Të arratisurit Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski janë fshehur me identitet të rrejshëm. I pari si Nexhbi Hasan, derisa Boshkovski si Hristo Atanasov.
Author: almakos
19 October Gjykata Penale i refuzoi “bombat” si dëshmi në gjashtë raste tjera. Bisedat e përgjuara për “Titanikun” “Titanik 2”, “Tanku”, “TNT”, “Tifani” dhe “Trevnik” nuk do të mund të përdoren në gjykatë. Vazhdon praktika e Gjykatës themelore Shkupi 1, me hedhjen poshtë të bombave nga materialet dëshmuese, edhe pse Gjykata e Apelit më parë ndryshoi vendime të Gjykatës së apelit dhe lejoi që bisedat e përgjuara për “Shuplakat e porositura” në Qendër, dhe për blerjen e 300 automjeteve të reja për policinë të përdoren si dëshmi, që do të mbështesin akuzat. Specialja i ka ankimuar gjashtë vendimet e fundit…
Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Komunale janë incizuar duke hedhur mbeturina në lumin Shkumbin, në qendër të Tetovës, në afërsi të parkut të Xhamisë së Larme, raporton SHENJA. Hudhja është bërë në mes të ditës, ndërsa është filmuar nga qytetarët. Organizata joqeveritare “EcoGuerilla” e ka shpërndarë videon duke e shoqëruar me komentin: Jo vetëm që nuk po pastrohet lumi, por ai po ndotet edhe më shumë! Ka pakënaqësi edhe me kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, e cila pretendon se e ka shvendosur depuninë ilegale edhe se do të ndërtojë impiant modern për pastrimin e mbeturinave. /SHENJA/ [embedded content]
19 October Gara për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale është bërë interesante. Përderisa në bllokun maqedonas ajo është thuajse e përfunduar dhe me rezultat të qartë, në kampin shqiptar gara do të jetë e ashpër. Në raundin e dytë garojnë Bashkimi Demokratik për Integrim në njërën anë dhe koalicionit të ri midis Lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarët nga ana tjetër. Analizën e situatës më të re politike në kampin shqiptar do ta bëjmë me: Fati Iseni, ish politikan dhe tani profesor; Zemri Elezi, ish politikan dhe profesor dhe Muhamed Halili, ish politikan dhe tani diplomat. [embedded content]
Kandidati për kryetar të Komunës së Bogovinës nga Lëvizja BESA, Minur Asani mbështet kandidatin e Aleancës për Shqiptarët në Komunën e Bogovinës “Sot, takimi me strukturat e LëvizjesBESA dhe Aleancës për Shqiptarë në degën e Bogovinës. Prej këtu fillon edhe bashkëpunimi zyrtar për Komunën e Bogovinës”, ka shkruar Asani. /SHENJA/
19 October Propozimi i VMRO-DPMNE-së që të amnistohet edhe sulmuesit e kuvendit më 27 prill, për profesorin universitar Gordan Kallaxhiev është i pa bazë dhe i pa papranueshëm. Sipas tij, ligji për amnisti ka për qëllim kompenzimin e të burgosurve për kushtet e këqija në burgje dhe jo lirimin e të akuzuarve dhe grupeve të caktuara, të dënuarit për vepra të rënda penale siç është sulmi i një institucioni demokratik. Amnistia grupore për shkelje të të drejtave të njeriut në një demokraci paralajmëtare janë të papranueshmesh. Çfarë do të thoshte ajo? Çfarë mesazhi do të jepet nëpërmjet kësaj? Ideja e…
Gjykata Penale ka njoftuar Prokurorinë Speciale Publike (PSP) se provat e incizimeve telefonike për rastet “Titanik”, “Titanik 2”, “TNT”, “Tanku”, “Lëndina” dhe “Tifani”, i vlerëson si të siguruara në mënyrë të paligjshme. Më parë, gjykata solli vendimin e tillë edhe për lëndët “Tenderët”, “Toplik” dhe “Tortura”, për të cilat Gjykata e Apelit lejoi që incizimet të trajtohen si prova. Pritet që PSP të dërgoj ankesë për lëndët e refuzuara, në përputhshmëri me afat zyrtar. PSP deri tani ka dorëzuar 17 aktakuza deri te Gjykata Penale. /SHENJA/
Goran Grujovski dhe Nikola Boshkovski, të cilët u arrestuan mbrëmë në Selanik, u kapën nga policia greke derisa po tentonin që ta kalonin kufirin duke përdorur pasaporta false bullgare, mëson jozyrtarisht Televizioni 24. Deri tash, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë nuk e ka konfirmuar arrestimin e dy ish-zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Grujovski dhe Boshkovski janë në arrati që nga 18 korriku, pasi Gjykata Penale Shkupi 1 lëshoi një urdhër-ndalimi ndaj tyre. /SHENJA/
Në frymën e bashkëpunimit, aktivistët e Lëvizjes BESA dhe ata të Aleancës për Shqiptarët janë aktivizuar për ta promovuar këtë marrëveshje. Në rrjetet sociale është publikuar fotoja ku shihen duke u përshëndetur kandidati i Lëvizjes BESA për kryetar i Komunës së Çairit, Zeqirija Ibrahimi dhe kandiatit të Aleancës për Shqiptarët, Faruk Avdiu. Ibrahimi, në rrethin e parë të zgjedhjeve, Irahimi përballet me Visar Ganiun e BDI-së. /SHENJA/
Disa tërmete këtë mëngjes kanë shqetësuar banorët e Pehçevës, Berovës dhe rrethinës. Observatori seizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup sot ka regjistruar seri të tërmeteve, epiqendra e të cilëve ka qenë 115 kilometra në juglindje të Shkupit. Kjo seri e tërmeteve më fuqishëm është ndjerë në Pehçevë, Berovë dhe rrethinë. Koha dhe fuqia e tërmeteve janë: 10:00 – 3 shkallë Rihter, 10:17 – 2.3 shkallë Rihter, 10:19 – 2.6 shkallë Rihter, 10:27 – 3.1 shkallë Rihter dhe në orën 10:54 me fuqi 2 shkallë Rihter.
Një grua e kamufluar si fallxhore dhe shitëse ka mashtruar një grua 43-vjeçare nga Shkupi dhe i ka marrë ari në vlerë prej një mijë eurosh. Gruaja fillimisht ishte paraqitur në derën e zonjës së shtëpisë dhe i kishte ofruar t’i shesë veshje të ndryshme. Por, meqë gruaja kishte refuzuar të blejë diçka, shitësja i kishte kërkuar një kafe sa për të bërë pushim. Zonja e shtëpisë e kishte futur gruan brenda dhe i kishte ofruar kafe. Shitësja gjatë bisedës i ka treguar zonjës gjëra intime familjare dhe i ka zbuluar se është fallxhore dhe di të parashikojë ardhmërinë dhe…
Kandidati i Aleancës për Shqiparët për kreun e Komunës së Likovës, Bekim Afuzi ka shprehur përkrahje publike për kandidatin e Lëvizjes BESA, Shaban Zendeli, i cili në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale do të përballet me kandidatin e BDI-së, Erkan Arifi. Afuzi ka postuar në Facebook një foto ku shihet bashkë me kandidatin e Lëvizjes BESA, i shoqëruar me mesazhin: Do të jem krahu i djathtë në FITOREN E MADHE. Edhe kjo është në frymën marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar nga dy partitë për ta mbështetur njëra-tjetrën në rrethin e dytë të zgjedhjeve. Në rrethin e parë, Bekim Afuzi…

