Author: almakos

KSHZ ka konfirmuar se në raundin e parë të zgjedhjeve lokale janë identifikuar 44.481 fletëvotime të pavlefshme. Krahasuar me zgjedhjet e fundit lokale, ato të vitit 2013, numri fletëvotimeve të pavlefshme është rritur me rreth 6 000 mijë vota, pasi në vitin 2013 të pavlefshme ishin 38.787. Kurse numri i fletëvotimeve të pavlefshme i zgjedhjeve parlamentare në vitin 2014 ka qenë 23.428.

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka publikuar të dhënat për 95% të votave për kryetar të Qytetit të Shkupit. Që tash, kandidati i LSDM-së, Petre Shilegov ka arritur që të fitojë garën që në raundin e parë duke marrë 133 mijë vota. Ish-kryetari i Qytetit dhe kandidat i VMRO-së, Koce Trajanovski ka marrë 95 mijë vota. Kandidatja e Lëvizjes BESA, Nafije Selmani ka marrë më shumë se 11 mijë vota, ndërsa Naim Bajrami i Aleancës për Shqiptarët ka marrë 6 mijë vota.

Lexo më Shumë

Të dhënat jozyrtare të zgjedhjeve e nxjerin  VMRO-në humbëse të vërtetë në zgjedhjet lokale. Kjo parti ka humbur edhe ato komuna të cilat konsideroheshin si bastione tradicionale. Partia ka humbur komunat e Gazi Babës, Butelit, Kisella Vodës, Gjorçe Petrovit, Aerodromit, Prilepit dhe Manastirit. Partia e Gruevskit ka arritur të marrë komunat e Sopishtes, Petrovecit, Ilindenit, Çeshinovës dhe Probishtipit. Fitues në kapin maqedonas është LSDM, e cila ka shënuar fitore që në rrethin e parë në rreth 40 komuna. LSDM ka arritur të fitojë në Butel, Gjorçe Petrov, Haraçinë, Kisella Vodë, Aerodrom, Gazi Babë dhe Shuto Orizare.

Lexo më Shumë

Në web faqen e Komisionit Shtetëror Zgjedhor janë publikuar të dhënat e votimit për zgjedhjet e djeshme locale. Shifrat mund t’i lexoni më poshtë! Komuna e Tetovës:3. Teuta Arifi, BDI = 132469. Adnan Neziri, ASH =486213. Goran Manojloski, OBRM-PDUKM = 645614. Bilall Kasami, Lëvizja Besa = 875515. Bardhyl Dauti, PDSH = 4564 Komuna e Gostivarit:1. Lenka Jovanoska, PSDM = 2082. Shpat Iseini, Koalicioni ASH = 15563. Nevzat Bejta, BDI = 120959. Arben Taravari, ASH = 1160013. Dafina Stojanoska, OBRM-PDUKM = 354314. Asaf Ademi, Lëvizja Besa = 310415. Sebajdin Izairi, PDSH = 703 Komuna e Strugës:3. Ramis Merko, BDI = 79169.…

Lexo më Shumë

Nga 98,22 për qind të votave të përpunuara ose nga 3.418 gjithsej në 3.480 vendvotime kandidatët për kryetar komune nga LSDM-ja udhëheqin në 50 komuna, VMRO-DPMNE në 9, BDI-ja me 12, ndërsa kandidatët e nëntë partive të tjera, koalicioneve dhe nga grupe të zgjedhësve udhëheqin në komunat e tjera. Për Qytetin e Shkupit, kandidati i LSDM-së Petre Shilegov udhëheq me 50,7 për qind në krahasim me kandidatin e VMRO-DPMNE-së Koce Trajanovski me 35,99 për qind. Fitore nga komunat e Shkupit, LSDM-ja ka në Gjorçe Petrov me 53,71 dhe në Karposh me 58,08 për qind, ndërsa në Aerodrom udhëheqin me 51,84…

