Author: almakos

Gjatë seancës së sotshme, Prokuroria Speciale i propozoi Gjykatës që të thërrasë gjashtë agjentë të DSK-së, për të cilët pretendon se kanë pasur njohuri për rastin, pasi që kanë punuar në të, raporton Televizioni SHENJA. Sipas PSP së, ata do të hedhin dritë për ngjarjet e vitit 2003. Emrat e agjentëve janë: Robert Ivanovski, Boban Stojanovski, Ilija Smilevski, Mile Vellkovski, Marjan Nikollovski dhe Mile Andonovski.

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale propozoi që në seancën gjyqësore për rastin “Sopoti” të dëgjohet biseda e përgjuar ndërmjet ish-ministres Gordana Jankullovska dhe ish-shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov, ku dëgjohen duke folur për Sopoti si një rast të montuar dhe pa prova, raporton Televizioni SHENJA. PSP propozoi që të dëshmojnë edhe gjashtë agjentë të DSK-së që janë marrë me rastin. Por, do të dëgjohen edhe dy neuropsikiatër. Prokuroria Speciale i dorëzoi edhe një CD me audio-incizime që brenda ka edhe materiale që nuk janë publikuar në opinion. Seanca e ardhshme do jetë më 23 nëntor.

Lexo më Shumë

Mbrëmë në mesnatë skadoi afati për parashtrimin e ankesave në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, për procedurën e votimit, përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve të raundit të parë të zgjedhjeve lokale të cilat u mbajtën më 15 tetor. Deri në afatin e caktuar në KSHZ janë parashtruar gjithsej 48 ankesa. Më së tepërmi ka dorëzuar VMRO-DPMNE, e cila ka parashtruar 45 ankesa, më pas TMRO-ja dy ankesa, ndërsa Aleanca për Shqiptarët ka dorëzuar një ankesë. Në KSHZ janë parashtruar edhe 59 ankesa prej qytetarëve për mbrojtjen e të drejtës votuese. Ankesat për procedurën për votim kanë mundur të parashtrohen më së…

Lexo më Shumë

18 October LSDM-ja në Këshillin e Qytetit të Shkupit do të përfaqësohet me 21 këshilltarë, VMRO-DPMNE-ja me 17, BDI-ja me 3, BESA 2, Aleanca për Shqiptarët 1 këshilltarë. Gjithashtu edhe partia “E majta” do të përfaqësohet nga një këshilltarë. Këshilltarët e BDI-së në Qytetin e Shkupit janë: Besnik Ajet, Enver Maliqi dhe Halide Palloshi. BESA do të përfaqësohet nga Sadat Ramadani dhe Ibush Jusufi, derisa Aleanca për Shqiptarët me Fadil Nikën.

Lexo më Shumë

Konfirmohet identiteti edhe i tre prsonave tjerë që ishin të involvuar në rrahjen e liderit të ASH-së, Ziadin Sela, natën e 27 prillit në Kuvend. “Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë shpreh falënderim deri te të gjithë qytetarët e ndërgjegjshëm me ndihmën e të cilëve është konfirmuar identiteti i personave fotografitë e të cilëve u publikuan. Me urdhër të Prokurorisë Publike, tre personat janë privuar nga liria”, informoi sonte Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë. Fotografitë dhe thirrja deri te qytetarët për njohjen e tyre u publikuan në pajtueshmëri të nenit 277 nga Ligji për procedurë penale, pas aprovimit të…

Lexo më Shumë

17 October Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë shpreh mirënjohjen e saj për të gjithë qytetarët e ndërgjegjshëm, që me ndihmën e të cilave u përcaktua identiteti i tre personave dhe u bë i mundur ndalimi i tyre nga ana e policisë.  Sipas njoftimit të Prokurorisë Publike, në orët e pasdites janë privuar nga liria tre persona, fotot e të cilëve Prokuroria i kishte shpërndarë mëngjesin e sotëm.  Të tre personat e privuar nga liria për momentin po mbahen në dhomat e paraburgimit deri në një vendim të dytë nga ana e gjykatësve që kanë në dorë lëndën përkatëse.

