohet nga të gjitha palët. “Madje, të gjithë ata të cilët do të zgjidhen do të duhet të punojnë në interes të qytetarëve që të krijohen kushte që të kemi prosperitet ekonomik dhe politik të shoqërisë”, theksoi Ahmeti. Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, shprehu shqetësimin për disa incidente që…

Lexo më Shumë

Ka përfunduar procesi i votimit në Maqedoni. Hapja e kutive të votimit u bë në orën 07:00 ndërsa kutitë e votimit u mbyllën në orën 19:00. Rreth 1.814.644 qytetarë kanë pasur të drejtë vote, ndërsa sipas të dhënave të para, kanë votuar mbi 50% e tyre në nivel republikan. Zgjedhjet u zhvilluan në 3480 vendvotime, 80 komuna dhe qytetin e Shkupit si njësi e veçantë e pushtetit vendor. Në garën për të parin e komunës marrin pjesë 260 kandidatë të 19 partive politike dhe të koalicioneve të ndryshme përfshirë edhe kandidatë të pavarur.

Lexo më Shumë

Asociacioni Most, e cila ka pasur numrin më të madh të vëzhguesve në zgjedhjet e sotme, ka denoncuar disa parregullsi. Sipas vëzhguesve të kësaj organizate ka pasur përleshje fizike në një vendvotim në Tetovë, votim familjar dhe mosshfrytëzim të llambës ultravjollcë. [embedded content]

Lexo më Shumë

Mbi 26 denoncime nga qytetarët për tentim për blerje vote dhe dërgim i organizuar në qendrat e votimit ka vërejtur policia deri në orën 17:00.8 persona janë evidentuar se si e fotografojnë fletën e votimit, ndërsa 7 prej tyre janë arrestuar në vendngjarje. Katër raste të fotografimit janë vërejtur në Shkup, dy në Ohër dhe një në Qendër Zhupë.Dy persona janë arrestuar në Kavadar dhe Mirakovcë për shkak se kaun tentuar të votojnë për bashkëshortet e tyre.Janë regjistruar edhe disa përleshje fizike për të cilat MPB informon se po punojnë në zbardhjen e tyre.Nga MPB informojnë se gjatë ditës, votimi…

Lexo më Shumë

Organizata Joqeveritare Civil ka vërejtur një sërë parregullsish gjatë votimit të sotëm. Sipas vëzhguesve të kësaj organizate është regjistruar transport masiv i votuesve në Manastir si dhe probleme me Listën Zgjedhore. Nga Civil kanë theksuar se dhjetëra qytetarë nga Kërçova nuk e kanë gjetur veten në Listën Zgjedhore, ndërsa në Likovë ka pasur votim grupor. [embedded content]

Lexo më Shumë

15 October Në fshatin Sedllarcë, pjesë e Komunës së Bogobinjës të Tetovës është regjistruar një parregullsi gjatë procesit zgjedhorë. Rreth orës 15.25 në fotues ka sulmuar fizikisht një nga anëtarët e Komisionit zgjedhor. Incidenti ka ndodhur kur 71 vjeçari me iniciale I.M tregoi letrën e njoftimit para anëtarit të komisionit me iniciale S.S i cili për shkak të mardhënieve jo të mira personale ia ka hedhur pas letrën e njoftimit, atë moment t1 vjeçari e ka sulmuar fizikisht anëtarin e Komisionit. Lajmin e konfirmuan edhe nga MPB. Ndërkohë nga MPB-ja njoftojnë se janë evidentuar 8 kallëzime për fotografim të fletës-votuese…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror Zgjedhorë doli me të dhënat më të fundit për numrin e qytetarëve të Maqedonisë të cilët kanë dalë për të votuar. Dalja e votuesve në zgjedhjet lokale në Maqedoni deri në orën 17:00 është 49.14 për qind. Në territorin e qytetit të Shkupit është 50.58 për qind, kanë bërë të ditur nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Më poshtë janë përqindjet e daljes deri në orën 17:00 në disa prej komunave shqiptare. Listën e plotë të përqindjes së votuesve deri në orën 13, të ndara në komuna mund ta shihni në këtë link: https://rezultati.sec.mk/Local/Turnout?cs=mk-MK&r=t&rd=t2 /Almakos “Haraçinë:  47.27 për qind Bogovinë:…

Lexo më Shumë

Zyrtarët Komisionit Shtetëror Zgjedhor kanë shpjeguar për Televizionin SHENJA rreth incidentit në vendvotimin numër 20/52 në fshatin Sedllarcë, Komuna e Bogovinës. Për një kohë të shkurtër këtu është ndërprerë procesi i votimit. Kryetari i Komisionit Komunal, Beqir Beqiri, ka shpjeguar se një qytetar e kishte sulmuar njërin prej komisionerëve të këtushëm. Është dashur të intervenojë policia për të krijuar kushtet për vazhdimin e procesit të votimeve. p>

Lexo më Shumë

Në stacionin policor në Gjorçe Petrov është ndalur personi D.S. për arsye se ka fotografuar fletën e votimit.D.S me telefon celularë ka fotografuar fletën e votimit në vendvotimin 2576/1 në Shkollën Fillore “Gjorçe Petrov”.Për shkak këtij incidenti votimi është ndërprerë për 5 minuta.

Lexo më Shumë