Author: almakos

Vota e shqiptarëve për LSDM-në dhe koalicioni prej në rreth të parë mes BDI-së dhe LSDM-së do të ketë pasoja historike për shqiptarët, ka vlerësuar publicist Latif Mustafi në emisionin “Studio e hapur”. Këtë çështje thotë ai edhe më shqetësuese e bën fitorja e një partie maqedonase në një komunë të pastër shqiptare që ndodh për herë të parë. Sipas analistit Sefer Tahiri, koalicioni mes BDI-së dhe LSDM-së është pragmatik dhe bëhet vetëm për shkak të numrave. Ai kujtoi se kjo nuk është hera e parë për  BDI-në, pasi kandidatët e kësaj partie kanë marë vota edhe nga VMRO-DPMNE. Por…

Lexo më Shumë

17 October Ka dhjetë muaj që softueri i sistemit “AKMIS” për shpërndarjen e lëndëve nëpër gjykata, nuk është mirëmbajtur nga asnjë IT kompani. Kjo pasi që projekti i USAID për mbikëqyrjen e sistemit “AKMIS”, ka përfunduar në fillim të vitit. 10 muaj më vonë, gjykata ka hapur tender në të cilin kanë konkurruar dy firma. Njëra nga firmat është tërhequr, ndërsa për marrjen e tenderit ka mbetur e njëjta kompani, Edusoft, e cila edhe deri më tani ka mbikëqyrur për nëntë vite me radhë sistemin “AKMIS”. Për Alsat-M, nga kompania Edusoft thonë se manipulimi i sistemit “AKMIS” është i pamundur,…

Lexo më Shumë

17 October Në mesnatë skadon afati për dorëzimin e ankesave në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. Deri më tani asnjëra nga partitë politike nuk është ankuar zyratrisht, për parregullsitë eventuale gjatë procesit zgjedhor të së dielës. Deri në këtë orë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve nuk kanë arritur ankesa nga ana e partive politike, mirëpo dëshirojmë t’i rikujtojmë se në bazë të Kodit Zgjedhor prej shpalljes së rezultateve elektronike të gjithë partitë politike kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë prej 48 orëve. Ndërsa prej shpalljes së rezultateve finale partitë politike kanë të drejtë të parashtrojnë gjithashtu ankesat e tyre në afat…

Lexo më Shumë

Për më pak se një orë pritet që të shpallet koalicioni mes Lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarët për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Sipas burimeve të TV SHENJA,  dy partitë janë shumë pranë finalizimit të marrëveshjes, sipas të cilës, ata do të ndihmojnë njëra tjetrën në të gjitha komunat ku janë në balotazh. BESA në raundin e dytë ballafaqohet me BDI-në në shtatë komuna, ndërsa Aleanca për shqiptarët do të garojë kundër BDI-së në pesë komuna.

Lexo më Shumë

Bashkimi Europian vlerëson se zgjedhjet komunale të cilat u zhvilluan të dielën më 15 tetor, u mbajtën në një mjedis konkurrues. Në komunikatën e BE-së thuhet se zgjedhjet u vëzhguan nga Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve i OSBE / ODIHR, i cili publikoi deklaratën e tij për gjetjet paraprake dhe përfundimet. OSBE /ODIHR vlerësoi se zgjedhjet komunale kontribuan në forcimin e besimit në procesin demokratik dhe senë përgjithësi u respektuan liritë themelore të shprehjes. “Megjithatë, gjatë periudhës parazgjedhore janë vërejtur disa pohime të besueshme për shkeljet. Autoritetet duhet të trajtojnë në mënyrë efektive rekomandimet e ardhshme të OSBE /ODIHR”. Bashkimi…

