18 October
Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka publikuar rezultatet përfundimtare të përbërjes së këshillave komunal për çdo komunë të vendit. Në thuajse të gjitha komunat me shumicë maqedonase këshillin komunal do ta udhëheq LSDM-ja. Ndërkaq në bllokun politik shqiptar BDI-ja ka epërsi të ngushtë në këshillat komunal në raport me Lëvizjen Besa dhe Aleancën për Shqiptarët. Kështu, në qytetin e Shkupit me listë këshilltarësh kryeson LSDM – ja e cila ka fituar gjithsej 21 mandate të këshilltarëve komunal, më tej pason VMRO-ja me 17 këshilltarë, BDI-ja me 3, Besa 2 këshilltarë dhe Aleanca 1 këshilltar.
Qyteti i Shkupit
LSDM – 21 këshilltarë
VMRO – 17 këshilltarë
BDI – 3 këshilltarë
BESA – 2 këshilltarë
Aleanca – 1 këshilltar
PDSH – Asnjë këshilltar
Në komunën e Tetovës BDI-ja do të ketë 9 anëtarë në këshillin e kësaj komune, Lëvizja BESA 6, Aleanca për Shqiptarët 4 këshilltarë, PDSH-ja dhe LSDM-ja nga 3 këshilltarë dhe VMRO DPMNE-ja gjithsej do të ketë 5 anëtarë në këshillin e komunës së Tetovës.
Komuna e Tetovës
BDI – 9 antarë këshilli
Aleanca për Shqiptarët – 4 këshilltarë
BESA – 6 këshilltarë
PDSH – 3 këshilltarë
LSDM – 3 këshilltarë
VMRO- 5 këshilltarë
Në Komunën e Gostivarit BDI-ja do të ketë shumicën e këshilltarëve edhe atë 9. Aleanca për Shqiptarët në komunën e Gostivarit do të ketë 7 këshilltarë, Besa 2 ndërkaq dy partitë maqedonase LSDM dhe VMRO do të përfaqësohen me nga 4 këshilltarë.
Komuna e Gostivarit
BDI – 9 këshilltarë
Aleanca për shqiptarët – 7 këshilltarë
BESA – 2 këshilltarë
PDSH – Asnjë
LSDM – 4 këshilltarë
VMRO – 4 këshilltarë
Në Çair BDI-ja do të ketë 9 këshilltarë ndërkaq Lëvizje Besa një më pak, Aleanca për Shqiptarët 2 këshilltarë komunal, ndërkaq VMRO-ja dhe LSDM-ja në këtë komunë do të përfaqësohen me nga 4 këshilltar.
Komuna e Cairit
BDI – 9 këshilltarë
Aleanca për Shqiptarët – 2 këshilltarë
BESA – 8 këshilltarë
PDSH – Asnjë
LSDM – 4 këshilltarë
VMRO – 4 këshilltarë
Në komunën e Strugës, Aleanca për Shqiptarët do të ketë shumicën në Këshillin komunal edhe atë 8 këshilltarë, ndërkaq LSDM-ja është partia e dytë që ka më shumë edhe atë 7. BDI-ja në këtë komunë do ketë 6 këshillarë komunal, Besa 2 kurse VMRO nga ana tjetër do të gjithsej 4 këshilltarë.
Komuna e Strugës
BDI – 6 këshilltarë
Aleanca – 8 këshilltarë
BESA – 2 këshilltarë
PDSH – Asnjë
LSDM – 7 këshilltarë
VMRO – 4 këshilltarë
Në Komunën e Haraçinës kandidatët e LSDM për anëtarë të këshillit të kësaj komune kryesojnë. BDI ka marrë 3 këshilltarë, Aleanca 2 ndërkaq Lëvizja Besa 1.
Komuna e Haracinës
BDI – 3 këshilltarë
Aleanca – 2 këshilltarë
BESA – 1 këshilltar
LSDM – 9 këshilltarë
Këshilli i Komunës së Kumanovës do të përbehet nga 16 këshilltarë të LSDM-së, 11 të VMRO-së, 3 të BDI-së, 2 nga BESA dhe 1 nga Aleanca.
Komuna e Kumanovës
LSDM – 16 këshiltarë
VMRO – 11 këshilltarë
BDI – 3 këshilltarë
BESA – 2 këshilltarë
Aleanca – 1 këshilltar
Në Komunën e Likovës BDI-ja do të ketë 9 këshilltarë, Aleanca për Shqiptarët 3, Lëvizja Besa 4, PDSH-ja 2, PPD 1 kurse LSDM-ja nuk do të ketë asnjë anëtar në këshillin e kësaj Komune.
Komuna e Likovës
BDI – 9 këshilltarë
Aleanca – 3 këshilltarë
BESA – 4 këshilltarë
PDSH – 2 këshilltarë
PPD – 1 këshilltar
LSDM – Asnjë këshilltarë
Përskaj funksionit të kryetarit të komunës, për partitë politike është shumë e rëndësishme të kenë shumicën e këshillave komunal meqë pa votat e shumicës në Këshillat e Komunave nuk mund të kalojë në miratim asnjë projekt.
Vjollca Aliti