Lexo më Shumë

17 October Deri në orën 19:00 janë paraqitur 24 ankesa për grumbullimin e rezultateve nga zgjedhjet, konfirmoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ). Sipas informacioneve, dy paraqitje ka parashtruar partia TMRO, një Aleanca për Shqiptarët dhe 22 VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni “Për Maqedoni më të mirë”. Duke e pasur parasysh se komisionet komunale zgjedhore i shpallin rezultatet e para nga zgjedhjet në afat prej shtatë ore pas përfundimit të zgjedhjeve në bazë të të dhënave nga këshillat zgjedhore, afati për parashtrimin e ankesave për procedurën për grumbullimin dhe konfirmimin e rezultateve skadon sonte në orën 02:00 pas mesnate, kumtoi Komisioni Shtetëror Zgjedhor.…

Lexo më Shumë

Samiti 100 mblodhi katër kryeministrat e Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës dhe Malit të Zi për të diskutuar mbi mundësitë e zhvillimit ekonomik të Ballkanit. Liderët e Ballkanit Perëndimor u morrën vesh që të vazhdojnë të bashkëpunojnë në të gjitha fushat, por u zotuan edhe për lehtësime kufitare që thanë se janë të domosdoshme. Kryeministri Zoran Zaev porositi që politikanët duhet ta sjellin Evropën në rajon me ndihmën që do tia ofrojnë biznesit pasi vetëm biznesi mund ta lëvizë ekonominë. Zaev tha se ekonomia do ti shoshit edhe problemet që në të kaluarën i kanë patur shtetet fqinje, pasi zhvillimi, mirëqenia…

Lexo më Shumë

17 October Bashkimi Evropian vlerësoi pozitivisht klimën garuese në të cilën u zhvillua procesi zgjedhor i së dielës, por kërkoi nga aktorët politik të respektojnë rekomandimet e OSBE-ODIHR-it për raundin e dytë zgjedhor. “Autoritetet duhet në mënyrë efikase t’i realizojnë rekomandimet e OSBE ODIHR-it, ndërsa Bashkimi Evropian është i gatshëm ta ndihmojë në këtë proces. Vendi po përgatitet për raundin e dytë dhe të gjithë aktorët politik duhet të sillen në mënyrë të përgjegjshme, ndërsa institucionet duhet të sigurojnë kushte për proces zgjedhor të besueshëm dhe transparent”. BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë vendin në procesin reformator dhe rrugën drejt…

Lexo më Shumë

Prokuroria Publike ka arrestuar edhe pesë persona të tjerë që e kanë torturuar kreun e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend ndërsa tre të tjerë ende po i kërkon. Siç njoftuan nga kjo prokurori, teksa po bëheshin hetimet u zbuluan edhe pesë persona shtesë që kanë qenë pjesëmarrës në këtë sulm dhe atyre tashmë iu rëndon akuza “tentim për vrasje”. Prokuroria Themelore nuk dha detaje shtesë për personat e parë të dyshuar për dhunën ndaj Selës, por tha se këto persona që tashmë i kanë kapur janë në paraburgim derisa të kryhen hetimet e…

Lexo më Shumë

Arrijnë ankimimet e para në Komisionin Shtetëror Zgjedhor që kanë të bëjnë me ditën e zgjedhjeve lokale. Dyzet e tetë qytetarë kanë parashtruar ankimime në KSHZ ditën e zgjedhjeve me arsyen se nuk kanë gjetur veten në Listën Zgjedhore dhe nuk kanë mundur të votojnë. Ata nuk do të mund të votojnë as në rrethin e dytë të zgjedhjeve, sepse lista zgjedhore tashmë është mbyllur. Një votues është ankuar se nuk ka qenë në certifikatën e listës zgjedhore, ndërsa ka qenë në verifikimit elektronike përmes ueb mjetit të KSHZ-së. Ndërkohë, sa i përket partive politike, deri më tani në KSHZ…

Lexo më Shumë

17 October Në në konferencën përmbyllëse të Samitit të 100 të Evropës Juglindore në Shkup, kryeministrat e Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnjës dhe Malit të Zi u bënë thirrje 150 kompanive pjesëmarrëse në këtë samit të investojnë në rajon me qëllim që vendet sa më shpejtë t’i bashkëngjiten Bashkimit Evropian. Kryeministri Zaev theksoi se ekonomia do të kontribuojë që Ballkani të mos jetë më fuçi baruti. Kryeministri shqiptar paralajmëroi se mund të pritet lidhje infrastrukturore midis Shkupit dhe Tiranës. [embedded content]

Lexo më Shumë