Në Gjykatën në Selanik sot duhet të mbahet gjykimi i ish-shefit të Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujevskit dhe të punësuarit në DSK, Nikolla Boshkoskit. Flet arresti ndërkombëtar për dy emigrant u shpall me 26 qershor prej kur policia nuk mundi t’i gjejë dhe t’i burgos.
Paraburgimin e tyre Gjykata e Apelit e përcaktoi me 18-të qershor, por nuk janë dërguar menjëherë pas grilave sepse u është lënë hapësirë të ankohen ë Gjykatën Supreme, ndërsa në udhëzimin e Apelit thuhet se e drejta për ankesë e shtyn ekzekutimin e vendimit.
Ata të premten e kaluar janë nxjerrë para Gjykatës së Selanikut meqë janë zënë me identitet të dyfishtë ushëtimi, ndërkaq seanca gjyqësore u anulua me arsyen e mospasjes së përkthyesit maqedonas nga gjuha greke.
Grujoski është i akuzuar për vepra penale “shoqërim kriminel”, “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit” dhe “falsifikim të dokumenteve”, ndërsa Nikolla Boshkovski akuzohet për vepra penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “falsifikim të dokumenteve”.
Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, dy ish-shefa në MPB, u arrestuan nga ana a policisë greke në aeroportin në Selanik, më 18 tetor, të cilët gjatë tentimit me pasaporta të rreme bullgare kishin për destinacion Budapestin./Almakos

