Qeveria e udhëhequr nga Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti i ka ndarë nga 5.000 euro në muaj Johan Tarçullovskit, deputetit të VMRO-DPMNE-së, i dënuar për krime lufte nga Tribunali i Hangës. Kjo dëshmohet në dokumentin respektivisht vendimin e Qeverisë numër 51-1315/1 që deri më tani ështa mbajtur i fshehur nga ministrat e VMRO-së dhe BDI-së të cilët edhe e kanë miratuar.
Me këtë vendim Tarçullovski ka fituar nga 5 mijë euro në muaj, ose 60 mijë euro për gjithë vitin 2011. Nuk dihet nëse ky vendim është përsëritur edhe gjatë viteve të tejra pasuese. Pagesa është realizuar nga buxheti i Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa në gjysmën e vitit 2011, ministër i Drejtësisë ka qenë Blerim Bexheti nga BDI. Këto mjete nuk kanë qenë si pjesë e pakos që buron nga i ashtuquajturi “ligji i branitellave”, por është një vendim i veçantë për përkujdesjen ndaj Johan Tarçullovskit dhe familjes së tij.
Tarçullovski u shpall fajtor për masakrën e vitit 2001 në fshatin Luboten ku të vrarë ngelën 10 civilë të pafajshëm. Në mesin e viktimave ishte edhe një fëmijë 6-vjeçar Erxhan Aliu, ndërsa viktimat e tjera ishin: Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Memet Memeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari, Sulejman Bajrami, Atulla Qaili. Masakra e Lubotenit ishte rasti i vetmit që u procesua në Tribunalin ndërkombëtar për krime të luftës ku për vrasjen e 10 shqiptarëve të pafajshëm ishin akuzuar ish pjesëtari i lartë i forcave të sigurisë maqedonase Johan Tarçullovski dhe ish ministri i Brendshëm, Lube Boshkovski.
Boshkovski u la i lirë nga Gjykata, ndërsa Johan Tarçullovski u dënia me 12 vite burg për vrasje, thyerje të ligjeve të luftës, torturë dhe shkatërrim të pasurisë. Por pas viteve Tarçullovski mbeti i lirë poashtu falë ndihmës nga Qeveria VMRO-BDI e cila mbulonte të gjitha shpenzimet për avokatët e tij. Pas daljes nga burgu i Hagës, Qeveria organizoi edhe një pritje madhështore për Tarçullovskin i cili deri në Shkup u soll me aeroplanin e Qeverisë, ndërsa në aeroport u prit si hero me manifestime madhështore. Redaksia jonë ju drejtua edhe zyrës për marëdhënie me opinionin të Qeverisë aktuale prej ku na premtuan se pas shqyrtimit të dokumentit do të japin vlerësimin e tyre dhe hollësitë për këtë rast. Arben Zeqiri /SHENJA/