Lexo më Shumë

17 October Në ditën ndërkombëtare kundër varfërisë, statistikat janë shqetësuese. 445 mijë persona në Maqedoni rrezikohen nga varfëria pasi të ardhurat mujore e tyre nuk arrijnë as në 6500 mijë denarë. Më të rrezikuar janë familjet me 3 apo më shumë fëmijë. Duke u bazuar në këto të dhëna profesoresha Maja Gerovska thotë se është i domosdoshëm shqyrtimi masave për mbrojtje sociale. Si disa nga masat për të cilat do të bisedojmë është nevoja për rishqyrtimin e ndihmës sociale,shumës së ndihmës dhe integrimi i saj me të drejtat e tjera në sistemin social mbrojtjes së fëmijëve,mundësi për masa tjera siç…

Lexo më Shumë

Kandidati i Aleancës për shqiptarët Arben Taravari ka falënderuar gjithë ata që e kanë votuar në rrethinë e parë, ndërsa ka thënë se në rrethinë e dytë me koalicionet e reja që do të bëhen ata do të sigurojnë fitore në Gostivar.“Në 15 tetor dhamë një rezultat të fuqishëm, shumë të mirë. Tash me koalicionet e reja të cilët do të shpallen sot dhe nesër, në shpresoj se 29 tetorin do ta festojmë dhe do ta fitojmë komunën e Gostivarit. Praktikisht, komuna e Gostivarit do u kthehet gjithë qytetarëve të Gostivarit pa marrë parasysh cilës etni ato i takojnë”, ka…

Lexo më Shumë

Deri tash dy parti politike kanë dërguar ankimime në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. Ankimimet janë bërë nga Aleanca për Shqiptarët dhe nga TMRO. Partitë politike kanë afat që të dorëzojnë akimimet e tyre sot deri në orën 24:00, raporton SHENJA. Në vijim është fushata zgjedhore për rrethin e dytë. Më 29 tetor do të votohet për përzgjedhjen e kryetarëve të 35 komunave të tjera, të cilat nuk u zgjodh kryetari i komunës në rrethin e parë në zgjedhjet lokale. /SHENJA/

Lexo më Shumë

17 October Tragjedi në fshatin Novosellë të Strugës. Një vogëlushe 3 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e djegieve të mëdha që mori pas një zjarri që kaploi shtëpinë e saj. Nga policia njoftuan se dje në mesditë në shtëpia e 32 vjeçarit G.I u përfshi nga flakët e zjarrit për shkaqe ende të panjohura. Brenda në shtëpi ka qenë vajza të cilën kanë arritur të gjallë ta nxjerrin jashtë dhe menjëherë e kanë dërguar në spital. Megjithatë vogëlushja nuk mundi të mbijetojë nga plagët e mëdha që kishte marr, ajo u nda nga jeta sot në orën 14.20.

Lexo më Shumë

Pas rezultateve të zgjedhjeve lokale, kryeministri Zoran Zaev, thotë se nuk mendon për zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi mbështetjen e qytetarëve e sheh si përkrahje për punë. Megjithatë, nënvizon ai, nuk e përjashton mundësinë që të ndryshojë këtë qëndrim pas konsultimeve brenda partiake, por edhe me partnerët e koalicionit. Qëndrimin e këtillë Zaev e ka shprehur pas takimit me kryeministrin e Bosnjë e Hercegovinës, Denis Zvizdiq. “Me siguri do t’i sjellim vendimet pas 29 tetorit, por unë sipas natyrës jam njeri punëtor dhe këtë mbështetje e shoh si mbështetje për punë, e jo përsëri për zgjedhje. Ky është qëndrimi im.…

Lexo më Shumë

Qytetarët që nuk i kanë gjetur emrat e tyre në listën zgjedhore janë duke parashtruar ankesa në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ). Deri tash janë paraqitur 48 raste të ankesave të tilla. Por, këta qytetarë nuk do të mund të votojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve që mbahet më 29 nëntor, për shkak se lista zgjedhore është mbyllur. Ka pasur edhe ankesa nga persona që thonë se kanë pasur emrat në listën elektronike, por emri i tyre nuk ka figuruar në listën e shfaqur gjatë votimeve.>

Lexo më Shumë