Ditët e fundit uji mban erë të çuditshme si ajo e pesticideve kimike, kanë reaguar nga EcoGuerilla.“Kërkojmë nga organet kompetente të marrin masa urgjente për këtë rrezik që nuk është parë deri më tani dhe ti njoftojnë qytetarët për këtë problem!”, thuhet në reagimin e kësaj organizate.
Author: almakos
Gjykata Administrative e pranoi një nga 28 paditë e parashtruara kundër ankimimeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për votimin dhe grumbullimin e rezultateve nga raundi i parë i zgjedhjeve lokale.Gjykata Administrative vendimet për të gjitha 28 paditë, që i morën këshillat gjykues, i publikoi në internet faqen e saj.Gjykata Administrative e pranoi një nga paditë e koalicionit të kryesuar nga VMRO-DPMNE për ryshfet të votuesve në zgjedhjet për anëtarë të Këshillit të Qytetit të Shkupit në vendvotimin 2461 në komunën e Sarajit.Pas marrjes së vendimit nga Gjykata Administrative, KSHZ duhet të prononcohet nëse rivotimi në këtë vendvotim do të…
Pas gjashtë muajve të trazirave në kuvend, deputetët Kërsto Mukoski dhe Sasho Vasilevski sot do të duhet të paraqiten në prokurori për dhunën në kuvend më 27 prill Kërsto Mukoski dhe Sashe Vasilevski të cilët më 27 prill hapën portat e Kuvendit për protestuesit e dhunshëm. Nga organi akuzës thonë se deri tek përgjegjësia e deputetëve, ka disa procedura të cilët duhet të përfundojnë. Burime nga ky Institucion shpjegojnë se rrugët hetuese mund të zgjasin deri tek përgjegjësia e deputetëve Mukoski dhe Vasilevski por edhe deputetëve tjerë dhe shërbyesve të rendit në Kuvend./Almakos
Në Gjykatën në Selanik sot duhet të mbahet gjykimi i ish-shefit të Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujevskit dhe të punësuarit në DSK, Nikolla Boshkoskit. Flet arresti ndërkombëtar për dy emigrant u shpall me 26 qershor prej kur policia nuk mundi t’i gjejë dhe t’i burgos. Paraburgimin e tyre Gjykata e Apelit e përcaktoi me 18-të qershor, por nuk janë dërguar menjëherë pas grilave sepse u është lënë hapësirë të ankohen ë Gjykatën Supreme, ndërsa në udhëzimin e Apelit thuhet se e drejta për ankesë e shtyn ekzekutimin e vendimit. Ata të premten e kaluar janë nxjerrë para Gjykatës…
Kandidati i Lëvizjes BESA për komunën e Tetovës, Bilall Kasami së bashku me Adnan Nezirin nga Aleanca për Shqiptarët kanë takuar banorët e Porojit.“Sonte, takim rasti patëm edhe me banorët e Porojit, me ç’rast theksuam se tashmë shqiptarët janë bashkuar në Aleancën ne BESË. Me këtë bashkërisht me z. Adnan Neziri e Arif Selami, bëmë të ditur se pas fitores së madhe me 29 Tetor, do t’i realizojmë të gjitha zotimet tona për një Tetovë me shumë ndryshime për të mirën tonë të përgjithshme”, thuhet në njoftimin për këtë takim.
Udhëheqja e tubimeve të BDI-së nga kryeministri Zoran Zaev, është dëshmi se Ali Ahmeti nuk vlen më as për simpatizantët e kësaj partie. Kështu ka deklaruar në intervistë për Televizionin SHENJA gazetari Naser Selmani. Ai thotë se gjatë kësaj kohe, kreu i BDI-së nuk kishte guxim, dije dhe as vullnet, për të përfaqësuar shqiptarët në Maqedoni. “Kjo është një largim apo ikje nga fushbeteja. Kjo flet për atë që Ali Ahmeti e ka humbur kredibilitetin tek votuesit shqiptarë dhe sigurisht që drejtuesit e PR-it në LSDM e dinë se ky njeri nuk u shërben si dordolec në këtë betejë elektorale…
Forumet e gruas të Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes BESA në Gostivar, mbajtën një takim disa ditë para rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale. Ata përcollën mesazhin se me dije dhe guxim vazhdojnë drejtë një jete më të mirë në Gostivar.
