Author: almakos

16 October Partia Demokratike Shqiptare pranoi rezultatin e zgjedhjeve të djeshme lokale duke thënë se kjo parti ka pasur vota të pastra shqiptare nderkaq akuzoi partitë tjera shqiptare se kanë marrë mbështetje nga qytetarët falë bashkëpunimeve të tyre me partitë maqedonase. Nga kjo parti thanë se pavarësisht rezultatit ata do të vazhdojnë të mbrojnë dhe punojnë për mbrojtjen e interesave shqiptare. Këto zgjedhje ne si parti kemi qenë të vetmuar, kemi qenë në aleancë me qytetarin shqiptar ndërsa partitë tjera i kanë pasur koalicionet e paralajmëruara, dihet botërisht se BDI-ja ka qenë në koalicion me LSDM-në ndërsa ajo që ishte…

Lexo më Shumë

16 October Bashkimi Demokratik për Integrim edhe njëherë ka konfirmuar fitoren në Kërçovë dhe Pllasnicë derisa ka shprehur falënderim të madh ndaj votuesve për 100 mijë votat në konton e tyre. Integristët sot edhe njëherë kanë theksuar se shkojnë në balotazh në 12 komuna dhe se sipas tyre gjatë raundit të dytë edhe në këto komuna nuk do të mungoj fitorja për kandidatët e tyre, përfshi edhe Tetovën, Gostivarin, Strugën, Çairin e Sarajin. Kjo fitore plebishitare u takon juve dhe ne ju shprehim mirënjohje që edhe një herë, për të 11 herë radhazi, ju e dhatë besimin tuaj për Ali Ahmetin,…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i shtabit zgjedhor të BDI-së Arbër Ademi në një konferencë për media tha se ata vlerësojnë se procesi i djeshëm zgjedhor u zhvillua në frymë demokratike, të besueshme dhe të lirë, ndërsa populli gjithmonë është në të drejtë. Ai tha se BDI do ta rikthej fitoren në Strugë.Sot, edhe Komisioni shtetëror zgjedhor konfirmoi që Bashkimi Demokratik për Integrim është partia e parë dhe më e votuara në: Kërçovë, Tetovë, Gostivar, Çair, Dibër, Saraj, Likovë, Tearcë, Bogovinë, Vrapçishtë, Dollnen, Pllasnicë Zhelinë dhe në këshillat e gati se në të gjitha komunat ku ne garojmë, ndërsa në balotazh do të ngadhënjejmë…

Lexo më Shumë

Në Prokuroritë Themelore Publike në Maqedoni deri në përfundimin e ditës zgjedhore po veprohet në gjashtë ngjarje kundërvajtëse-juridike, prej të cilave një në Prokurorinë Themelore Publike Manastir, dy në Prokurorinë Themelore Publike Koçani dhe tre në Prokurorinë Themelore Publike Shkup. Prokuroria vepron në to për shkak të ekzistimit të konfirmuar të dyshimit themelor se janë kryer vepra penale të lidhura me procesin zgjedhor. Gjatë këtyre procedurave parahetuese, të cilat po udhëhiqen në prokuroritë, ndërmerren veprime për grumbullimin e dëshmive verbale dhe materiale për kompletimin e lëndëve dhe miratimin e vendimeve  të prokurorisë publike për veprim të mëtejshëm. Veprat për të…

Lexo më Shumë

16 October Banorët e Debarcës janë kundër ndërtimit të një deponie rajonal në territorin e komunës së tyre, këtë e tregojnë rezultatet e sotme të votimit. Dje, së bashku me zgjedhjet lokale, në Debarcë është votuar edhe referendumi për ndërtimin e deponisë rajonal për mbetje të forta ku do të transportoheshin mbeturinat nga rajoni jugperëndimor i vendit duke përfshirë edhe Strugën problematike. Diku më shumë se 4.600 votues, 2.900 votuan kundër dhe vetëm 293 e kanë mbështetur idenë për një deponi në komunën e tyre. Megjithatë, referendumet e tilla nuk janë të obligueshme.

