Author: almakos

18 October Para raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, VMRO-DPMNE ka kërkuar amnisti për dhunuesit që sulmuan deputetët në ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit. Komiteti i rikomponuar ekzekutiv i kësaj partie ka marrë qëndrim të këtillë, edhe pse fillimisht i dënoi ngjarjet e palakmueshme dhe u distancua nga lidhshmëria me hyrjen e dhunshme në Kuvend dhe tentimi i turmës që të linçojë deputetë nga shumica e re parlamentare. Megjithatë, VMRO-DPMNE nuk përmend nëse me amnisti do të kërkojë që mos të përgjigjen deputetët Kërsto Mukoski dhe Sasho Vasilevski të cilët i hapën portat e Kuvendit, që turma të arrijë…

Lexo më Shumë

18 October Pavarësisht akuzave të ndërsjella mes Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa, këto subjekte politike arritën që të gjejnë gjuhën e përbashkët, për të garuar së bashku kundër BDI-së në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Dy partitë që në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit bën përpjekje për koalicion, por në vend të arritjes së marrëveshjes, ato përfunduan me akuza të ndërsjella si për programet apo edhe për çështje tjera, përfshirë edhe ato financiare. Përplasje kishte edhe sa i përket deklaratës së përbashkët të partive shqiptare. Përpjekja e radhës për koalicionim ishte në rrethin e parë të zgjedhjeve lokal, por…

Lexo më Shumë

18 October Analistët dhe diplomatët vlerësojnë se me ndryshimin e pozicioneve politike në Maqedoni, hapet mundësia që vendi të bëhet anëtarja e 30 e NATO-s. Sipas tyre, për këtë ka disa opsione, por vlerësimi i përgjithshëm është se për vitin e ardhshëm ka mundësi për hapa më të mëdha në këtë drejtim. Intensifikim të procesit për zgjidhjen e emrit një ditë më parë paralajmëroi edhe kryeministri Zaev. Ish ambasadori Nano Ruzhin konsideron se në favor të këtyre paralajmërimeve është edhe presioni më i përforcuar i Brukselit dhe Uashingtonit ndaj Athinës. Kam informata nga miq të mi grek se amerikanët shumë…

Lexo më Shumë

Pas ndërhyrjes së thellë që e bëri VMRO-ja në kampin shqiptar në vitin 2006, kur PDSH-ja hyri në Qeveri pa e pasur verdiktin e qytetarëve shqiptarë, për herë të parë në zgjedhjet lokale ndodh që një parti maqedonase tenton në mënyrën më radikale që të ndikojë vullnetin politik të shqiptarëve se cilët janë kandidatët që do të duhej të menazhonin ato komuna. Ky është vlerësimi i Afrim Gashit të Lëvizjes BESA, i cili vlerëson se ky është momentum i ri dhe mendoj se shqiptarët duhet që ta kishin të njëjtën ndjenjë se dikush u është futur thellë për t’ua ndryshuar…

Lexo më Shumë

18 October BDI-ja nuk shqetësohet nga bashkëpunimi ndërmjet ndërmjet Aleancës dhe Besës. Kështu deklaroi shefi i Shtabi Zgjedhor të Çаirit Bujar Osmani i pyetur për vlerësim për këtë koalicion në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. Sipas tij ky bashkëpunim nuk është bërë për qëllime të mira. “Programin që e prezanton Visar Ganiu është komplementar me programin e kryetarit të qytetit të Shkupit, Shilegov, por edhe me programin e koalicionit të qeverisë LSDM-BDI. Marrëveshjet bëhen në baza programore. Marrëveshjet ndërmjet partive politike bëhen për të përmirësuar ofertën për qytetarët. Marrëveshjet dhe koalicionet nuk bëhen për të dëmtuar një parti tjetër…