Kryetari i Lëvizjes BESA dhe njëherësh kandidat për kryetar të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i shoqëruar edhe nga kandidati i Aleancës për Shqiptarët, Adnan Neziri, ka vazhduar takimet me qytetarët e Tetovës. Ata sonte kanë takuar banorët e Xhepçishtit, ndërsa Kasami në faqen zyrtare në facebook ka shkruajtur: “Sonte, bashkëbiseduam me banorët e Xhepçishtit, ku cekëm se së bashku ne si Aleancë me BESË, do të fillojmë me punë e përkushtim, për të mirën e përgjithshme të Tetovës, menjëherë pas fitores së madhe më 29 Tetor. Me dije dhe guxim për një jetë të re”.
Koalicioni ‘Aleancë me BESË’ ka zhvilluar një ndeshje futbolli në komunën e Likovës, dhe me këtë ka përcjellë mesazhin për zhvillimin e sportit në këtë komunë. Nga ky koalicion njoftuan se: “Koalicioni Aleanca me Besë, sot në ora 18:00, ka zhvilluar një ndeshje futbolli në fushën e sportit “Rozafa sport”. Nga qendra e fushës, lojën e nisën, kandidati për kryetar të komunës së Likovës, Shaban Zendeli dhe kryetari i shtabit qendror, Bekim Afuzi.Për ta ndjekur këtë ndeshje interesimi ishte shumë i madh, ashtu siç ishte edhe për të qenë pjesë e lojës, andaj shumë prejt tyre u inkuadruan duke zëvendësuar…
Kryetari i Aleancës për shqiptarët dhe njëherësh kandidat për mandatin e dytë në Strugë, Ziadin Sela, ka vazhduar takimet me qytetarë në rrethinën e Strugës. Ai ka vizituar disa fshatra ndërsa në fund është ndalur në fshatin Oktis ku ka mbajtur takim me banorët e këtij fshati. Sela ka marrë mbështetje të parezervë edhe në Oktis.
23 October Gjykata Administrative ka hedhur poshtë 11 padi, 10 të VMRO-DPMNE-së dhe 1 të partisë TMRO të ngritura për vendimet e KSHZ-së për parregullsitë zgjedhore më 15 tetor. Vendimet për paditë tjera pritet të publikohen gjatë orëve në vijim e që gjithsej janë 28 të parashtruara nga ana e partive politike VMRO-DPMNE, TMRO, “Aleanca për shqiptarët” dhe “E Majta”. Këto padi erdhën si rezultat i vendimit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor i cili ditë më parë hodhi poshtë ankesat e partive në fjalë për parregullsi zgjedhore. Partia e cila ka parashtruar më shumë padi deri të Gjykata Administrative ka qenë…
Kryeministri, Zoran Zaev, tani po e promovon veten si lider edhe i BDI-së, kështu vlerëson opinionisti dhe publicisti, Latif Mustafa. Ai në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se Zaev gjithashtu po përpiqet që të formojë një ‘LSDM shqiptare’. Ja postimi i plotë i Mustafës në Facebook: “Zbarkimi Zoran Zaevit në fushatën elektorale të përbashkët me BDI-në, përpos presionit që bën mbi qytetarët përmes mantelit të kryeministrit dhe fuqisë së pushtetit qendror, pas fitores bindëse në Haraçinë dhe realizimit të parë të inxhinieringut të tij, tani ka filluar etapën e dytë të inxhinieringut. Etapa e dytë është promovimi i…