Lexo më Shumë

16 October Dyzet e pesë kryetarë komuna fituan në raundin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën dje, ndërsa 35 do të shkojnë në raundin e dytë më 29 tetor. Në raundin e parë janë zgjedhur kryetarët e komunave në Aerodrom, Haraçinë, Berovë, Manastir, Bogdanc, Bosillovë, Vallandovë, Vasilevë, Vevçan, Veles, Gjevgjeli, Gjorçe Petrov, Dellçevë, Demir Hisar, Dojran, Zelenikovë, Ilinden, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçan, Kratovë, Kriva Pallankë, Krivogashtan, Krushevë, Kumanovë, Llozovë, Mavrovë-Rostush, Negotinë, Novo Sellë, Ohër, Petrovec, Pehçevë, Pllasnicë, Prilep, Radovish, Rankovce, Resnjë, Sveti Nikole, Sopisht, Strumicë, Qendër, Qendra e Zhupës, Çuçer Sandevë dhe Debarcë. Raund të dytë do të…

Lexo më Shumë

Rrethi i dytë i zgjedhjeve pritet të jetë dramatik në Komunën e Strugës. Kryetari aktual i Komunës, Ziadin Sela në rrethin e parë mori 9.289 vota, ndërsa në rrethin e dytë do të përballet me Ramis Merkon e BDI-së, i cili fitoi 7.916 vota. Tashmë janë duke u kalkuluar aleancat e mundshme, të cilat pritet edhe të nxjerrin kandidatin fitues. Nëse merret parasysh aleanca parazgjedhore ndërmjet BDI-së dhe LSDM-së në disa komuna, pritet që Ramis Merko të marrë mbështjen e partisë së Zoran Zaevit. Në rrethin e parë të zgjedhjeve, kandidati i LSDM-së, Vasil Ashtallkoski mori 7.140. Nëse bëhet një kalkulim matematikor, i…

Lexo më Shumë

16 October Krerët e partive politike procesin zgjedhorë e vlerësuan nga këndvështrime të ndryshme. Kryeministri Zoran Zaev theksoi se ishte sfidë e Qeverisë që të organizojë zgjedhje të lira dhe demokratike. Sipas kreut socialdemokrat rezultati i këtyre zgjedhjeve shton edhe përgjegjësinë ndaj Qeverisë dhe pushtetit lokal. Derisa lideri opozitar dhe ish kryeministri Nikolla Gruevski akuzoi Qeverinë për parregullsi zgjedhore dhe presion ndaj kandidatëve për kryetar të VMRO-DPMNE-së. Kishim sfidë para nesh për të organizuar zgjedhje të lira dhe demokratike. Kjo është shprehja e lirë e qytetarëve në votime. Pritëm lirinë dhe qytetarët votuan. Dua t’i falënderoj qytetarët fillimisht bashkërisht me…

Lexo më Shumë

Gjithsej 45.181 vota të pavlefshme janë evidentuar në rrethinë e parë të zgjedhjeve lokale kanë thënë nga KSHZ nga numërimi i 99.57 për qind të votave.Numri i përgjithshëm i votave të vlefshme në rrethinë e parë është 1.028.038.Në zgjedhjet e mëparshme parlamentare në vitin 2013 ka pasur 40.289 fleta të pavlefshme, ndërsa në zgjedhjet e fundit parlamentare në dhjetor të vitit të kaluar janë evidentuar 38.712 fleta të pavlefshme.

Lexo më Shumë

Të dhënat e publikuara nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor dëshmojnë pretendimet se BDI doli e para në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Çairit falë votave të votuesve të LSDM-së. Kjo bëhet e qartë nëse shikohen shifrat e votave të marra për këshillet komunale, raporton Televizioni SHENJA. Sipas të dhënave, BDI ka marrë gjithsej 8.361 vota për Këshillin Komunal të Çairit. Ndërsa, aleatët e tyre nga LSDM-ja kanë marrë 4.382 vota. Ndërkohë, Visar Ganiu i BDI, në garën për kryetar të Komunës së Çairit mori 11.841 vota. Shihet qartë se Visar Ganiu mori më shumë se tre mijë vota më shumë…

Lexo më Shumë