Andrej Micov (22), Nikolla Bojminovski (39), Aleksandar Janevski- Toshta (57), Kosta Dellov (26) dhe Stojan Pavlevski- Kobra (51) janë të arrestuarit pas urdhrit të Prokurorisë Publike- Shkup për sulmin ndaj Ziadin Selës, mëson NOVATV nga burime brenda hetimit, transmeton SHENJA.Ata dyshohen se kanë qenë bashkëpjesëmarrës në tentimin për vrasje të deputetit Sela më 27 prill në Kuvend.Pas bastisjeve në shtëpitë e tyre ata janë arrestuar në stacion policor.Për tentimin për vrasje të Selës disa muaj më parë janë arrestuar dhe akuzuar Kire Gjorgievski dhe babai i tij. Që të dy gjenden në burgun e Shutkës. (Aleksandar Janevski- Toshta)
Author: almakos
Pas takimit me kryeministri Edi Rama, lideri i BDI-së Ali Ahmeti, i pyetur se nga cila parti pret vota në rrethin e dytë tha se opinioni do të informohet për çfarëdolloj marrëveshje që do të bëj BDI. Ai tha se me LSDM-në kanë marrëveshje për bashkëpunim që në rrethin e parë.“E kemi thënë se ne marrëveshje të fshehta nuk kemi dhe nuk do të bëjmë. Ne kemi marrëveshje para se të fillon cikli zgjedhor dhe do të përpiqemi edhe më tutje të prodhojmë edhe klimë pozitive tek qytetarët por edhe një klimë të mirë që të kthehet dhe të materializohet…
epa06229975 Kosovo Prime Minister Ramush Haradinaj (L) and Albanian Prime Minister Edi Rama (R) answer media questions during a joint press conference in Tirana, Albania, 27 September 2017. Kosovo’s Prime Minister Ramush Haradinaj arrived in Tirana for an one day official visit. EPA-EFE/MALTON DIBRA 17 October Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë qëndrimit të tij sot në Shkup takimet me liderët e partive politike shqiptare në Maqedoni i filloi me kreun e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Pas takimit me Ramën Sela u shpreh se sa i përket bashkëpunimit për raundin e dytë të zgjedhjeve folën vetë qytetarët me votën…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se për shkak të nevojave të procedurës paraqasëse të cilën po e udhëheqë në Prokurorinë Themelore Publike- Shkup, në lidhje me ngjarjen penalo-juridike që ka ndodhur më 27.04.2017 e ndodhur në Kuvendin e Maqedonisë, pas lejes paraprake të Prokurorit Publik, po bëhet publikimi i fotografive të tre personave të cilët janë të rëndësishme për procedurën.“Për këtë qëllim i bëjmë thirrje të gjithë qytetarët që kanë çfarëdo njohurie për personat, menjëherë të njoftojnë stacionin policor më të afërt, të paraqiten në numrin 192, të përdorin aplikacionin ‘Denonco person të dyshimtë’ në faqen zyrtare të…
Qytetarët me votë më 15 tetor u deklaruan se me kë ne duhet të koaliconojmë në raundin e dytë të zgjedhjeve. Kështu tha kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, pas takimit me kryeministrin Edi Rama. “Për këtë folën qytetarët më 15 tetor. Nuk ka asnjë logjik që unë tu them se do të kem bashkëpunim me BDI-në, kur jemi në garë me BDI-në, edhe në Dibër, Strugë, Gostivar dhe komuna tjera”, deklaroi Ziadin Sela. Ai tha se rezultatet e raundit të parë diktojnë bisedimet që duhen bërë në raundin e dytë. “Sovrani foli më 15 tetor dhe natyrisht veprimet…
Qytetarët me votë më 15 tetor u deklaruan se me kë ne duhet të koaliconojmë në raundin e dytë të zgjedhjeve. Kështu tha kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, pas takimit me kryeministrin Edi Rama. “Për këtë folën qytetarët më 15 tetor. Nuk ka asnjë logjik që unë tu them se do të kem bashkëpunim me BDI-në, kur jemi në garë me BDI-në, edhe në Dibër, Strugë, Gostivar dhe komuna tjera”, deklaroi Ziadin Sela. Ai tha se rezultatet e raundit të parë diktojnë bisedimet që duhen bërë në raundin e dytë. “Sovrani foli më 15 tetor dhe natyrisht veprimet…
Pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, kryetari i Lëvizjes BESA, Billall Kasami i pyetur në lidhje me koalicionimet e mundshmet për rrethinë e dytë tha se sot do të zhvilloj një bisedë me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.“Sot do të komunikoj edhe me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët Ziadin Selën, që të fillojmë bisedimet dhe t’i konkretizojmë mundësitë e bashkëpunimit për balotazh që në të gjithë ato komuna ku ne shkojmë të mund të maksimizojmë rezultatin e zgjedhjeve”, deklaroi Kasami pas takimit me Ramën.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u takua me liderin e lëvizjes Besa Bilall Kasami dhe nënkryetarin e Besës, Zeqirija Ibrahimi. Gjatë takimit Rama dhe udhëheqësit e Besës folën për zgjedhjet lokale në Maqedoni, situatën e përgjithshe politike dhe mundësitë e bashkëpunimit të partive shqiptare.
