Deri sot në orën 12:00 nuk janë parashtruar padi nga partitë kundër vendimeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për ankesat për rrethin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën të dielën, konfirmuan për MIA-n nga Gjykata Administrative. Afati për partitë për të parashtruar padi deri te Gjykata Administrative është 24 orë dhe skadon sonte duke e pasur parasysh se KSHZ-ja mbrëmë ua dorëzoi vendimet partive politike për ankesat e të cilave ka vendosur. Snezhana Kiprovska, bashkëpunëtore e lartë gjyqësore në Gjykatën Administrative informoi se mbrëmë deri te gjykata ka arritur një padi nga Gjorgji Sharkovski kundër, siç qëndron…
Author: almakos
Po vazhdojnë aktivitetet e përbashkëta të Lëvizjes BESA dhe të Alancës për Shqiptarët në fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 29 tetorit. Kandidati i Aleancës për Shqiptarët për kreun e Komunës së Çairit, Faruk Avdiu ka shpërndarë një foto të përbashkët me kandidatin e Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimim i cili në rrethin e dytë të zgjedhjeve do të përballet me Visar Ganiun e BDI-së.
Një 22-vjeçar nga fshati Spoishtë e Shkupit është në gjdndje të rëndë shëndetësore, pasi ka humbur drejtimin dhe ka goditur tre vetura që ishin të parkuara. Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur mbrëmë në udhëkryqin e rrugëve “Sava Kovaçeviq” 1 dhe 11. Ekipi mjekësor konstatoi lëndime të rënda të 22-vjeçarit, ndërsa lëndime të lehta kanë marrë B.J. nga Sopishtja dhe J.N. nga Stajkovci. Policia është duke punuar për ta zbardhur plotësisht rastin.
Në vendkalimin kufitar Deve Bair në kufirin Maqedoni-Bullgari për shkak të frekuencës së rritur të automjeteve, këtë paradite pritjet shkojnë deri në 60 minuta, informoi LAMM. Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon drejtim të kujdesshëm të automjeteve për shkak të intensitetit të rritur të qarkullimit në akset rrugore interurbane.
[contact-form][contact-field label=”Name” type=”name” required=”true” /][contact-field label=”Email” type=”email” required=”true” /][contact-field label=”Website” type=”url” /][contact-field label=”Message” type=”textarea” /][/contact-form]. Kandidati i Aleancës për Shqiptarët për kreun e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka komentuar thirjen që i ka bërë kryeministri Zoran Zaev që të kthehet në postin e ministrit. Taravari ka thënë se Gostivari ka nevojë që të çlirohet nga rrjeta e krimit që është instaluar nga pushteti i BDI-së në komunë, i udhëhequr nga Nevzat Bejta. Taravari theskoi se fitorja në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, që mbahen më 29 tetor është shumë pranë. Reagimi i Taravarit vjen pikërisht pas deklaratës të kryeministrit…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka demantuar se partia e tij do të braktisë koalicionin qeveritar pas zgjedhjeve lokale, përcjell Fol. Sela në një deklaratë për Alsat-M tha se bëhet fjalë për një spekulim të përhapur nga Bashkimi Demokratik për Integrimin për nevojat e zgjedhjeve lokale. ”Bëhet fjalë për dezinformata që i përhap BDI në funksion të zgjedhjeve lokale duke dëshiruar t’i frikësojë njerëzit, ashtu siç ka vepruar gjithmonë. Ajo nuk është aspak e saktë sepse për ato çështje nuk vendos BDI. Ne në qeveri jemi bartësit kryesor të reformave që ajo i bën dhe ne jemi garantues të…
Moti sot pritet të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të vogla mesatare dhe me erë të dobët kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej një deri në 8 gradë, ndërsa ao e ditës prej 23 deri në 28 gradë. Në Shkup do të jetë me diell dhe relativisht ngrohtë me vranësira të vogla mesatare. Temperatura do të lëvizë prej gjashtë deri në 26 gradë. Deri të dielën do të mbajë mot i qëndrueshëm, i thatë dhe i ngrohtë me temperatura ditore mbi mesataren. Nga e hëna do të mbisundojë mot me vranësira…
Në kuadër të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale, koalicioni ‘Aleancë me BESË’ ka mbajtur takim sonte në Tearcë. Kandidati i Lëvizjes BESA për këtë komunë, Amir Elezi ka takuar përfaqësuesit e degës së Aleancës për Shqiptarët si dhe aktivitstët e të dyja partive politike. “Fitorja jonë e madhe është fitore për të gjithë, andaj bashkohuni me ne. Me dije dhe guxim per një jetë të re”, ka shkruar Elezi në Facebook bashkangjitur me fotot e përbashkëta të koalicionit BESA-Aleanca.
Kandidati i Lëvizjes BESA për Komunën e Zhelinës, Blerim Sejdiu, sonte është takuar me aktivistët e Aleancës për Shqiptarët në këtë komunë. Në takim u bisedua për aktivitetet e përbashkëta që do të ndërmerren ditëve në vazhdim. Koalicioni Lëvizja BESA – Aleanca për Shqiptarët pret fitore në Zhelinë. Në këtë komunë BESA garon kundër BDI-së. Me bashkimin e votave, BESA dhe Aleanca së bashku kanë 4.647 vota, kundrejt 4.009 votave të koalicionit BDI-LSDM. Ndryshe, BDI në komunën e Zhelinës për herë të parë pas nëntë viteve do të jetë në opozitë në këshillin komunal, sepse BESA ka fituar 9 këshilltarë,…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela gjatë një takimi me degën e Lëvizjes BESA në Strugë, tha se bashkëpunimi mes dy subjekteve është i mirë dhe i natyrshëm. Sela shtoi se dëshiron që ky bashkëpunim të vazhdojë me qëllim të riformatimit të skenës politike, siç tha ai, të pastrohet nga disa subjekte të vjetra politike. Sela tha se koalicioni Aleancë me BESË është një fillim i cili paralajmëron koalicionin e ardhshëm në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, koalicion që do ta linte BDI-në me më pak se shtatë deputetë. Sela tha se BDI nuk mund ta quaj veten të sukseshme…
Kandidati i Aleancës për Shqiptarët për kryetar të komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ka njoftuar se mijëra persona i janë bashkuar projektit “Gostivari i Pari”, dhe me këtë sipas tij, fitorja në Gostivar është e padiskutueshme. Ja postimi i plotë i Taravarut në Facebook: Miq, më lejoni t’ju jap lajmin se numri i anëtarëve të projektit “Gostivari i Pari” ka arritur shifra rekord duke thyer çdo mit politik apo etnik, dhe duke pasur vetëm një ideal: Gostivarin! Qindra e mijëra qytetarë të Gostivarit janë bashkuar nismës tonë, duke më bërë kështu krenar çdo sekondë që kam fatin të jem pjesë…
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, njëherësh edhe kandidat për mandatin e dytë për komunën e Strugës, Ziadin Sela, vazhdon takimet më qytetarë në kuadër të fushatës zgjedhore. Sela ka shetitur sot nëpër qytetin e Strugës ku është pritur ngrohtë nga shumë qytetarë, e të cilët edhe ka bashkëbiseduar me ata për projektet e ardhshme dhe për nevojat e qytetarëve të Strugës.

