Kontinenti evropian do të jetë i unifikuar kur Ballkani në fund të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, tha Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini, raporton Anadolu Agency (AA). Mogherini në ceremoninë e ndarjes së çmimit të qytetit Magdeburg “Mbreti Oto i Madh” (Kaiser-Otto-Preis 2017) deklaroi se të gjithë banorët e kontinentit të Evropës janë evropianë, por se ky territor ende nuk është bashkuar. Në këtë kontekst ajo rikujtoi se Magdeburg është binjakëzuar me Sarajevën dhe se pas luftës në Bosnjë e Hercegovinë ka ndihmuar rindërtimin e kryeqytetit të BeH-së, të cilin…
Author: almakos
Prokuroria Speciale propozoi bombën e ish opozitës në të cilën dëgjohen Gordana Jankullovska dhe Sasho Mijallkov duke folur për Sopotin si një rast të montuar pa prova. Audio-incizimin por edhe transkriptet nga biseda e plotë mes Jankullovskës dhe Mijallkovit, PSP ia dha gjykatës në fletë dhe në CD. Por përveç kësaj, prokurori Burim Rrustemi propozoi edhe gjashtë agjentë të DSK-së së që janë marrë me rastin si dëshmitar. Por prezenca e tyre do të shërbejë edhe për të treguar se si e kanë intervistuar dëshmitarin kyç, Ramdan Bajrami i cili doli publikisht dhe tha se deklaratën ia kanë marrë me…
Nga vitit 2006 deri në fund të vitit 2016 Organizata Ndërkombëtare për Migrim ka identifikuar dhe asistuar rreth 50 mijë viktima të trafikimit me njerëz në nivel global. Kjo u tha sot në tryezën e rrumbullakët me temë: “Trafikimi me njerëz, trende nacionale, format e paraqitjes dhe sfidat”. Nga kjo organizatë thonë se në vitin 2006 pjesa më e madhe e viktimave të trafikimit me njerëz të asistuara dhe të identifikuara kanë qenë të gjinisë femërore, por viteve të fundit mbi 50% e viktimave kanë qenë të gjinisë mashkullore. SONJA BOZHINOVSKA PETRUSHEVSKA, ONM“Të dhënat e Organizatës Ndërkombëtarë të Migrimit tregojnë…
Partitë politike kanë dorëzuar 46 ankimime për parregullsi eventuale në zgjedhjet lokale. Në përfundimin e mbrëmshëm të afatit prej 48 orë për dorëzim të ankimimeve, në KSHZ nga partitë shqiptare ka vetëm një ankimim nga Aleanca për shqiptarët. Sipas Komisionit shtetëror të zgjedhjeve ankimimet tjera u përkasin partive maqedonase. Nga KSHZ, zëdhënësja Arijeta Xhemaili thotë se VMRO-DPMNE ka numrin më të madhë të ankimimeve. ARJETA XHEMAILI, KSHZ “Gjithsej tek KSHZ janë dorëzuar 46 ankimime, ku 43 janë prej VMRO-DPMNE-së, kemi një nga Aleanca për shqiptarët, dhe atë për vendvotimin 0387/1 një vendvotim në Komunën e Gostivarit. Kemi po ashtu një…
Koalicionimi i Lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarët me shumë gjasa do të sjellë përmbysje të rezultateve të raundit të parë në shumicën e komunave ku këto dy parti garojnë kundër BDI-së. Lëvizja BESA në raundin e dytë do të ballafaqohet me BDI-në në gjashtë komuna, ndërsa Aleanca për Shqiptarët do të garojë kundër BDI-së në pesë komuna. Në Çair, ku Lëvizja BESA garon kundër BDI-së, matematikat tregojnë se me bashkimin e votave mes BESËS dhe Aleancës, ky koalicion del fitimtar në raundin e dytë. Të dyja partia së bashku kanë 12.529 vota, ndërsa koalicioni BDI-LSDM 11.860. Çair: BESA- Aleanca…
18 October Komisionin Shtetëror i Zgjedhjeve ka pranuar 46 ankesa nga partitë politike mbi procesin zgjedhor të 15 tetorit. Nga gjithsej 46, 43 janë parashtruar nga ana e VMRO-DPMNE-së, 1 ankesë është paraqitur nga ana e partisë Aleanca për Shqiptarët dhe 1 nga “e Majta”. KSHZ ka afat prej 48 orësh për t’i shqyrtuar ankimimet dhe të njejtave të ju përgjigjet, ndërkaq partitë politike kanë afat prej 24 orësh pas marrjes së përgjigjes nga ana e KSHZ-së dhe të dërgojnë ankesa në Gjyatën Administrative. Kjo e fundit ka 48 orë afat për t’i shqyrtuar dhe t’ju përgjigjet ankesave që eventualisht…