Lexo më Shumë

Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë dhe politikani më i votuar atje, ka thënë një intervistë të gjatë për Novosti, ku ka folur për shumë tema e sidomos për konfliktin e  vazhdueshëm me Kosovën. Vuçiq ka deklaruar se Serbia po ka probleme me numrin e vogël të lindjeve dhe në të ardhmen, nëse vazhdohet me këto shifra, Serbia rrezikon të shuhet fare. Ai ka folur edhe për çështjen e Kosovës dhe parë atë se si, sipas tij, kanë pasur presione të vazhdueshme nga Brukseli në lidhje me dialogun me Kosovën. Vuçiq ka folur edhe për trenin e famshëm rus që ia…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot rreth mesditës pritet t’i kumtojë rezultatet e para nga votimi i djeshëm për zgjedhjet lokale. Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski mbrëmë në konferencë për shtyp paralajmëroi se sot rreth orës 11 apo 12 do të dalin me rezultatet e para. Përndryshe, KSHZ duhet në afat prej 12 orëve nga mbyllja e vendvotimeve t’i kumtojë rezultatet e para. Deri më tnai KSHZ ka përpunuar 96,64 për qind të votave dhe sipas të dhënave të publikuara në ueb faqen e tyre, kandidatët për kryetarë të LSDM-së udhëheqin në 50 komuna, të VMRO-DPMNE-së në 9 komuna, të…

Lexo më Shumë

Kandidati i Lëvizjes BESA në Gostivar, Asaf Ademi  ka bërë të ditur se do ta mbështesë Arben Taravarin në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se rezultati ishte larg pritshmërive, megjithatë është i gëzuar të mbijetoi fryma opozitare. “Elhamdulilah, shumë mësime nxorra nga kjo sprovë, andaj siç e thashë edhe gjatë kampanjës, i ftoj simpatizantët që në rrethin e dytë ta votojnë Arben Taravarin e Ash-së”, ka shkruar Ademi.>

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev para qeverisë ka numëruar të gjitha komunat në të cilat LSDM ka arritur fitore.“Dua të porosisë kryetarët se era e sherifëve lokal ka mbaruar. Detyrimi është edhe më i madh. Në Maqedoni ka jetë për të gjithë. Qytetarët na dhanë nder dhe përgjegjësi. Tani më nuk ka arsyetimi. Duhet punë për të gjithë qytetarët njëlloj në të gjithë Maqedoninë. Këtë e meriton populli jonë. Koncepti pati sukses. Një shoqëri për të gjithë. Vetëm së bashku Maqedonia do të ec përpara”, ka thënë Zaev.Ai shtoi se duhet me shumë kujdes të dëgjohet populli.“Do të punojmë siç duanë ato.…

Lexo më Shumë

Lëvizja BESA pritet që të bashkëpunojë me Aleancën për Shqiptarët në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, ka deklaruar për Televizionin SHENJA se ata me Aleancën për Shqiptarët e kanë lënë të hapur mundësinë që të bashkëpunojnë dhe të mbështesin kandidatët e njëri-tjetrit në rrethin e dytë të zgjedhjeve. “Kjo nuk është marrëveshje përfundimtare por një bazë e mirë për të bashkëpunuar. Edhe gjatë debateve televizive ne i kemi premtuar njëri-tjetrit se do ta mbështesim njëri-tjetrin përballë kandidatit të BDI-së”. ka thënë Ibrahimi.

Lexo më Shumë

Zeqirija Ibrahimi, kandidat i Lëvizjes BESA në Çair, ka deklaruar se diferenca e votave të partisë së tij me kanditatin e koalicionit BDI-LSDM ka qenë për 1500 vota. Ai ka shpjeguar se Lëvizja BESA ka shënuar rritje në Çair për 2 mijë vota. Ibrahimi ka thënë se rrethin e dytë të zgjedhjeve ata presin që të marrin afër 4 mijë vota që në rrethin e parë kanë shkuar për dy partitë tjera shqiptare, Aleancën për Shqiptarët dhe për PDSH-në.

Lexo më Shumë