Përkrahja e LSDM-së për BDI-në dëshmon se LSDM nuk dallon aspak nga VMRO DPMNE për sa i përket raportit me shqiptarët. Kështu thotë kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politik Shqiptarë në Maqedoni, Shpëtim Pollozhani, i cili zëvendësimin e LSDM-së me VMRO-në por jo edhe politikës së tyre ndaj shqiptarëve e përshkruan me shprehjen “iku Lara, erdhi Baloja”. Ai fton shqiptarët që të votojnë partitë shqiptare, pasi sipas tij, vetëm shqiptarët kanë projekte për të mirën e tyre. SHPËTIM POLLOZHANI, KRYETAR I SHOQATËS SË TË BURGOSURVE POLITIK SHQIPTARË NË MAQEDONI “Kjo me të vërtetë, dua të besoj që është një…
Author: almakos
21 October Të gjitha dokumentet e lëndës kundër Goran Gruejevskit dhe Nikolla Boshkovskit janë në Gjykatën Penale. Atje janë edhe aktakuza edhe vendimi i Gjykatës së Apelit për paraburgim. Avokati Jovan Joanidis pret që kompletimi i tërë dokumentacionit për ekstradimin e tyre nuk do zgjatë shumë, nëse nuk ka ndonjë bllokim nga ndonjë institucion. Nëse Ministria e Drejtësisë është drejtuar tek Gjykata e Apelit në Shkup si gjykatë kompetente për gjykatat themelore në vend, ai do e marrë lëndën me letër nga Gjykata Penale dhe do ta dorëzojë në Ministrinë e drejtësisë. Kjo punë bëhet për 3 deri 5 ditë.…
21 October Kryeministri i vendit Zoran Zaev deklaruar se koalicioni midis Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa nuk e pengon dhe as nuk e dëmton koalicionin qeveritar, pjesë e së cilit është edhe partia e Selës, me dy deputetët e saj, Ziadin Sela dhe Syrija Rashidi. Zaev shtoi se e vetmja pengesë mund të jetë tërheqja e partisë së Selës nga Qeveria. Pushteti lokal është i ndryshëm nga ai Qendror dhe është shumë legjitime që Ziadin Sela ka hyrë në koalicion me Besën, unë nuk kam problem në këtë drejtim. E pashë që kishte mbështetje edhe me strukturat e VMRO-DPMNE-së…
21 October Qytetarët me mendime të ndryshme rreth Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit, ndryshimet e të cilit u dorëzuan ditë më parë në Kuvend. Një pjesë e të anketuarve janë të mendimit se duhet të ekzistojnë vende të posaçme për duhanpirësit, por jo edhe kufizime të tepruara. Mendoj se më mirë do të ishte që të bëhet zonë për pirjen e duhanit për ata që pinë dhe zonë për ata që nuk janë duhanpirës. Duhet të rregullohet, duhet të jenë vende të caktuara për pirjen e duhanit dhe vende të caktuara për mos pirje…duhet të jetë e kufizuar,të…
21 October Ndonëse fenomeni i tregtisë me njerëz është prezent edhe në Maqedoni, shumë pak denoncohen raste të këtilla. Vitin e kaluar janë identifikuar vetëm gjashtë viktima të tregtisë me njerëz. Nga Organizata joqeveritare “Porta e hapur”- La Strada, thonë se ky nuk është numri real. Kjo nuk është pasqyra reale në Maqedoni, duka pas parasysh se numrat e viktimave të identifikuara në shtetet fqinje janë shumë më të mëdha. Vitin e kaluar në Maqedoni janë identifikuar gjashtë viktima të tregtisë me njerëz, prej të cilëve pesë janë shtetas të Maqedonisë dhe një i huaj. Numri më i madh i…
21 October Analisti Albert Musliu konsideron se koalicionimi mes BDI-së dhe PDSH-së mund të ndodh si përgjigje ndaj koalicionit, i cili u bë publik ditë më parë mes Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa. Musliu thotë se koalicionimet që bëhen para raundit të dytë kanë për qëllim që që të efektuojnë votat në numrave, si pasojë e nevojës që i kanë subjekte të caktuara politike. Musliu madje shton se nuk ka asgjë të keqe që cilado parti opozitare ti bashkëngjitet Qeverisë Zave, e cila konsiderohet si reformatore. Se është në vazhdën e koalicionimit të LR PDSH-së dhe Besës është fakt.…
