Në vazhdën e takimeve me qytetarë në kuadër të fushatës zgjedhore për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, kandidati i Lëvizjes BESA për komunën e Studeniçanit, Rexhep Memedi, i shoqëruar nga kryetari i partisë Bilall Kasami dhe nga përfaqësuesit e Aleancës për Shqiptarët, ka vizituar fshatin Koliçan i poshtëm. Ata u mirëpritën nga banorët vendas ku mbajtën fjalime dhe premtuan se në këtë fshat do të rregullojnë rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit si dhe infrastrukturën rrugore. Vetë prezenca e dr.Bilall Kasamit sot në Koliçanin e Poshtëm kur edhe ai është në kampanjë është dëshmi se BESA dhe dr.Rexhep Memedi nuk…
Author: almakos
20 October Kryeministri i vendit Zoran Zaev, sot pasdite në një takim elektoral në Çair, tha se deri tani nuk janë ulur në tryezë për mundësinë e ndryshimeve në qeverinë e kryesuar nga ai, por nuk përjashtoi ndryshimet pas zgjedhjeve lokale duke mos përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit edhe me PDSH-në e Thaçit. “Thash edhe më herët, të gjitha variantet janë të hapura. Gjithsesi ne kemi qeveri stabile, ndërsa shumica pres të rritet. Njëra ndër alternativat është edhe PDSH të jetë pjesë përbërëse e qeverisë. Është me rëndësi që programi të pranohet, nëse qëndrojnë pas projekteve të cilat i kemi premtuar…
Vizita e kryeministrit Zoran Zaev në Çair, i cili kishte shkuar të bëjë fushatë për kandidatin e BDI-së, partnerit të koalicionit të LSDM-së, Visar Ganiu, nuk ishte edhe e këndshme. Një qytetar i Çairit ia thot në sy: “Nëse nuk i burgos këta kriminelë (të BDI-së), nuk do të votojmë më”. Unë do të parashtroj edhe një pyetje shumë të rëndësishme, ka të bëjë me këta kriminelët. I shoh, shëtisin nëpër rrugë! Un po të kisha bërë një krim prej 20 Eurove, do të më burgosnit. Kanë vjedhur miliarda, shëtiten dhe sillen me egërsi ndaj qytetarëve, duke i gënjyer ata…
Ekstradimi i dy ish-funksionarëve të DSK-së, Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski, nga Greqia për në Maqedoni, do të zhvillohet në suaza të konventave evropiane për ekstradim. Kështu deklaroi sot zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, i cili theksoi se shpreson që marrëveshjet ndërkombëtare do të shfrytëzohen dhe se Ministria e Drejtësisë do të bëjë punën e saj. MILE BOSHNJAKOVSKI, ZËDHËNËS I QEVERISË Dua t’u drejtoj tek ministria e drejtësisë si institucion kompetent që do të udhëheq procedurën. E dyta, pritjet janë se të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare dhe standarde, në raste të këtilla do të respektohen në procedurë të rregullt dhe në…
Edhe pse tanimë ka filluar fushata për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale BDI ende nuk ka bërë publike marrëveshjen për koalicion me LSDM-në sipas të cilët dy partitë mbështesin kandidatët e njëra tjetrës. Marrëveshja e këtillë e nënshkruar nga Zaev dhe Ahmeti nuk dihet nëse ekziston pasi e njëjta ende nuk është publikuar edhe pse në të njëjtën thirrej edhe vetë Ahmeti kur nga votuesit shqiptarë kërkonte që të mbështesin kandidatët e LSDM-së. ALI AHMETI, KRYETAR I BDI-SË (07.10.2017) “Ne kemi bërë marrëveshje partneriteti si në nivel qëndror ashtu edhe në nivel lokal me LSDM-në. Politika është interes dhe…
Në Bashkimin Demokratik për Integrim nuk ka koordinim lidhur me pozitën e Aleancës për Shiptarët në Qeveri. Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, thotë se pas koalicionimit të saj me Lëvizjen BESA në rrethin e dytë të zgjedhjeve, duhet të shqyrtohet pozita e kësaj partie në Ekzekutiv, ndërkaq zëdhënësi i shtabit zgjedhor të BDI-së, Arbër Ademi tha se shumica parlamentare është stabile, pavarësisht ngjarjeve të fundit. BUJAR OSMANI, ZËDHËNËS I BDI-SË “Bëhet fjalë për koalicion me parti opozitare, ku ka edhe spekulime se ka koalicion edhe me parti opozitare maqedonase në atë grup, mendoj se partnerët e koalicionit do të ulen…
