Nga një retorikë kombëtare patrotike drejt një fushate multi etnike. Nga fjalimet e Ali Ahmetit me motive të luftës së UÇK-së deri te fjalimet qëndrore nga Zoran Zaev që thërret të votohen djemt më të mirë të BDI-së. Ky është rrugëtimi i BDI-së, partisë së Ali Ahmetit i cili nga një cikël zgjedhor në tjetrin ka zbutur fjalorin dhe retorikën dukë ndryshuar rrënjësisht nga paraqitjet e tij të para, raporton SHENJA. Në tubimet e vitit 2008 kur PDSH kishte partner strategjik VMRO-DPMNE-në, Ahmeti ishte kategorik se nuk guxojnë të kenë shqiptarët partner strategjik tek partitë maqedonase.Ali Ahmeti, kryetar I BDI-së…
Author: almakos
22 October Kryeministri Zoran Zaev hodhi poshtë akuzat e Gruevskit se pushteti ka kryer çfarëdo presioni dhe kërcënimi ndaj votuesve. “Unë nuk pashë kurrfarë serioziteti në deklaratat që ai i dha në intervistë dhe nuk mundem logjikisht të konkludoj se cilët janë dëshmitë dhe shkaqet e këtyre akuzave” deklaroi sot Zaev në Kavadar. [embedded content]
22 October Të pabazë- kështu ekspertët juridik e vlerësojnë frikën e dy ish zyrtarëve të DSK-së, Goran Grujevskit dhe Nikola Boshkovskit nëse Greqia i ekstradon në Maqedoni. Ish kryetari i supremes, Dane Ilijev, për Alsat shpjegon se gjatë kërkesës që mos të ekstradohen, për personat e dyshuar duhet të dëshmohet që edhe më parë kanë qenë cak i sulmeve ose kërcënimeve. Kjo sipas tij, nuk vlen për Grujevskin dhe Boshkovskin dhe për këtë shpjegimi i tyre se u kërcënohet jeta është i pa bazë. Këtë mund ta dëshmojnë nëse pohojnë se duhet të ekstradohen në Siri ose ndonjë vend tjetër…
22 October 78 vjeçari, Shaqir Shaqiri është njëri nga 450 mijë personat në vend që jetojnë në varfëri. Atë e takuam në Çarshinë e Vjetër të Shkupit ku në çdo cep ka njerëz që kërkojnë lëmoshë. Sh.Sh: “Kërkoj lëmoshë, nuk ka para”. A merrni prej shtetit ndonjë ndihmë? Sh.Sh: “Pak. 3500 denarë”. 3500 denarë vetëm për bukë, për ushqim? Sh.Sh: “Vetëm për bukë, nuk ka për dru dhe për ilaçe”. Ndihma sociale për një familje katër anëtarëshe është rreth 6000 denarë, por vetëm në tre vitet e para e më pas kjo shumë përgjysmohet. Sipas ministres për punë dhe politikë…
22 October Shumë tekste shkollore vazhdojnë të mungojnë thuajse në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në vend, edhe dy muaj nga fillimi i vitit të ri shkollor. Alsat M kontaktuar më shumë drejtorë të shkollave në fjalë të cilat kanë njoftiar për mungesën e numrit të madh të librave si të : historisë, gjuhës angleze, arsimit teknik, gjuhës maqedonase për paralelet shqipe, inovacion, matematikë, kultura qytetare si dhe fizika, biologjia e kimia për klasë të caktuara. Drejtorët shprehen të revoltuar për vonesën e librave duke përkujtuar se kërkesat në dikasterin e Arsimit janë bërë me kohë. Halit Sejdiu,…
Rikthimin e garave me makina në Shkup pas gjashtë viteve për fakt të keq e shënoi një incident serioz.Garuesi Uroish Bërkic nga Serbia me makinën Honda ka dalë nga pista dhe ka goditur njërin nga organizatorët e garës, Aleksandar Dimushevski i cili gjendje rreth pistës.Incidenti ndodhi 13 xhiro deri në fund të garës.Dimushevski ka përfunduar me lëndime serioze, frakturë në këmbët, ndërsa menjëherë është dërguar në spital. Edhe piloti serb është dërguar në spital. Gara më pas është ndërprerë. Nga MPB dhe Ndihma e shpejtë kanë paralajmëruar informacione shtesë rreth i incidentit. (FOTO: 24auto.mk)
Kandidati i Lëvizjes BESA për komunën e Sarajit, Bashkim Bakiu së bashku me kandidatin e Aleancës për Shqiptarët, Ekrem Alija kanë vazhduar takimet me qytetarët e Sarajit duke prezantuar programin e tyre për banorët e Sarajit.Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes BESËS dhe Aleancës, aktivistë të dyja partive janë vazhdimisht në teren dhe po zhvillojnë takime me banorët e Sarajit.
