20 October Qeveria edhe më tej nuk ka qëndrim rreth ndryshimeve në ligjin për mbrojtjen nga pirja e duhanit që në Kuvend e dorëzoi një pjesë e deputetëve. Zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski nuk zbuloi nëse ndonjëri nga ministrat gjatë debatit rreth kërkesës, ka mbështetur apo refuzuar ikush është shprehur kundër. Propozim- ligji i njëjtë është kthyer në Parlament për procedim të mëtutjeshëm – dekalroi Mile Boshnjakovski, zëdhënës i qeverisë së RM-së. Nismëtarët e ndryshimeve konsiderojnë se vendimi aktual i vitit 2008 është shumë kufizues si për duhanpirësit ashtu edhe për hotelierët. Me ndryshimet, në hapësirat publike do të pihet duhan,…
Author: almakos
Përfaqësues të Lëvizjes BESA dhe të Alencës për Shqiptarët janë takuar mbrëmë në Studeniçan. Takimi është realizuar në vazhdën e marrëveshjes ndërmjet dy partive për të ndihmuar njëra-tjetrën në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela pretendimet e tilla i ka quajtur dezinformata duke theksuar se koalicion me lëvizjes Besa ka për bazë vullnetin e popullit të shprehur në rrethin e parë zgjedhor. Sela gjithashtu i quajti spekulime të BDI-së informacionet për gjoja largimin e Aleancës nga koalicioni qeveritare duke theksuar se këtë e bërë për të frikësuar popullin. [embedded content]
Një 45-vjeçare është lënduar dje gjatë incidentit që ndodhi në një autobus në Haraçinë. Policia ka njoftuar se grupet të të rinjve kanë qëlluar me gurë autobusin, në kohën kur po kalonte në afërsi të mbikalimit në bulevardin “Metodi Andonov-Cento. Është vlerërsuar se janë shkaktuar dëme materiale prej rreth 61.000 denarë.
20 October Ministri i brendshëm, Oliveri Spasovski ka kritikuar koalicionin e Aleancës për Shqiptarët me Lëvizjen Besa duke theksuar se me këtë partia e Selës është vënë anën e VMRO-së ashtu sikur edhe partia e Kasamit. Spasovski tha se ky qëndrim i tij është i bazuar nga informatat në terren, por nga ana tjetër i pyetur për koalicionin e partisë së tij me BDI-së e cila ishte në koalicion me VMRo-së tha se koalicioni me partinë e Ahmetit është i vendosur mbi parime të qarta. Spasovski në intervistën për emisionin 360 gradë gjithashtu thekson se koalicioni qeveritar me Aleancën nuk…
Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, ka deklaruar se janë duke kërkuar të gjitha detajat në lidhje me vendimin e Qeverisë së mëparshme VMRO-BDI për të shpërblyer me para qeveritare Johan Tarçullovskin, deputetin e VMRO-DPMNE-së, i dënuar për krime lufte nga Tribunali i Hagës. “Në këtë moment jemi duke i kërkuar të gjitha të dhënat lidhur me këto marrëveshje. Ajo që e dimë është se ajo marrëveshje që doli në opinion është autentike, megjithatë për shkak se ka edhe të tjera presim që t’i gjejmë të gjitha, sepse janë me datë më të vjetër”, ka thënë Boshnjakovski. Ai ka shpjeguar se në…
Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, ka deklaruar se janë duke kërkuar të gjitha detajat në lidhje me vendimin e Qeverisë së mëparshme VMRO-BDI për të shpërblyer me para qeveritare Johan Tarçullovskin, deputetin e VMRO-DPMNE-së, i dënuar për krime lufte nga Tribunali i Hagës. “Në këtë moment jemi duke i kërkuar të gjitha të dhënat lidhur me këto marrëveshje. Ajo që e dimë është se ajo marrëveshje që doli në opinion është autentike, megjithatë për shkak se ka edhe të tjera presim që t’i gjejmë të gjitha, sepse janë me datë më të vjetër”, ka thënë Boshnjakovski. Ai ka shpjeguar se në…
Qeveria ka vendosur që Ligji për Duhanin të kthehet sërish në Kuvend. Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski, ka deklaruar sot gjatë konfernecës për gazetarë se ky ligj do të kthehet në Legjislativ për procedurë të mëtejmë. Ndryshime më të mëdha do të ketë për të ashtuquajturat tarraca, përkatësisht pjesë të kafiterive dhe restoranteve ku lejohet pirja e duhanit vetëm kur objekti nuk ka çati ose është i hapur prej së paku tre anëve. Për ndryshime më të mëdha, si për shembull të lejohet pirja e duhanit në një pjesë të objektit hotelierik do të mendohet në mënyrë shtesë.…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) i refuzoi të gjithë ankesat e dorëzuara për raundin e parë nga Zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielën. Zëdhënësja e KSHZ-së Lupka Guguçevska deklaroi se seanca ka përfunduar mëngjesin e sotëm dhe se janë refuzuar të gjithë ankesat. Deri te KSHZ-ja janë dorëzuar 46 ankesa prej të cilëve 43 kishte dorëzuar VMRO-DPMNE, por para fillimit të seancës së djeshme janë tërhequr tre dhe një gjatë seancës. Pas një ankese dorëzuan edhe TMRO, Aleanca për Shqiptarët dhe E Majta. Kundër vendimit të KSHZ-së mund të dorëzohet padi deri te Gjykata Administrative, në afat prej 24…
Moti sot pritet të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të vogla mesatare dhe me erë të dobët kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej një deri në 8 gradë, ndërsa ao e ditës prej 23 deri në 28 gradë. Në Shkup do të jetë me diell dhe relativisht ngrohtë me vranësira të vogla mesatare. Temperatura do të lëvizë prej gjashtë deri në 26 gradë. Deri të dielën do të mbajë mot i qëndrueshëm, i thatë dhe i ngrohtë me temperatura ditore mbi mesataren. Nga e hëna do të mbisundojë mot me vranësira…
Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detajet në lidhje me përleshjen që ndodhi në afërsi të Bit Pazarit, shkruan SHENJA. Në kumtesën e MPB-së thuhet se incidenti ka ndodhur rreth orës 21:00, në bulevardin Kërste Misirkov tek stacioni i autobusëve përballë 26 korrikut në autobusin numër 50. “Nga disa persona është prishur rendi dhe qetësia publike dhe pastaj janë sulmuar edhe udhëtarët që kanë qenë brenda në autobus. Prishja e rendit ka filluar nga kati i lartë i autobusit ku ka filluar një përleshje fizike, e cila më pas ka vazhduar edhe në katin e poshtëm të autobusit. Njëri…
Një përleshje mes dhjetëra personave ka ndodhur para disa minutave në afërti të Bit Pazarit. Bëhet fjalë për tifozë të klubit të Vardarit të cilët kanë qenë duke u kthyer nga ndeshja që ekipi i tyre e zhvilloi kundër Real Sosiedatit në kuadër të Ligës së Europës.Dëshmitarë okularë thonë se në momentin kur në autobusin me numër 50 kanë tentuar të hynë disa udhëtarë shqiptarë, grupi i tifozëve që ka qenë në autobus, nuk i ka lejuar por i ka sulmuar. Përpos kësaj, janë sulmuar edhe persona tjerë dhe është demoluar një autobus i linjës numër 20. Ekipi i Televizionit…

