Koalicioni BDI-LSDM ka qenë formal dhe zyrtar dhe ai ka funksionuar në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale. Ditëve të fundit zyrtarë të BDI-së kanë tentuar të mohojnë faktin se në shumën e votave të fituara ndodhen edhe votat e LSDM-së, por ishin vetë liderët e dy partive ata të cilët gjatë fushatës për rrethin e parë të zgjedhjeve lokale konfirmuan koalicionin dhe mbështetjen e ndërsjellë. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në secilin tubim fliste për këtë koalicion duke e arsyetuar madje edhe me fjalët se politika është interes.
ALI AHMETI, KRYETAR I BDI-SË
“Ne kemi bërë marrëveshje partneriteti sin ë nivel qëndror ashtu edhe në nivel lokal me LSDM. Politika është interes dhe ne jemi të zgjedhur për të mbrojt interesat e komunitetit që përfaqësojmë ne dhe ne nuk veprojmë me standard të dyfishta, ditën të veprojmë ndryshe dhe natën të veprojmë ndryshe, ashtu siç flasim ashtu edhe mendojmë, ashtu siç mendojmë e flasim ashtu edhe punojmë. Unë do të kërkoja që të mbështete tkandidati për kryetar të Shkupit, Shilegov, nga gjithë votuesit tanë”
Në njërin nga tubimet parazgjedhore Ahmeti tha se do ta respektojnë marëveshjen ashtu siç e kishin respektuar edhe me VMRO-DPMNE-në me të cilët kanë dhënë mbështetje të ndërsjellë në zgjedhjet e kaluara.
ALI AHMETI, KRYETAR I BDI-SË
“Ne kryetarin e Qytetit të Shkupit nuk mundemi ta fitojmë, atëherë ne e ndihmojmë partnerin e koalicionit në Shkup, ai të na ndihmojë neve ku ka mundësi, në Tetovë, Çair, Gostivar Kërçovë. Në rrethin e dytë gjithashtu ndihmojmë njëri tjetrin. Por unë nuk mund të punoj me standarde të dyfishta, jam në koalicion me LSDM-në t’i ndihmoj VMRO-së. Këtë nuk ebëj asnjëherë, sepse kam respektuar njerëzillëkun në radh të parë, atëherë kur kemi qënë në koalicion me VMRO-në keq e mirë e mirë e keqë unë i kam respektuar rregullat”
Koalicionin e konfirmoi edhe vetë lider i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili madje zbriti edhe në terren për t’u ndihmuar kandidatëve të BDI-së. Kreu i LSDM-së vizitonte edhe lagjet shqiptare për t’i bindur shqiptarët që të votojnë për kandidatin e BDI-së.
Kontrata e Visar Ganiut merr mbështetjen nga kryeministri Zoran Zaev
“Kandidati jonë për të cilin kam ardhur të kërkoj mbështetje është zëvendësministri i deritanishëm i arsimit, shoku ynë, ai është Visar Ganiu i cili ka lindur këtu, është rritur këtu”, ka thënë Zaev.
Nga ana tjetër edhe përkundër dëshmisë së shifrave dhe vetë deklaratave të liderëve të dy partive, kandidatët dhe funksionarët e tjerë të BDI-së, ditëve të fundit në disa raste kanë mohuar të ketë pasur vota të LSDM-së në llogari të tyre. Arben Zeqiri /SHENJA/