22 October Interesim i madh i qytetarëve për vaksinim kundër gripit sezonal. 30.000 dozat e vaksinave që janë shpërndarë në mbarë territorin e vendit nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, po harxhohen shpejtë si pasojë e interesimit të lartë të qytetarëve për të pranuar të njejtën. Nga Qendra për Shëndet Publik në Shkup thonë se vetëm në këtë qendër brenda tre ditësh janë dhënë mbi 2000 vaksina, derisa njoftojnë se shërbimet e kësaj Qendre për shkka të interesit të madhë do të punojnë edhe gjatë ditës së nesërme, pavarësisht se është festë shtetërore. Ne besojmë se dozat që i kemi…
22 October Nikolla Gruevski taktizon dhe nuk tregon hapur nëse planifikon të tërhiqet nga posti i liderit të VMRO-DPMNE-së pas humbjes bindëse në zgjedhjet lokale. Në intervistë për televizionin Alfa ai tha se nuk ik nga përgjegjësia, por për ngjarjet në parti paralajmëroi se do të vendos pas raundit të dytë të zgjedhjeve. Kuptohet se e kam përgjegjësinë më të madhe, por për këtë do të diskutohet pas zgjedhjeve pasi të bëhet një analizë e thellë, me kujdes do të diskutohen të gjitha aspektet dhe më vonë do të veprohet ashtu siç është më së miri për VMRO-DPMNE-në dhe Republikën…
Aktivistët dhe kandidatët për kryetar të komunës së Çairit nga Besa dhe Aleanca për shqiptarët, vazhduan simbolikën e tyre të bashkëpunimit edhe në terrenin sportiv. Sot ata në përbërje të përzier, luajtën një ndeshje futbolli por pa numëruar golat. Thanë se fitorja e tyre më e madhe është bashkëpunimi për të mirën e shqiptarëve. Ndjekim kronikën.Faruk Avdiu i Aleancës ishte i pari që kishte arritur në terren dhe bashkë me aktivistët e Besës dhe të partisë së tij. Po bënin përgatitjet për lojë dhe prisnin Zekirija Ibrahimin.I pyetur nga gazetarët nëse i kanë ftuar aktivistët e BDIsë për të luajtur,…
Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski sot duhej të dalin para gjykatës penale në Selanik të Greqisë lidhur me pasaportat e falsifikuar që i kanë përdorur për të dalë nga shteti, por seanca është anuluar shkaku se nuk ka patur përkthyes nga greqishtja në maqedonisht. Gjykimi është shtyrë për 24 tetor. Në mënyrë shtesë, Gjykata e Apelit në Selanik do të vendosë edhe për ekstradimin në Maqedoni të cilin Grujovski dhe Boshkovski e kanë refuzuar. Arsyetimet e dy të arratisurve nga Maqedonisë, të akuzuar për përgjim të paligjshëm, kanë qenë se ata janë pre e përndjekjes politike dhe nëse kthehen në…
22 October Subjektet politike kanë dorëzuar gjithësejt 27 padi kundër vendimeve të KSHZ-së deri tek Gjykata Administrative. Partitë kanë kundërshtuar vendimet e KSHZ-së për rrethin e parë të zgjedhjeve me të cilat janë refuzuar parashtresat për parregullsi në disa vendvotime. Afati për parashtrimin e padive ka skaduar sot në orën 11:00. Më së shumti padi ka parashtruar VMRO DPMNE-ja, 24 gjithësej, TMRO ka dorëzuar dy padi ndërsa “E majta” një padi. Gjykata Administrative pas përmbylljes së afatit të ankesave, ka 48 orë për të vepruar dhe dhënë përgjigjen. Për paditë vendosin pesë gjykatës administrativ të zgjedhur me short, dhe secili…

