Zyrtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në Strugë kanë njoftuar se procesi i votimit është duke shkuar pa probleme. Gazetari i Televizionit SHENJA njofton se në Strugë deri në orën 10:00 kanë votuar 6.6 për qind e votuesve.
Author: almakos
Të gjitha vendvotimet në të cilat Asociacioni qytetar MOST ka vëzhgues janë hapur. Vonesë është vërejtur në gjashtë vendvotime, ndërsa në pesë vendvotime vëzhguesit e MOST-it kanë regjistruar parregullsi më të vogla. Asociacioni qytetar Most po i vëzhgon zgjedhjet e sotme lokale me më shumë se 2500 vëzhgues, prej te cilëve 2100 janë statikë. Sipas të dhënave që Most i ka nga ekipet e tij në detyrë, thuhet se deri më tani janë të hapura të gjitha vendvotimet.Ndërkaq parregullsitë janë hasur që në momentet e para të votimit. Vendvotimet me numër 1565 , 1566, 1566/1, 1567 që gjenden në shkollën…
Në komunën e Tetovës procesi i votimit është duke rrjedhur në rregull dhe nuk janë vërejtur ndonjë incident. Sipas informacioneve nga sekretari komunal zgjedhor Nazmi Dauti, dalja deri në orën dhjetë është 4.83 për qind.“Sipas informacioneve që posedojmë ne si Komision komunal zgjedhor, nga gjithsej 82.798 votues, deri në orën 10:00 kanë votuar 4.003 votues që në për qind i bie 4.83 për qind të votuesve. Mendojmë që fluksi i votuese do të rritet në orët e pasdites. Deri më tani nuk kemi informacione nga ndonjë këshill zgjedhor për ndonjë pengesë konkrete, i tërë procesi është duke u zhvilluar në…
Në shkollën fillore Penko, rreth orës 10 ka ndodhur një incident, ku pas një përleshjeje verbale mes dy personave, e cila më pas kaloi edhe në përleshje fizike.Jozyrtarisht TV SHENJA mëson se njëri person ishte në gjendje të dehur.I menjëhershëm ka qe ë reagimi i policisë, të cilët menjëherë e penguan që incidenti të rritet, pas çka gjithçka iu kthye normalitetit menjëherë.Procesi i votimit po vazhdon pa pengesa.[embedded content]
Vendvotimet në Komunën Qendër janë hapur në kohë. Sipas disa kryetarëve të Këshillave Zgjedhor, deri më tani dalja në votime është në nivel të kënaqshëm. Nga hapja e vendvotimeve dhe deri më tani nuk është vërejtur ndonjë parregullësi zgjedhore. [embedded content]
Në Maqedoni sot po mbahen zgjedhjet lokale ndërsa nga ambasada e SHBA-së në Shkup kanë bërë thirrje qytetarëve të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.“Sot janë zgjedhjet në Maqedoni dhe ambasadori Baily i bashkëngjitet stafit të ambasadës në ndjekjen e zgjedhjeve lokale. Ne bëjmë thirrje që të dilni jashtë dhe të votoni. Nëse nuk votoni, ju po lejoni që të tjerët të vendosin për të ardhmen tuaj”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së. ““Zgjedhjet lokale të 15 tetorit janë të rëndësishme për ardhmërinë e Maqedonisë si demokraci përparimtare e stabile, tërësisht të integruar në…
15 October Votimi në Komunën e Çairit ka filluar në kohë dhe pa probleme. Ndodhi një incident ku do perosna janë përleshur fizikisht midis tyre për arsye akoma të paqarta. Të dy personat janë shoqëruar ne polici. Momentalish procesi po vazhdon rregullisht. [embedded content]
Prej orës 9:30 deri në orën 13 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët nga lagja Çento. Në periudhën e njëjtë pa energji elektrike do të jenë edhe shfrytëzuesit në rrugën “Antonio Popov” nëmurat 73 a dhe b, 75 a dhe b, 77a dhe b dhe 79 a dhe b në komunën e Gazi Babës. Siç informon QRMK-Shkup, ndërprerjet janë për shkak intervenimeve të caktuara teknike në rrjetin elektrik.
Dita e djeshme ka qenë ditë për votuesit pa të drejtë lirie dhe personat me aftësi të kufizuara. Gjithësej 70% e të burgosurve me të drjetë vote në burgjet e Maqedonisë kanë votuar, tha Ljupka Guguçevska nga KSHZ. Të gjithë të burgosur nuk kanë arritur të votojnë. ”Secili ka të drejtë ankese tek komisioni përkatës”- shton Ljupka Guguçevska. Ata kanë deklaruar se nuk mund për momentin të konfirmojnë këto raporte, por kanë thënë se nga përvoja e deritashme është e njohur se të burgosurit nuk kanë dokumente të identifikimit ose nuk janë në Listën zgjedhore sepse janë burgosur pas mbylljes…
Zgjedhjet Lokale në Maqedoni do t’i ndjekin plot 5.011 vëzhgues vendorë dhe të huaj, si dhe gjashtë gazetarë të huaj, të akredituar nga KSHZ-ja. Prej tyre me numër më të madh vendor ka MOST-i me 2.843 pastaj Shoqata e qytetarëve ZIHA “Sinergia” 1.829, Civil 191, Instituti për strategji ekonomike dhe marrëdhënie ndërkombëtare Ohër – Shkup 125, Qendra për mirëkuptim dhe bashkëpunim institucional Shkup – CRIS Shkup 17 dhe Qendra e Maqedonisë për kulturë dhe zhvillim gjashtë vëzhgues. Kurseë, nga të huajt numër më të madh vëzhguesish ka Misioni i OSBE/ODHIR 198, pastaj Ambasada e SHBA-së në Maqedoni 33, Delegacioni i…
Zgjedhjet Lokale në Maqedoni do t’i ndjekin 5.011 vëzhgues vendorë dhe të huaj, si dhe gjashtë gazetarë të huaj, të akredituar nga KSHZ-ja. Prej atyre vendor numër më të madh ka MOST – 2.843 pastaj Shoqata e qytetarëve ZIHA “Sinergia” – Shtiç 1.829, Civil – Qendra për liri 191, Instituti për strategji ekonomike dhe marrëdhënie ndërkombëtare Ohër – Shkup 125, Qendra për mirëkuptim dhe bashkëpunim institucional Shkup – CRIS Shkup 17 dhe Qendra e Maqedonisë për kulturë dhe zhvillim gjashtë vëzhgues. Nga të huajt, numër më të madh vëzhguesish ka Misioni i OSBE/ODHIR 198, pastaj Ambasada e SHBA-së në Maqedoni…
Ministria e punëve të Brendshme sot në ditën e zgjedhje lokale do të lëshojë letërnjoftime për qytetarët.Ata kanë bërë të ditur se zyret do të hapen nga ora 7:00 deri në orën 19:00.

