Mbrëmë në mesnatë skadoi afati për parashtrimin e ankesave në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, për procedurën e votimit, përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve të raundit të parë të zgjedhjeve lokale të cilat u mbajtën më 15 tetor. Deri në afatin e caktuar në KSHZ janë parashtruar gjithsej 48 ankesa.
Më së tepërmi ka dorëzuar VMRO-DPMNE, e cila ka parashtruar 45 ankesa, më pas TMRO-ja dy ankesa, ndërsa Aleanca për Shqiptarët ka dorëzuar një ankesë.
Në KSHZ janë parashtruar edhe 59 ankesa prej qytetarëve për mbrojtjen e të drejtës votuese. Ankesat për procedurën për votim kanë mundur të parashtrohen më së voni deri mbrëmë në mesnatë. KSHZ oblighet që t’i zgjidh ankesat e kandidatëve në procedurën për votim, përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve të votimit, në afat prej 48 orësh nga pranimi i tyre.
Kundër vendimit të KSHZ-së, mund të shtrohet padi në Gjykatën Administrative, në afat prej 24 orësh nga pranimi i vendimit. Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë, nga ana tjetër, pas ankesës obligohet të sjellë vendim në afat prej 48 orësh pas pranimit të saj. Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 29 tetor.

