Author: almakos

23 October Këshillat gjyqësore pranë Gjykatës Administrative, pas skadimit të afatit për dorëzimin e ankesave të partive politike për rrethin e parë të zgjedhjeve deri më tani kanë shqyrtuar 19 ankesa nga gjithsej 29. Siç informojnë nga Gjykata janë shqyrtuar 16 ankesa nga VMRO-DPMNE-ja, dy nga TMRO dhe një nga ” E  Majta”. Ndërkohë rezultatet për 19 ankesat e shqyrtuara do të publikohen në vijim të ditës. Lidhur me parregullsitë zgjedhore janë parashtruar gjithsej 27 ankesa prej të cilave 24 ka parashtruar VMRO DPMNE-ja, dy TMRO-ja dhe një është nga E Majta. Për ankesat vendosin pesë këshille gjyqësore të përbëra nga…

Lexo më Shumë

Mbështetje e madhe në fshatin Cvetovë për kandidatin e Lëvizjes BESA për komunën e Studeniçanit, Rexhep Memedi. Qindra banorë të Cvetovës e kanë mirëpritur delegacionin e koalicionit Aleancë me BESË të kryesuar nga dr.Rexhep Memedi. Memedi në bashkëbisedim me qytetarët e këtij fshati, ka shpalosur programin e tij me projektet për katër vite nëse e fiton mandatin si kryetar komune. Ai i ka falenderuar për mikpritjen qytetarët e Cvetovës, duke u garantuar për një jetë të re dhe më të mirë në komunën e Studeniçait.

Lexo më Shumë

Aktivistët e Lëvizjes BESA dhe të Aleancës për Shqiptarët kanë vazhduar takimet me qytetarët e Çairit, në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale që të mbahen më 29 tetor. Kandidati i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, i shoqëruar nga kandidati i Aleancës për Shqiptarët, Faruk Avdiu kanë vizituar sot disa lagje të Çairit, ku kanë pasur takime të afërta me qytetarët. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Ziadin Sela sonte ka qëndruar në Livadhi të Strugës ku ka takuar banorët e kësaj ana në kërkim të votës për të menaxhuar me komunë e Strugës edhe për katër vitet e ardhshme.“Livadhia ia dha bekimin birit të saj, Ziadinit!Më 29 Tetor, në Livadhi nuk do të ketë garë politike, por votë plebishitare për Ziadin Selën.Ju faleminderit!”, qëndron në faqen e Aleancës për Shqiptarët- Strugë.

Lexo më Shumë

Koalicioni Aleanca me Besës po merr përkrahje të fuqishme në qytetin e Gostivarit. Aktivistë të koalicioni të udhëhequr nga kandidati për kryetar të komunës Arben Taravari kanë qëndruar në fshatin “Çajle” të Gostivarit ku kanë zhvilluar takim  me banorët e Çajlës. Ata thonë se kanë mbetur edhe 7 ditë nga çlirimi i komunës së Gostivarit.

Lexo më Shumë

Kandidati i Lëvizjes BESA për komunën e Tetovës, Bilall Kasami ka thënë se zgjedhjet e 29 nëntorit paraqesin një hap të rëndësishëm nëse do të vazhdohet jetesa në agoni në këtë qytet apo do ketë ndryshime në komunë. Ai ka thënë se e mira do të ngadhënjej mbi të keqen dhe e bukuri mbi të shëmtuarën në nënqiellin tonë.Ja dhe postimi i tij i plotë:Të nderuar qytetarëTë gjithë do të pajtohemi se gjendemi në një moment kthyes në shoqërinë tonë. Ky kthim duhet ti përkap të gjitha segmentet në jetën tonë shoqërore. Unë pajtohem me gjithë ju, se për ne,…

Lexo më Shumë

Lidhja e diasporës shqiptare për Maqedoni apelon mërgimtarët kudo që jetojnë, sidomos ata në Evropë, që të udhëtojnë në vendlindje dhe të votojnë Aleancën me Besë. ”Shkupi, Tetova, Dibra, Struga ka nevojë për votën tonë të nderuar bashkatdhetarë, prandaj apelojmë që të gjitha rrugët të na çojnë në vendlindje, t’i japim goditjen e fundit të keqes që na përcjell tani më 15 vjet me radhë! Në të njëjtën kohë të ju tregojmë edhe një herë më tepër qarqeve destruktive të palës tjetër se shqiptarët janë ata që vendosin se kush mund t’i përfaqëson në qeveri”, shtojnë nga LDSHM. Nga LDSHM…

