15 October
Në fshatin Sedllarcë, pjesë e Komunës së Bogobinjës të Tetovës është regjistruar një parregullsi gjatë procesit zgjedhorë. Rreth orës 15.25 në fotues ka sulmuar fizikisht një nga anëtarët e Komisionit zgjedhor. Incidenti ka ndodhur kur 71 vjeçari me iniciale I.M tregoi letrën e njoftimit para anëtarit të komisionit me iniciale S.S i cili për shkak të mardhënieve jo të mira personale ia ka hedhur pas letrën e njoftimit, atë moment t1 vjeçari e ka sulmuar fizikisht anëtarin e Komisionit. Lajmin e konfirmuan edhe nga MPB.
Ndërkohë nga MPB-ja njoftojnë se janë evidentuar 8 kallëzime për fotografim të fletës-votuese në disa vendvotime dhe si pasoj janë arrestuar 7 persona.
Nga MBP gjithashtu njoftojnë se në Kavadarc janë arrestuar dy persona. Në rastin e parë bëhet fjalë për një person i cili ka votuar në emër të nënës së tij ndërsa personi i dytë ka votuar në emër të bashkëshortes së tij.