21 October Në mesnatë skadon afati i ankimimit t partive në Gjykatën Administrative për parregullsitë zgjedhore në votimin e javës së kaluar. VMRO-DPMNE paralajmëroi se do t’i ankimojë të gjitha vendimet e KSHZ-së me të cilat u refuzuan ankesat e kësaj partie për rrethin e parë të zgjedhjeve lokale. “KSHZ u shndërrua në pjesëmarrës në gjithë këtë, duke relativizuar dhe mbyllur sytë para fakteve dhe dëshmive të qarta dhe me këtë u vu në funksionim të fshehjes së kriminalitetit zgjedhor të LSDM-së. VMRO-DPMNE nuk do të lejojë që dikush ta shkatërrojë demokracinë dhe shtetin e së drejtës në Maqedoni”, thuhet…
21 October Shtypi ditor i bibliotekës së Tetovës i lindur që nga viti 1945, edhe më tej vazhdon të ruhet të hapësirë të papërshtatshme dhe të shkatërrohet dita ditës, si pasojë e mungesës së hapësirës për radhitje dhe mirëmbajtje. Edhe përkundër kërkesave të shumta drejtuar Ministrisë së Kulturës në 15 vitet e fundit, problemi akoma vazhdon të injorohet. Shkaku i mungesës së hapësirës, jemi të detyruar që atë pjesë të materialit ta vendosim në hapësirat e Qendrës për kulturë. I kemi vendosur në atë formë që nuk janë në shërbim të lexuesve apo qytetarëve sepse nuk ka një radhitje adekuate.…
Me kapele dhe xhaketa në kokë në përpjekje për të fshehur fytyrat nga fotografët Goran Grujevski dhe Nikola Boshkovski u shfaq para prokurorëve dhe gjykatësve para gjykatës në Selanik. Seanca e parë e planifikuar për dje u shty për të martën, për shkak se nuk kishte përkthyes, raporton “Nova Makedonija”, duke u mbështetur nga burime anonime nga Greqia. Dy ish-zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme dyshohen për dy raste të ndara. Autoritetet greke i akuzojnë për përdorim të pasaportave false, ndërkohë që ekziston edhe fletëarresti ndërkombëtar i lëshuar nga Interpoli, për shkak të akuzave në vendin e tyre. /SHENJA/
VMRO-DPMNE-ja njoftoi se për vendimet e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), ku u refuzuan të gjitha ankesat për parregullsi zgjedhore në zgjedhjet lokale të 15 tetorit do të ankohet te Gjykata Administrative, njofton Portalb.mk. “KSHZ është përfshirë në tërë këtë, duke i relativizuar faktet dhe dëshmitë e dukshme me çka u vë në funksion të mbulimit të krimeve zgjedhore të LSD-së. VMRO-DPMNE-ja për të gjitha parashtresat e dërguara në KSHZ, nga e njëjta të refuzuara, do ta shfrytëzojë të drejtën për ankesë në Gjykatën Administrative. VMRO-DPMNE-ja nuk do të lejojë që dikush të dëmtojë demokracinë dhe shtetin e së drejtës në Republikën e Maqedonisë”, thuhet…
Ish-diplomati Arsim Zekolli vlerëson se koalicioni i arritur mes Lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarët ka ripërtrirë indin kombëtar. Zekolli këtë ripërtrirje e sheh tek dinjiteti që shfaqë rinia shqiptare, ku thotë se fuqishëm frymon shpirti liridashës. Zekolli këtë e quan fitore të Aleancës dhe BESËS, madje duke theksuar se kjo i tejkalon edhe fitoret zgjedhore. BESA dhe Aleanca hapën rrugën për një shoqëri të re shqiptare, sikur Rugova dhe Agani në të 90-tat, thotë Zekolli, duke theksuar se rizgjimi filloi. Ja edhe shkrimi i tij i plotë: Ky mllef, ky dinjitet dhe kjo revoltë që shoh te rinia shqiptare…
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pas mbështetjes që i jep kryeministri Zoran Zaev fushatës së BDI-së. Në reagimin e kësaj partie politike drejtuar mediave thuhet se me përvojën e tij si kryetar komune nga radhët e një partie opozitare do të duhej që së paku t’i kujtohet se këto lloje të veprimit nuk kanë të bëjnë fare me shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit. “Ia përkujtojmë se njëra nga partitë e cila përmendet me përpikëri në sintagmën e KE dhe organizatave tjera ndërkombëtare me relevancë është mu ky organizimi politik – BDI, e cila prej kohës së regjimit…