Lexo më Shumë

Arben Agolli i Aleancës për Shqiptarët i cili u fut në balotazh për qytetin e Dibrës, së bashku me Xhemail Çupin e Lëvizjes BESA, kanë marshuar në qytetin e Dibrës, për të kërkuar përkrahjen e qytetarëve për fitore në rrethinë e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahet më 29 tetor.“Duhet ta sjellim ndryshimin në Dibër. Ky sistem njëherë e përgjithmonë duhet të largohet. Nga e hëna, vjen një frymë e re, një jetë e re, vjen një Aleancë me BESË për një Dibër tjetër, një Dibër më të mirë dhe më të lirë”, ka thënë Arben Agolli, duke…

Lexo më Shumë

Sot përfaqësuesit e kompanisë Badilli Textil me në krye Osman Yusuf nga Turqia ishin në Studeniçan për tu interesuar nga afër për mundësitë që ofrojmë si komunë në sektorin e tekstilit. Ata të shoqëruar nga kandidati për kryetarë të Komunës së Studeniçanit dr.Rexhep Memedi dhe ekipi i tij vizituan disa objekte private për të parë kapacitetet që ofrojnë ata për fillimin e veprimtarisë së një reparti të tekstilit me së paku 100 të punësuar, si dhe u njoftuan nga afër me potencialin e fuqisë puntore tek ne. “Në mungesë të një Zone të caktuar ekonomike në teritorin tonë nga ata…

Lexo më Shumë

22 October Është djegur tërësisht shkolla fillore 11 tetori e fshatit Novosellë të komunës së Bogovinjës. Supozohet që shkak i zjarrit  të jetë instilacioni i vjetër elektrik. Përveç  shkollës është djegur edhe një veturë dhe një pjesë e një kasolleje që ndodhej afër godinës së shkollës. Në shuarjen e zjarrit kanë  marrë pjesë tre automjete dhe 8 zjarrfikës, të cilëve iu dashtë më shumë se dy orë për ta vënë nën kontroll zjarrin. Me të marrë lajmin neve kemi dal në terren dhe kemi arritur në vendngjarje me tre automjete kundër zjarrit dhe me tetë zjarrfikës, ku dy orë e…

Lexo më Shumë

Portier i Aleancës, lojtar të Besës. Portier i Besës, lojtar të Aleancës por edhe tek tuk të Besës. Kjo ishte përbërja e dy ekipeve të koalicionit më të ri të cilët luajtën futboll për të përçuar mesazhin e bashkëpunimit.Tashmë fotografia që çdo ditë duket në shtabet e partive me larmi posterësh të të dy palëve, reflektohej edhe në terrenin sportiv.Faruk Avdiu i Aleancës ishte i pari që kishte arritur në terren dhe bashkë me aktivistët e Besës dhe të partisë së tij. Po bënin përgatitjet për lojë dhe prisnin Zeqirija Ibrahimin.I pyetur nga gazetarët nëse i kanë ftuar aktivistët e…

Lexo më Shumë

Partitë kanë dorëzuar 27 padi kundër vendimeve të KSHZ-së deri tek Gjykata Administrative. Nga kjo gjykatë njoftuan se më së shumti kanë marrë padi nga VMRO DPMNE-ja e cila ka dorëzuar gjithësej 24 padi, pastaj TMRO dy padi, dhe “E majta” kishte vetëm një padi për një parregullsi zgjedhore që kanë vërejtur në terren.Këshilli gjyqësor i administratives tani ka 48 orë për të shqyrtuar paditë, duke nisur llogaritjen prej orës 11 kur mbaroi afati për padi. Për paditë vendosin pesë gjykatës administrativ të zgjedhur me short, dhe secili prej tyre në mënyrë elektronike pranon rastësisht paditë që duhet ti shqyrtojë.Kryetari…

Lexo më Shumë