17 October
Bashkimi Evropian vlerësoi pozitivisht klimën garuese në të cilën u zhvillua procesi zgjedhor i së dielës, por kërkoi nga aktorët politik të respektojnë rekomandimet e OSBE-ODIHR-it për raundin e dytë zgjedhor. “Autoritetet duhet në mënyrë efikase t’i realizojnë rekomandimet e OSBE ODIHR-it, ndërsa Bashkimi Evropian është i gatshëm ta ndihmojë në këtë proces. Vendi po përgatitet për raundin e dytë dhe të gjithë aktorët politik duhet të sillen në mënyrë të përgjegjshme, ndërsa institucionet duhet të sigurojnë kushte për proces zgjedhor të besueshëm dhe transparent”.
BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë vendin në procesin reformator dhe rrugën drejt integrimit evropian”, thuhet në njoftimin e Delegacionit të BE-së në Shkup.