Shërbimi për komunikimin me mediat i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ka konfirmuar autenticitetin e dokumentit që tregon se me vendim të Qeverisë VMRO-BDI, i ka ndarë nga 5000 euro në muaj Johan Tarçullovskit, i dënuar për krime lufte nga Gjykata e Hagës.Nga Qeveria për TV SHENJA, thonë se në periudhën në vazhdim do të dalin me informata shtesë për këtë rast.Ndryshe, mediat publikuan sot dokumentin që tregon se gjatë vitit 2011, me vendim të Qeverisë Ahmeti-Gruevski, nga buxheti i Ministrisë së Drejtësisë janë ndarë nga 5000 euro në muaj për Tarçullovskin, apo në total 60 mijë euro në vit.…
Zyrtarizohet edhe formalisht koalicioni mes Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët kërkojnë nga aktivistët e tyre që të mobilizohen që sot me fushatë për kandidatin e koalicionit, dhe ditën e zgjedhjeve të kremtojnë fitoren e përbashkët. Elmi Aziri nga Aleanca dhe Afrim Gashi nga Lëvizja Besa, thanë se ata tani nuk kanë kohë për të kalkuluar se çfarë është dashur të bëjnë, por që koalicioni ka ndodhur dhe duhet fituar doemos komunat ku garohet bashkë… AFRIM GASHI, LËVIZJA BESA“I ftoj të gjithë aktivistët, simpatizantët, votuesit e Besës…
Qeveria e udhëhequr nga Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti i ka ndarë nga 5.000 euro në muaj Johan Tarçullovskit, deputetit të VMRO-DPMNE-së, i dënuar për krime lufte nga Tribunali i Hangës. Kjo dëshmohet në dokumentin respektivisht vendimin e Qeverisë numër 51-1315/1 që deri më tani ështa mbajtur i fshehur nga ministrat e VMRO-së dhe BDI-së të cilët edhe e kanë miratuar. Me këtë vendim Tarçullovski ka fituar nga 5 mijë euro në muaj, ose 60 mijë euro për gjithë vitin 2011. Nuk dihet nëse ky vendim është përsëritur edhe gjatë viteve të tejra pasuese. Pagesa është realizuar nga buxheti i…
Rrjetet sociale dhe mediat në gjuhën shqipe i dhanë përkrahje entuziaste koalicionit mes Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, menjëherë pas publikimit të tij nga vetë përfaqësuesit e këtyre dy subjekteve politike. Më shumë se kaq, ekipi i Televizionit Shenja realizoi një anketë me qytetarët, të cilët po ashtu shpreheshin se janë të kënaqur nga ky veprim. Ata thonin se e kanë mirëpritur bashkëpunimin e këtyre siç i cilësuan ata, dy subjekeve të fuqishme politike shqiptare dhe kjo marrëveshje që është bërë mes tyre do të reflektojë që gjërat të marrin të mbarën.…
Koalicioni BDI-LSDM ka qenë formal dhe zyrtar dhe ai ka funksionuar në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale. Ditëve të fundit zyrtarë të BDI-së kanë tentuar të mohojnë faktin se në shumën e votave të fituara ndodhen edhe votat e LSDM-së, por ishin vetë liderët e dy partive ata të cilët gjatë fushatës për rrethin e parë të zgjedhjeve lokale konfirmuan koalicionin dhe mbështetjen e ndërsjellë. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në secilin tubim fliste për këtë koalicion duke e arsyetuar madje edhe me fjalët se politika është interes. ALI AHMETI, KRYETAR I BDI-SË “Ne kemi bërë marrëveshje partneriteti sin…
18 October Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka publikuar rezultatet përfundimtare të përbërjes së këshillave komunal për çdo komunë të vendit. Në thuajse të gjitha komunat me shumicë maqedonase këshillin komunal do ta udhëheq LSDM-ja. Ndërkaq në bllokun politik shqiptar BDI-ja ka epërsi të ngushtë në këshillat komunal në raport me Lëvizjen Besa dhe Aleancën për Shqiptarët. Kështu, në qytetin e Shkupit me listë këshilltarësh kryeson LSDM – ja e cila ka fituar gjithsej 21 mandate të këshilltarëve komunal, më tej pason VMRO-ja me 17 këshilltarë, BDI-ja me 3, Besa 2 këshilltarë dhe Aleanca 1 këshilltar. Qyteti i Shkupit LSDM – 21…

