Dita e djeshme ka qenë ditë për votuesit pa të drejtë lirie dhe personat me aftësi të kufizuara. Gjithësej 70% e të burgosurve me të drjetë vote në burgjet e Maqedonisë kanë votuar, tha Ljupka Guguçevska nga KSHZ. Të gjithë të burgosur nuk kanë arritur të votojnë. ”Secili ka të drejtë ankese tek komisioni përkatës”- shton Ljupka Guguçevska. Ata kanë deklaruar se nuk mund për momentin të konfirmojnë këto raporte, por kanë thënë se nga përvoja e deritashme është e njohur se të burgosurit nuk kanë dokumente të identifikimit ose nuk janë në Listën zgjedhore sepse janë burgosur pas mbylljes së kësaj liste.
Në burgun e Idrizovës ka 1.810 të burgosur, ndërsa në listën zgjedhore janë të evidentuar 955 votues nga 60 komuna.
Ditën e djeshme të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 1.882 persona. Këtu përfshihen të burgosurit, të mbajturit në shtëpitë-ndëshkimore korrektuese, personat e zhvendosur, si dhe të pafuqishmit dhe të sëmurit të cilët kanë kërkuar atë nga komisionet zgjedhore komunale./Almakos
Data 20.05.2026
Aktuale
- Hoxha: VLEN kundër Denion Meidanit ndërsa presin në Kumanovë Aleksandar Vuçiçin
- Mexhiti ndan emocionet për maturën e djalit: Fillimi i një rrugëtimi të ri
- BDI i reagon Kasamit: Ligji për Gjuhët është detyrues dhe nuk pranon interpretime politike
- Kryeprokurorët e Ballkanit Perëndimor, kreu i SPAK Klodian Braho dhe prokurori Vladimir Mara marrin pjesë në Forumin e Sarajevës
- A do t’i rikthehet politikës? Thaçi flet nga Haga
- “U detyrua të pinte fotoksinë apo…?”- Motra e Xhuana Nikollit ngre dyshime të forta dhe paralajmëron Eraldo Fizin: Kudo të fshihesh…
- “Elita Masha” pas lajmit për largimin e ambasadorit Denion Meidani: “Mund të largohet Denioni, por jo fryma që ai mbolli.”
- “Mam, bab, s’ju kam koritur!”- Trondit motra e Xhuana Nikollit: Ja çfarë shkruante ne letrën e fundit

