Për më pak se një orë pritet që të shpallet koalicioni mes Lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarët për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Sipas burimeve të TV SHENJA, dy partitë janë shumë pranë finalizimit të marrëveshjes, sipas të cilës, ata do të ndihmojnë njëra tjetrën në të gjitha komunat ku janë në balotazh.
BESA në raundin e dytë ballafaqohet me BDI-në në shtatë komuna, ndërsa Aleanca për shqiptarët do të garojë kundër BDI-së në pesë komuna.

