17 October
Në në konferencën përmbyllëse të Samitit të 100 të Evropës Juglindore në Shkup, kryeministrat e Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnjës dhe Malit të Zi u bënë thirrje 150 kompanive pjesëmarrëse në këtë samit të investojnë në rajon me qëllim që vendet sa më shpejtë t’i bashkëngjiten Bashkimit Evropian. Kryeministri Zaev theksoi se ekonomia do të kontribuojë që Ballkani të mos jetë më fuçi baruti. Kryeministri shqiptar paralajmëroi se mund të pritet lidhje infrastrukturore midis Shkupit dhe Tiranës.

