Në Maqedoni sot po mbahen zgjedhjet lokale ndërsa nga ambasada e SHBA-së në Shkup kanë bërë thirrje qytetarëve të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
“Sot janë zgjedhjet në Maqedoni dhe ambasadori Baily i bashkëngjitet stafit të ambasadës në ndjekjen e zgjedhjeve lokale. Ne bëjmë thirrje që të dilni jashtë dhe të votoni. Nëse nuk votoni, ju po lejoni që të tjerët të vendosin për të ardhmen tuaj”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së.
““Zgjedhjet lokale të 15 tetorit janë të rëndësishme për ardhmërinë e Maqedonisë si demokraci përparimtare e stabile, tërësisht të integruar në institucionet Euro-Atlantike. Inkurajojmë të gjithë qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e votës dhe të shprehin këndvështrimet e tyre rreth çështjeve në komunitetet e tyre, dhe të riafirmojnë përkushtimin e tyre ndaj vlerave demokratike dhe sundimit të ligjit”, thuhet në komunikatë.
Më tej, Ambasada e SHBA-së inkurajon qytetarët, shoqërinë civile dhe mediat të raportojnë të gjitha shqetësimet rreth parregullsive zgjedhore deri tek autoritetet përkatëse. Zyrtarët qeveritar dhe lokal duhet të hetojnë në tërësi të gjitha pohimet për abuzim dhe të ndërmarrin masa. Së fundmi, me veprat e tyre partitë, institucionet e qeverisë, gazetarët dhe qytetarët do të përcaktojnë kredibilitetin e procesit.
“Besojmë se zgjedhjet janë pjesë kritike e çdo demokracie dhe ne kemi mbështetur përpjekjet për inkurajim të votuesve. Ambasada e SHBA do të marrë pjesë aktive në vëzhgimin e zgjedhjeve, së bashku me vëzhguesit tjerë ndërkombëtarë dhe lokal”, thuhet në komunikatën e Ambasadës së SHBA-së në Shkup./Almakos