Lexo më Shumë

Shefat e shtabeve zgjedhore janë pyetur përse koalicioni që nënshkruhet sot nuk është bërë më herët, por bëhet për të shpëtuar disa figura, sidomos kryetarët e partive.  Shefi i shtabit zgjedhor të Aleancës, Elmi Aziri ka thënë se ata do të fokusohen tek e ardhmja. “Duhet të fokusohemi nga e ardhja. Vota duhet të shkojë te koaliconi ynë. Shpeshherë ndodhë që e kaluara të bëhet pengesë për të ardhmen. Opinioni e di që kemi bërë pëpjekje që edhe në rrethin e parë të zgjedhjeve të bëhemi bashkë, por nuk ndodhi, por edhe atëherë kemi lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit.…

Lexo më Shumë

Shef i shtabit zgjedhor të Lëvizjes BESA, Afrim Gashi tha se një kohë të gjatë opinioni e pret bashkëpunimin mes Lëvizjes BESA dhe Aleancës për shqiptarët.Ai u bëri thirrje gjithë aktivistëve të BESËS të votojnë Aleancën për Shqiptarët në komunat ku ata garojnë kundër BDI-së, por jo vetëm të votojnë, por të jenë edhe aktiv.“I fitoj gjithë aktivistët simpatizantët e BESËS që në komunat ku garon Aleanca përveç votës të jenë aktiv dhe të bëjnë çmos që në skenën politik të menaxhoj një strukturë e re politike. Shpresoj që kjo frymë që tash po ndërtohet të jetë frytdhënëse dhe në…

Lexo më Shumë

Shefi i shtabit zgjedhor i Aleancës për Shqiptarët Elmi Aziri, deklaroi se në bazë të rezultateve të raundit të parë konstatuan se Aleanca për Shqiptarët dhe BESA kanë nevojë për bashkëpunim, i cili do të jetë frytëdhënës. “Ju bëj thirrje të gjithë përkrahsëve që më 29 tetor të jenë aktivë po aq sa kanë qenë aktiv më 15 tetor dhe ta mbështetin fuqishëm koalicionin tonë. Gjithandej ku ka kandidatë të përkrahet maksimalisht dhe koalicioni të jetë i sukseshëm”, ka thënë Aziri. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Jordan Mijallkov, djali i ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov po merret në pyetje në stacionin policor në Kisella Vodë.Ai është ftuar të jep dëshmi për ngjarjet e dhunshme në Kuvend më 27 prill, ku është vërejtur se është futur brenda së bashku me turmën.Djali i Mijallkovit është dashur të merret në pyetje më 28 shtator, por atëherë nuk u paraqit në stacionin policor për shkak se, siç publikuan media, ka qenë në udhëtim jashtë shtetit.

Lexo më Shumë

Policia ka njoftuar se dje ka humbur jetën një punëtor ndërtimi pasi është rrëzuar nga skela. Sipas policisë, punëtori ishte duke punuar në një shtëpi në fshatin Kondovë, ku ka pësuar aksident. Pas rrëzimit është dërguar në Qendrën Urgjente ku më vonë nuk ka mundur t’u mbijetojë lëndimeve.

Lexo më Shumë

Në udhëkryqin në afërsi të EU-Info Qendrës, një veturë e policisë në vendkalimin për këmbësorë ka aksidentuar një çiklistin. Raportohet se çiklisti i aksidentuar ka kaluar me lëndime të lehta. (Foto: Natocak.mk)

Lexo më Shumë

Përbërja e re e Këshillit Komunal të Strugës është bërë e ditur pas publikimit të të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Aleanca për Shqiptarët është forca më e madhe politike në Këshillin Komunal të Strugës, me tetë këshilltarë (Imer Imeri, Jasmin Qazimoski, Rajmonda Mamudi, Emin Kupa, Kaim Dauti, Jasmina Canoska, Ermis Kalja dhe Arbënor Musa) BDI është forca e tretë politike në Këshillin Komunal të Strugës me gjashtë këshilltarë (Resul Kaba, Murat Asanoski, Ferzije Leshi, Inaet Dani, Berat Kolonja dhe Zaide Gjura) Lëvizja BESA ka fituar dy vende në Këshillin Komunal (Samir Juskoski dhe Edmond Vejseli) Lidhja Socialdemokrate e…

Lexo më Shumë