Disa autobusë me serbë pritet që të hyjnë në Kosovë, në piken kufitare në Jarinje, me qëllim që të japin votën e tyre në zgjedhjet komunale, njofton Klan Kosova.Ky autobus besohet që do të niset nga Kraleva, mirëpo udhëtarët duket që nuk janë nga Kosova, përderisa kanë statusin e refugjatëve në Serbi.Mbetet të shihet në qoftë se këta persona do të votojnë, përderisa kujtojmë që shumica e votuesve të Mitrovicës Veriore janë duke kryer obligimin e tyre duke përdorë mjete të identifikimit të lëshuara nga Republika e Kosovës.Ndërkohë në qendrën e votimit më të madhe në veri të vendit, janë…
Author: almakos
22 October Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe ngrohtë, me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e lehtë me drejtim perëndimor dhe veriperëndimor, ndërsa kah fundi i ditës do të ndryshojë drejtimi i erës në jugperëndim. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 1 deri më 9 gradë, ndërsa ato ditore nga 20 deri më 27 gradë celsius. Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot i nxehtë me vranësira të mesme dhe me erë nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat do të lëvizin nga 4 deri më 25 gradë celsius
Kjo foto daton nga zgjedhjet lokale të vitit 2005, kur Ramiz Merko garoi për herë të parë për kryetarë në Strugë. Siç e vereni, shpinën ia ruan Mirsad Ndrecaj, sepse asokohe Merko frikohej nga VMRO-DPMNE-ja. Mirsad Ndrecaj më vonë u vra në Kumanovë edhe atë deri sa partia e Merkos ishte në qeveri bashkë me VMRO-DPMNE-në, kurse Merko sot me ndihmën e maqedonasve mundohet ta fitojë Strugën.
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në një deklaratë për Tv Alfa ka thënë se ata kanë informacion se qindra persona nga VMRO-DPMNE po përgjohen.“Kemi informacion se e tërë udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së po përgjohet. E dyta, në DSK është hapur një dosje me emrin ‘Terrorizëm dhe ekstremizëm maqedonas’ kundër VMRO-DPMNE-së. Informacionet e tona janë se këtë po e bën MPB. Ku ta denoncojmë këtë, tek vet ata? Qëllimi është që jo vetëm VMRO dhe unë, qëllimi është që dashuria ndaj shtetit të jetë demode, ndërsa paradat e homoseksualëve të jenë moderne”, tha Gruevski.
Kryeministri Zoran Zaev sot ka deklaruar se shumica parlamentare nuk do të zvogëlohet por përkundrazi do të rritet.Zaev thotë se shumica parlamentare do të rritet sepse, siç tha ai, ka shumë demokrat dhe njerëz të ndershëm të opozitës, të cilët nuk pajtohen me ndarjet politike, nacionalizëm, ndërsa Maqedonisë, sipas tij, në periudhën e ardhshme po I vijnë perspektiva të mira.“Unë besoj se disa deputetë do të kenë guximin që të përkrahin politikat të cilat i duhen Maqedonisë. Jam I bindur në këtë, kështu që pason periudha për të përveshur krahët dhe për të punuar për qytetarët”, ka thënë Zaev.
Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët sapo kanë zyrtarizuar marrëveshjen e koalicionit në këshillin komunal në Butel. Me këtë marrëveshje, BDI do të mbetet opozitë në këtë komunë. Në zgjedhjet e 15 tetorit Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët morën nga 1 këshilltarë, BDI 1, ndërsa partitë maqedonase VMRO dhe LSDM nga 8 këshilltarë. Me bashkimin e mandateve mes Besës dhe Aleancës këto dy parti kushtëzojnë partitë maqedonase, të cilët nuk mund të formojnë shumicën me BDI-në. Pritet që shembulli i Butelit të ndiqet në të gjitha komunat, ku me bashkimin e mandateve të këshilltarëve mes Besës dhe Aleancës, BDI…
Lëvizja BESA i ka quajtur shpifje lajmet të publikuara në disa media të caktuara kinse në partinë e tyre ka përçarje. Sipas tyre, BDI është në panik, sidomos pas lidhjes së bashkëpunimit me Aleancën për Shqiptarët.“Të zënë në panik, veçmas pas bashkëpunimit të lidhur mes Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes BESA, që është shenjë se as LSDM-ja nuk i shpëton dot më kriminelët e BDI-së, kundërshtarët tanë politikë tashmë e kanë zgjeruar paletën e sulmeve ndaj nesh, duke u shërbyer jo vetëm me shpifje dhe insinuata, por edhe duke bërë fitne klasike, që kjo t’u shkojë në favor për raundin…
Kandidati i Lëvizjes BESA për komunën e Studeniçanit, Rexhep Memedi ka realizuar takim pune me afarist nga Turqia, në të cilin takim ka prezantuar mundësit që i ofron komuna e Studeniçanit sa i përket kuadrit profesional në sektorin e tekstilit.“Në frymën e ofertës tonë parazgjedhore sot realizuam takim pune me drejtorin gjeneral të Badili Tekstil, Arif Badili dhe bashkëpunëtorët e tij nga Turqia.Gjatë bisedës këmbyem ide dhe i njoftuam për parakushtet që i posedojmë në Komunën e Studeniçanit sa i përket kuadrit profesional në sektorin e tekstilit.U zotuam që ne si menaxhment i ri i Komunës së Studeniçanit do të…
Kandidati i Lëvizjes BESA për komunën e Çairit, Zeqirija Ibrahimi ka vazhduar takimet e tij derë më derë me banorët e Çairi.Në këto takimi Ibrahimi po prezanton programin e tij “Për një jetë të re në Çair”.
Mendohet se Ramiz Merko dhe grupi i tij kanë filluar të shpërndajnë fletushka nëpër fshatrat maqedonase, me fotografinë e Ziadin Selës ku shkruhet “Dilni dhe dënoni këtë monstër” (Izlezi i kazni go ovoj monstrum). Fushata e tillë e ulët, ka revoltuar qytetarët shqiptarë e sidomos mërgimtarët, të cilët kanë filluar të mobilizohen fuqishëm për ta shpëtuar Strugën nga ‘dora’ e Merkos dhe familjes. /Fol/
Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët kanë reaguar ashpër ndaj përzierjes së kryeministrit Zoran Zaev në vullnetin politik të shqiptarëve, në prag të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale. Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ia përkujtoi Zaevit se pjesëmarrja e tij në tubimet e BDI-së si kryeministër është në kundërshtim me rekomandimet e Pribe-së për çkapjen e shtetit nga partia. Kasami përmes një reagimi me shkrim thotë gjithashtu se shqiptarët nuk do të lejojnë rritjen e një diktatori të ri pas rrëzimit të Gruevskit. LËVIZJA BESA “Me eksperiencën e tij si kryetar komune i një partie opozitare (Zaevit) do…
Koalicionimi i kryeministrit Zoran Zaev me BDI-në për raundin e dytë zgjedhor të zgjedhjeve komunale, ka shkaktuar dëshpërim të madh tek qytetarët të cilët nuk ngurrojnë që përmes profileve të tyre në rrjetet sociale të shprehin hapur mllefin e tyre. Ndaj këtij koalicioni, të nervozuar shprehen edhe vetë simpatizantët maqedonas të LSDM-së. Njëri prej tyre i drejtohet drejtpërdrejt partisë së Zaevit ku thotë se edhe vetë koalicionimi me BDI-në i pengon. “Nuk e di deri ku do të shkojë politika e LSDM-së me pjesëmarrjen tek kryetarët e komunave shqiptare të BDI-së dhe mbajtja e fjalimeve në këto komuna, por nuk…

