Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka publikuar të dhënat për 95% të votave për kryetar të Qytetit të Shkupit. Që tash, kandidati i LSDM-së, Petre Shilegov ka arritur që të fitojë garën që në raundin e parë duke marrë 133 mijë vota.
Ish-kryetari i Qytetit dhe kandidat i VMRO-së, Koce Trajanovski ka marrë 95 mijë vota. Kandidatja e Lëvizjes BESA, Nafije Selmani ka marrë më shumë se 11 mijë vota, ndërsa Naim Bajrami i Aleancës për Shqiptarët ka marrë 6 mijë vota.