Më 28 nëntor do të votohet për zgjedhjen e kryetarëve në 35 komuna, të cilat nuk fituan kryetarët në rrethin e parë. Në rrethin e dytë, LSDM dhe VMRO-DPMNE do të garojnë në 19 komuna, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët në pesë, BDI dhe BESA në shtatë, në një komunë BDI dhe LSDM, në një LSDM dhe Lidhja e Romëve dhe në një PDSH dhe BESA. Sipas të dhënave të fundit nga KSHZ-ja në rrethin e parë LSDM fitoi 37 kryetarë për komuna, dhe kandidatët në epërsi kundrejt VMRO-DPMN-së ishin në Kisella Vodë, Butel, Gazi Babë, Vinicë,Qytetin e Shkupit, Demir…
Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar i Qeverisë së Maqedonisë, Rama, i cili në Shkup merr pjesë në Samitin 100, gjatë takimit, kryeministrin Zaev e uroi për zbatim të zgjedhjeve lokale dhe demokratike. Gjatë qëndrimit në Shkup kryeministri shqiptarë Edi Rama do të takoj edhe krerët e partive politike shqiptare. Raportohet se tema e bisedimeve do të janë zgjedhjet e sapo përfunduara lokale në Maqedoni, zbatimi i Deklaratës së Përbashkët të partive parlamentare shqiptare si dhe integrimi euroatlantik. Qeveria e Maqedonisë do të vazhdojë edhe t’i zhvillojë marrëdhëniet e mira fqinjësore përmes frymës miqësore, me çka edhe më tej do të kontribuojë…
Prokurorë nga Departamenti për krim të organizuar dhe korrupsion kanë arrestuar persona të tjerë për tentativat për vrasje e deri tek pengesa ndaj personave të autorizuar në kryerjen e detyrave zyrtare. Prokuroria ka arrestuar edhe pesë persona të tjerë që e kanë torturuar Zijadin Selën në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend. Siç njoftuan nga kjo prokurori, teksa po bëheshin hetimet u zbuluan edhe pesë persona shtesë që kanë qenë pjesëmarrës në këtë sulm dhe atyre tashmë i’u rëndon akuza “tentim për vrasje”. Prokuroria Themelore nuk dha detaje shtesë për personat e parë të dyshuar për dhunën ndaj Selës, por…
Deri në orën 19 gjegjësish orën 24 sot zgjat afati për dorëzimin e ankesave dhe padive për zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielën. Pasi të veprohet për ankesat do të dihen edhe rezultatet përfundimtare për raundin e parë të votimit. Secili parashtrues i listës së kandidatëve në procedurën për votim, përmbledhjen dhe konfirmimin e rezultateve nga votimi mund të parashtrojë ankesë në KSHZ në afat prej 48 orëve pas përfundimit të votimit gjegjësisht publikimit të rezultateve fillestare. KSHZ është e obliguar të vendos për ankesën në afat prej 48 orëve pas pranimit. “Numrin e saktë ku zgjedhjet kanë përfunduar…

