Deri tash dy parti politike kanë dërguar ankimime në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. Ankimimet janë bërë nga Aleanca për Shqiptarët dhe nga TMRO. Partitë politike kanë afat që të dorëzojnë akimimet e tyre sot deri në orën 24:00, raporton SHENJA.
Në vijim është fushata zgjedhore për rrethin e dytë. Më 29 tetor do të votohet për përzgjedhjen e kryetarëve të 35 komunave të tjera, të cilat nuk u zgjodh kryetari i komunës në rrethin e parë në zgjedhjet lokale. /SHENJA/