Koalicionet e arritura, për dikë mund të kenë epilog triumfal, e për dikë tjetër fatal. Kështu thonë analistët duke i komentuar koalicionet Aleanca-BESA dhe LSDM-BDI. Koalicioni Besa-Aleanca, sipas gazetarit Isen Saliu është historik, pasi sipas tij, ndërpritet një praktikë e mungesës së bashkëpunimit në mes të subjekteve serioze shqiptare mes veti. Ai tha se subjektet e deritanishme nuk e kishin aspak problem të arrijnë marrëveshje dhe të bashkëpunojnë me partitë maqedonase dhe të jenë në koalicion me ta edhe kur shqiptarëve u ndodhnin tragjedi të mëdha si “Monstra”, “Sopoti”,”Brodeci” dhe Lagjja e Trimave.Ndërkaq, koalicionin BDI-LSDM, ai e cilësoi si jo…
Kryetari BDI-së, Ali Ahmeti, në ciklet e mëparshme zgjedhore vazhdimisht merrej me dëshmorët, invalidët dhe veteranët e luftës së vitit 2001, por pas zgjedhjeve gjithnjë gjindeshin justifikime për të shtyrë këtë temë. Në vend që kjo temë të hapej në Kuvend, aty u miratua ligji për branitellat, të cilët kanë gëzuar të gjitha beneficionet e mundshme nga shteti. Kjo ishte deklarata e Ali Ahmetit, e bërë në një tubim të BDI-së në Tetovë në vitin 2008. “Të nderuar ushtarë dhe oficerë të UÇK-së. Të nderuar bashkëluftëtar dhe bashkëveprimtar”. Me këto fjalë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, fillonte çdo tubim parazgjedhor…
20 October Dyshja e pandashme e policisë sekrete Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski kanë pasur logjistikë nga Maqedonia, derisa kanë qenë në arrati. Informacionin e publikuar dje në Alsat M, sot e konfirmoi Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, në intervistë për emisionin 360 Gradë. MPB-ja Informacionet për vendndodhjen e dy të arratisurve e ka marrë nga disa njerëz, ndërsa ka pasur edhe bashkëpunim me shërbimet e vendeve fqinje. Ky është një aksion që e bëmë në rajon, u përfshin më shumë shërbime dhe njohuritë që i kishim nga më parë rezultuan me realizim të suksesshëm të këtij aksioni. Për ne…
20 October VMRO-DPMNE e cilëson si të padrejtë vendimin e mbrëmshëm të Komisionit Shtetëror Zgjedhor i cili hodhi poshtë të gjitha ankesat e parashtruara nga kjo parti për rrethin e parë të zgjedheve lokale. Nga kjo parti deklaruan se do të vendimet e KSHZ-së do ti ankimojnë në Gjykatën Administrative , dhe se do të përdorin të gjitha mekanizmat që posedojnë për të vërtetuar se procesi zgjedhor i 15 tetorit është zhvilluar me parregullsi të mëdha. Një numër i konsiderueshëm i parregullsive zgjedhore të shoqëruara me fakte u relativizuan nga ana e Komisionit Shtetërorë Zgjedhor. Shumica e anëtarëve të KSHZ-së…
20 October Ministria e Jashtme ka suspenduar katër të punësuar si të dyshuar nga Prokuroria Publike për pjesëmarrje në zhvillimet e 27 prillit në Kuvend. Dikasteri diplomatik nuk shpjegon arsyet e suspendimeve, madje edhe duke mos konfirmuar suspendimin e të punësuarve. Informacione të Alsat M nga Prokuroria Publike shpjegojnë se gjatë shqyrtimit të provave dhe incizimeve nga kamerat e sigurisë dhe pas identifikimit të personave nga organi i hapjes së akuzës është njoftuar zyrtarisht ministria e Jashtme për pjesëmarrjen e nëpunësve të saj në Kuvend. Ndaj katër të punësuarve, dikasteri diplomatik do të ndërmerr masa disiplinore. Hetimet e 27 prillit…
20 October Tre persona të lënduar dhe dhjetëra të ndaluar nga policia për sulmin ndaj qytetarëve dhe demolimin e disa autobusëve në Bit Pazar, nga ana e tifo grupit të Vardarit “Komitët”. Të zhgënjyer humbja me rezultat të thellë ndaj ekipit Spanjoll, njëri nga tifozët e Vardarit ka tentuar që me dhunë të merr kontrollin e autobusit duke u përplasur kështu me një autobus tjetër. Më pas, sipas policisë, tifozët me të zbritur nga autobusi kanë filluar të sulmojnë kalimtarë të rastit dhe të demolojnë gjithçka që u ka dalë para. Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup thonë…

