Nga vitit 2006 deri në fund të vitit 2016 Organizata Ndërkombëtare për Migrim ka identifikuar dhe asistuar rreth 50 mijë viktima të trafikimit me njerëz në nivel global. Kjo u tha sot në tryezën e rrumbullakët me temë: “Trafikimi me njerëz, trende nacionale, format e paraqitjes dhe sfidat”.
Nga kjo organizatë thonë se në vitin 2006 pjesa më e madhe e viktimave të trafikimit me njerëz të asistuara dhe të identifikuara kanë qenë të gjinisë femërore, por viteve të fundit mbi 50% e viktimave kanë qenë të gjinisë mashkullore.
SONJA BOZHINOVSKA PETRUSHEVSKA, ONM
“Të dhënat e Organizatës Ndërkombëtarë të Migrimit tregojnë se ka rritje edhe të numrit të të miturve të cilët janë viktima të trafikimit me njerëz. Ajo përqindjie, nëse analizohet periudha nga viti 2006 deri në vitin 2016 në nivel vjetor është rreth 15 – 30% viktima të trafikimit me njerëz të asistuara dhe identifikuara të cilët janë fëmijë”.
Ndërkohë, nga komisioni nacional kanë bërë thirrje që të bëhen më shumë përpjekje që të identifikohen viktimat e trafikuara.
MAGDALENA NESTOROVSKA, KOMISIONI NACIONALE PËR LUFTË KUNDËR TRAFIKIMIT ME NJERËZ
“Sot është dita kur para së gjithash, duhet të vendosim në fokus viktimën. Vlerësoj se duhet të përqendrohemi më shume tek kjo. Viktima dhe të drejtat e saj. Viktima dhe integrimi i saj më i sukesesshëm në shoqëri. Viktima para së gjithash si njeri me nevoja për një jetë më të mirë”.
Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit, më së shpeshti, viktimat e moshës së rritur kanë qenë të rekruatuara nga ana e kryerësit të panjohur ndërsa fëmijët më shpesh kanë qenë të rekrutuar nga kryerësit e njohur. Teuta Buçi /SHENJA/

