Bashkimi Europian vlerëson se zgjedhjet komunale të cilat u zhvilluan të dielën më 15 tetor, u mbajtën në një mjedis konkurrues. Në komunikatën e BE-së thuhet se zgjedhjet u vëzhguan nga Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve i OSBE / ODIHR, i cili publikoi deklaratën e tij për gjetjet paraprake dhe përfundimet. OSBE /ODIHR vlerësoi se zgjedhjet komunale kontribuan në forcimin e besimit në procesin demokratik dhe senë përgjithësi u respektuan liritë themelore të shprehjes.
“Megjithatë, gjatë periudhës parazgjedhore janë vërejtur disa pohime të besueshme për shkeljet. Autoritetet duhet të trajtojnë në mënyrë efektive rekomandimet e ardhshme të OSBE /ODIHR”.
Bashkimi Evropian është i gatshëm të ndihmojë në këtë proces. Vendi do të përgatisë raundin e dytë të zgjedhjeve në disa komuna më 29 tetor, të gjithë përfaqësuesit politikë duhet të veprojnë me përgjegjësi dhe të gjitha institucionet duhet të sigurojnë kushtet për një proces zgjedhor të besueshëm dhe transparent.
Bashkimi Evropian inkurajon anëtarët e sapozgjedhur të organeve lokale që të kontribuojnë në avancimin e agjendës së reformave të BE. BE do të vazhdojë të mbështesë vendin në procesin e reformave, me qëllim të integrimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian. /SHENJA/

